×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Lavrov paralajmëron sanksione kundër zyrtarëve gjermanë e francezë

    FrontOnline
    12 Nëntor 2020

    Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, tha se Moska do të ndërmarrë veprime ndëshkuese kundër zyrtarëve gjermanë dhe francezë, në shenjë hakmarrjeje për sanksionimin e disa zyrtarëve rusë.

    Muajin e kaluar, Bashkimi Evropian dhe Mbretëria e Bashkuar u kanë ngrirë asetet dhe u kanë vënë ndalesa udhëtimi gjashtë zyrtarëve rusë, që besohet se janë përgjegjës për “tentim-vrasjen” e kritikut të Kremlinit, Aleksei Navalny.

    Navalny është sëmurë në një fluturim nga Siberia në Moskë më 20 gusht dhe ka kaluar gati tri javë në gjendje kome.

    Dy ditë më vonë, ai është transferuar në spitalin Charite të Berlinit, ku mjekët kanë gjetur gjurmë të agjentit nervor Noviçok në trupin e tij.

    Gjetjet e tyre janë konfirmuar në mënyrë të pavarur edhe nga Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike.

    “Meqenëse Gjermania ishte një lokomotivë e sanksioneve të Bashkimit Evropian, për shkak të rastit Navalny, dhe meqenëse sanksionet shënjestrojnë punonjësit kryesorë të zyrës presidenciale të Federatës Ruse, sanksionet tona do të jenë të barabarta”, tha Lavrov, duke shtuar se ato do të godasin punonjësit e administratave të udhëheqësve të Gjermanisë dhe Francës, shkruan REL.

    Lavrov po ashtu sugjeroi se Navalny mund të jetë helmuar me agjent nervor ose në klinikën Charite në Berlin, ose në bordin e avionit që e ka transportuar në Berlin.

    Navalny, i cili vazhdon të qëndrojë në Gjermani, e ka fajësuar presidentin rus, Vladimir Putin, për urdhërimin e sulmit me helm, ndërsa Kremlini ka mohuar çdo përfshirje.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni26 Korrik 2025
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka një të shtunë të bukur për të gjithë shqiptarët nën tingujt e këngën “Rrjedh në këngë...
    Bota/Rajoni25 Korrik 2025
    Gjykata më e lartë e Francës ka anuluar një urdhër arresti për ish-udhëheqësin sirian Bashar al-Assad, i akuzuar për bashkëfajësi në krime...
    Bota/Rajoni25 Korrik 2025
    Autoriteti Rrugor Shqiptar ka vendosur mbylljen e plotë të urës auto-hekurudhore të Milotit, me një gjatësi prej 788 metrash, pas konstatimit të...
    Të tjera
    Lajme26 Korrik 2025
    Në nderim të 14 vjetorit të rënies së Heroit Enver Zymeri dhe Ditës Memoriale të zyrtarëve policor të rënë në krye të...
    Lajme26 Korrik 2025
    Sot pritet të mbajë mot me diell dhe me vranësira të pakta. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vranësirat do të dendësohen dhe...
    Lajme26 Korrik 2025
    Sot, në ditën e fundit të afatit të caktuar nga Kushtetuesja, deputetët do të mblidhen nga ora 14:00, para se të nis...
    Bota/Rajoni25 Korrik 2025
    Gjykata më e lartë e Francës ka anuluar një urdhër arresti për ish-udhëheqësin sirian Bashar al-Assad, i akuzuar për bashkëfajësi në krime...
    Lajme25 Korrik 2025
    Hetuesit e IPK-së janë njoftuar sot në orët e mbrëmjes nga Policia e Kosovës për një aksident trafiku. Një zyrtar policor është...
    Lajme25 Korrik 2025
    Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka reaguar pas një përplasjeje që ka ndodhur sot në lokalin “Home” në Prishtinë. Ajo pretendon...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.