×
  • Lajme
  • Lajme

    Këshilltarja e Vjosa Osmanit: Vendimet e fundit të ZRrE-së të patolerueshme

    FrontOnline
    12 Nëntor 2020

    Zyra e Rregullatorit të Energjisë në mbledhjen e mbajtur sot ka marrë vendim që kompanisë KEKLOs t’i japë leje për prodhim të energjisë për 40 vjet me kushtin që ta ripërtërijë lejen mjedisore në kohëzgjatje brenda pesë viteve.

    Me tri vota për dhe një kundër ky propozim i ZRrE ka kaluar duke i dhënë lejen kompanisë KELKOS që të prodhojë rrymë me hidrocentralet Belaja dhe Deçani.

    E lidhur me këtë vendim të ZRre-së ka reaguar këshilltarja e u.d të Presidentës Vjosa Osmani, Learta Hollaj.

    Ajo ka thënë se ky vendim i ZRRE-së, është I patolerushëm, dhe se ky institution është duke operuar krye në veti.

     

    Tutje Hollaj, ka thënë se veprimet e fundit të Qeverisë së Kosovë dhe institucioneve përgjejgësë në këtë fushë janë dëshmi që ata nuk janë të gatshëm e as nuk kanë vullnet politik e moral për të respektuar asnjë nga këto parime e të drejta themelore.

    Postimi i plotë:

     

     

    • Është tërësisht e patolerueshme që ZRRE – institucioni që para më pak se një muaji i pezulloi të gjitha lejet për hidrocentrale të Kompanisë KELKOS në mungesë të lejës mjedisore, sot i jep po të njëjtës kompani leje për plot 40 vite për operim të dy hidrocentraleve në Bjeshkët e Deçanit, duke vulosur institucionalisht degradimin e plotë të një prej bukurive e pasurive më të çmueshme natyrore në vend.

     

    • Është tërësisht e patolerueshme që disa minuta para mbajtjes së mbledhjes së ZRRE-së, Ministri në krye të Ministrisë së Ekonomisë dhe Mjedisit, institucionit përgjegjës për lëshimin e lejes mjedisore të nevojitur për përmbushjen e kritereve për licecsim nga ZRRE, deklaron si në vijim: “me sa di une, jo (nuk i janë dhënë lejet mjedisore KELKOS-it)…deri tash s’i kanë plotësuar ende (kushtet)”

     

    • Është tërësisht e patolerueshme që Ministria e Ekonomisë dhe Mjedisit lëshon leje mjedisore kur kriteret për lëshimin e një leje të tillë janë të qarta dhe kompania KELKOS nuk e ka bërë rehabilitimin e duhur sipas kërkesave të ligjit për Leje Mjedisore dhe pamjet në terren e konfirmojnë këtë.

     

    • Është tërësisht e patolerueshme që ZRRE vazhdon të operoj krye në vete, duke lëshuar leje të përkohshme mjedisore njëvjeçare në kundërshti të plotë me ligjin e duke krijuar parakushte si dhe duke ia trasuar rrugën si institucioneve e po ashtu edhe kompanive për të “përbmushur” kushtet për sigurimin e lejeve të përhershme.

     

    • Është tërësisht e patolerushme që djë Kryeministri i vendit me krenari tregon për faktin që Kosova si pjesë e Samitit të Sofias ka nënshkruar deklaratën për Planin e Punës për Agjendën e Gjelbërt, gjersa mbase po të njëjtën ditë-dje, Ministria përgjegjëse në kuadër të kësaj qeverie, shtyn përpara projekte të cilat janë në kundërshti të plotë më objektivat e agjendës së gjelbërt evropiane e dëmtojnë në mënyrë të parikuperueshme mjedisin e dëmtojnë biodiverzitetin.

     

    Përfundimisht, mbrojtja e mjedisit nuk është çështje e deklaratave dhe poenave politike – mbrojtja e mjedisit është mbrojtje e integritetit institucional, respektim i kushtetutes e ligjeve të vendit, respektim i të drejtave të njeriut, mbrojtje e shëndetit publik dhe konfirmim i aspirateve serioze për integrim në BE.

     

    Veprimet e fundit të qeverisë së Kosovë dhe institucioneve përgjejgësë në këtë fushë janë dëshmi që ata nuk janë të gatshëm e as nuk kanë vullnet politik e moral për të respektuar asnjë nga këto parime e të drejta themelore.

    Nga Rubrika
    Lajme22 Korrik 2025
    Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të tentojnë për herë të 51-të, nesër në orën 11:00, të konstituojnë Kuvendin, pas disa përpjekjeve...
    Lajme22 Korrik 2025
    Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka reaguar pas vendimit të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, për t’iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese lidhur me...
    Lajme22 Korrik 2025
    Ish-kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka shprehur kritika të ashpra drejt kreut të Vetëvendosjes, Albin Kurtit, për qasjen e tij...
    Të tjera
    Lajme22 Korrik 2025
    Në konferencën për ecurinë e çështjes që po zhvillohet në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, trupi gjykues është njoftuar se...
    Lajme22 Korrik 2025
    Valon Murati, ish-kryetari i Lëvizjes për Bashkim, në “Rubikon” në Klan Kosova tha se nëse bashkohet Lugina me Kosovë, s’mund t’ua ndalojmë...
    Lajme22 Korrik 2025
    Albulena Balaj-Halimaj do të jetë kandidatja zyrtare e Nismës Socialdemokrate për postin e kryetares së Komunës së Prizrenit në zgjedhjet lokale të...
    Bota/Rajoni22 Korrik 2025
    Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan, ka dërguar paralajmërim të drejtpërdrejtë për Izraelin, duke thënë se Ankara do të ndërhyjë nëse...
    Lajme22 Korrik 2025
    24-vjeçari Shkodran Morina nga Malisheva kishte pësuar një aksident rrugor, duke u goditur në vijat e bardha të rrugës. Ai nuk ka...
    Lajme22 Korrik 2025
    Deputeti i PDK-së, Ferat Shala ka reaguar pas konferencës së presidentes Vjosa Osmani, e cila ka kërkuar nga Gjykata Kushtetuese një sqarim...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.