×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrihet marrëveshja për përdorimin e rrugëve që kalojnë në zonën e Manastirit të Deçanit

    FrontOnline
    12 Nëntor 2020

    Me ndërmjetësimin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti dhe me mbështetjen e Ambasadorit të Italisë, Nicola Orlando e të Komandantit të KFOR-it, Gjeneral Michele Risi, u arrit marrëveshja për projektimin, ndërtimin dhe përdorimin e rrugëve të cilat kalojnë nëpër Zonën e Veçantë të Mbrojtur të Manastirit të Deçanit.

    “Kjo marrëveshje është rezultat i diskutimeve disa mujore, por konstruktive dhe frytdhënëse, midis Komunës së Deçanit dhe përfaqësuesve të Kishës Ortodokse në Manastirin e Deçanit”, thuhet në njoftimin e kryemisnitrisë.

    Siç thuhet në njoftim, mekanizimi i përhershëm i implementimit dhe mbikëqyrjes (Këshilli i Implementimit dhe Mbikëqyrjes) mbështetur në Ligjin për Zonat e Veçanta të Mbrojtura (nr. 03/L-039) ka miratuar termet e kësaj Marrëveshjeje dhe kështu i është dhënë drita e gjelbër veprimeve të dakorduara për implementim.

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka qenë i përkushtuar qysh në fillim që të ndihmojë në gjetjen e zgjidhjes sa më të mirë dhe të pranueshme, e cila ndihmon lëvizjen e lirë të qytetarëve, si liri e garantuar, por edhe të respektojë dhe të mbrojë trashëgiminë religjioze dhe kulturore të asaj zone.

    Sipas kryeministrisë, me arritjen e kësaj marrëveshjeje, dëshmohet se Republika e Kosovës është vend i të barabartëve, liritë dhe të drejtat e të cilëve respektohen dhe mbrohen njësoj.

    Nga Rubrika
    Lajme11 Korrik 2025
    Forca e Sigurisë së Kosovës ka bërë të ditur se në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes është realizuar Kursi i Liderit Luftarak....
    Lajme11 Korrik 2025
    Ish-kryetari i Apelit, Hasan Shala thotë se vrasjet e pazbuluara i stimulojnë kriminelët të kryejnë krime. “Prandaj krimi sot është në nivel...
    Lajme11 Korrik 2025
    Në një ceremoni solemne të mbajtur të premten, është diplomuar gjenerata e 62-të e Policisë së Kosovës. Plot 279 kadetë kanë përmbyllur...
    Të tjera
    Lajme11 Korrik 2025
    Partia Demokratike e Kosovës do t’i hyjë garës në Suharekë me Dardan Berishën. Deputeti i PDK-së, Enver hoxha, tha se Berisha është...
    Lajme11 Korrik 2025
    Mendimi për motin – 11.07.2025 Të nxehtit pritet të rikthehet në fundjavë. Kryesisht me kthjellime e diell parashihet situata meteorologjike ditën e...
    Lajme11 Korrik 2025
    Bruksel, 11 korrik 2025 — Ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami, ka pritur sot në një takim kortezie Ambasadorin e Shteteve...
    Lajme11 Korrik 2025
    Leonard Ademaj, vëllai i së ndjerës Liridona Ademaj, ka folur lidhur me zhvillimet më të fundit në procesin gjyqësor ndaj Naim Murselit,...
    Sport11 Korrik 2025
    Përfaqësuesja e Kosovës në beach volley U20 ka arritur fitore të rëndësishme ndaj Greqisë 2, në kuadër të fazës së parë kualifikuese...
    Lajme11 Korrik 2025
    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, e zëvendëskryeministret, Donika Gërvalla dhe Emilja Rexhepi, kanë marrë pjesë në shënimin e 30-vjetorit të gjenocidit në...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.