×
  • Lajme
  • Lajme

    ​SBAShK-u mbështet Qeverinë: Mësimi duhet të vazhdojë në shkolla

    FrontOnline
    12 Nëntor 2020

    Rastet me COVID-19 janë rritur në mesin e mësimdhënësve dhe nxënësve. Por, pavarësisht kësaj, Qeveria e Kosovës ka vendosur që mësimi të vazhdojë në institucionet arsimore. E këtë vendim po e përkrahë edhe Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës.

    Kryetari i kësaj sindikate, Rrahman Jasharaj në një intervistë për KosovaPress, thotë se tashmë janë disa shkolla në nivel vendi që kanë plotësuar koeficientin prej 10 përqind të të prekurve me COVID-19 dhe të njëjtat janë duke vazhduar mësimin online.

    “Nuk merremi me shifra pasi që këtë detyrë e kanë task-forcat të nivelit të shkollave, pastaj nivelit komunal të cilat i raportojnë në baza ditore task-forcës në nivel të MASh-it. Por shifrat po tregojnë se ka një ngritje të prekjes, qoftë mes nxënësve, qoftë mësimdhënësve. Por janë këshillat gjegjësisht detyrimet që i ka dhënë IKShP-ja bashkë me manualin që e ka nxjerr MASh-i, është një koeficient që flet se kur mund të kalojnë një klasë apo paralele, një shkollë apo një komunë, në mësimin online dhe është ai 10%-shi i masës që nënkupton 10 përqindëshin e të prekurve në një paralele varësisht nga nxënësit, e kështu me radhë”, thotë ai.

    Megjithatë, Jasharaj thotë se shihet një përkushtim dhe vullnet i madh te mësimdhënësit që mësimi të vazhdojë në institucione arsimore, pasi mësimi online nuk është treguar i suksesshëm.

    “Kemi aty këtu situata të tilla, por ajo që gëzon është se për asnjë moment nuk është ndërprerë procesi mësimor. Aty ku janë paraqitur raste të tilla ka kaluar në procesin e mësimit online me kushtin që pas rikuperimit edhe nxënësit edhe mësimdhënësit të kthehen në shkollë. Ajo që po them dhe gëzon fakti është përkushtimi i mësimdhënësve dhe i punëtorëve të tjerë që institucionet arsimore që sa më gjatë e me përkushtim të qëndrohet në institucionet arsimore. Ngase versioni C edhe nga 13 marsi i vitit të kaluar është treguar si tepër i vështirë, qoftë në mungesë të mjeteve të teknologjisë që duhet për të realizuar përmes platformave, qoftë për faktin se një pjesë e familjeve në Kosovë nuk janë në gjendje t’i kenë këto pajisje, qoftë edhe një telefon të mençur”, thotë ai.

    I pari i SBAShK-ut përkrah edhe masat e reja të Qeverisë së Kosovës, por është kundër mbylljes totale. Megjithatë thotë se u takon institucioneve shëndetësore të vendosin edhe për formën e vazhdimit të procesit mësimor.

    “Masat që i ka marr Qeveria e Kosovës, janë institucionet që vendosin, por them që mbyllja totale nuk na çon askund. Jam i angazhuar bashkë me të gjithë kolegët e mijë kudo në Kosovë, që të mundohemi të vazhdojmë me procesin mësimor në shkolla. Mirëpo, jemi të vetëdijshëm se çdo situatë është duke e përcjell edhe IKSHPK-ja dhe ata janë të vetmit që kanë të drejtë të vendosin bashkë me Ministrinë e Shëndetësisë për çështjet që lidhen edhe me shkollat”, thotë ai.

    Jasharaj pohon se shumica e shkollave në nivel vendi janë duke e zhvilluar mësimin në bankat shkollore, teksa lutet që të mos kalohet në mësimin online, pasi do të hasin në vështirësi të mëdha, sidomos tani kur po afron edhe stina e dimrit.

    “Për momentin po them që shumica e shkollave është duke u zhvilluar mësimi në shkolla dhe urojmë që të gjithë bashkë që të mos vijmë në situata që të kalojmë në mësimin online sepse do të jetë tepër i vështirë, ngase ky mësim është dëshmuar vitin e kaluar që ka problemet e veta sidomos në Kosovë që ka probleme edhe ekonomike, e sidomos në stinën e dimrit ku një pjesë e madhe e familjeve tona nuk kanë shumë hapësirë te banimit dhe shpeshherë janë të orientuar që dimri të qëndrojnë në një dhomë’, pohoi ai.

    Por për të mos ardhur deri te kjo situatë, i pari i SBASHK-ut ka apeluar prindërit, nxënësit dhe mësimdhënësit që të respektojnë rekomandimet shëndetësore.

    “SBAShK-u apelon te prindërit, te nxënësit dhe te mësimdhënësit që ta shtojnë kujdesin edhe më shumë. Prindërit që sa më pak të jenë të grumbulluar në oborret e shkollave ngase janë faktorë që mund ta sjellin Covid-in në shkollë. I lus nxënësit që të jenë më të disiplinuar dhe të mos grupohen shumë por ta mbajnë distancën, ta mbajnë edhe maskën. E kolegët e mi i lus që të vazhdojnë me përkushtimin, por edhe me kujdesin e shtuar dhe të përcjellin a janë shkollat në vazhdimësi të siguruara me mjete dezinfektive dhe mjete të tjera mbrojtëse”, ka përfunduar Jasharaj.

    Pas rritjes së numrit të rasteve me koronavirus, ekzekutivi prezantoi masat e reja për parandalimin e përhapjes së COVID-19, të cilat priten të hyjnë në fuqi nga dita e premte në orën 19:00.

    Masa më të ashpra janë vendosur për komunat që janë në “zonën e kuqe” si Prishtinë, Podujevë, Pejë, Gjakovë, Gjilan, Ferizaj, ku aktiviteti ekonomik është lejuar të zhvillohet nga ora 05:00-19:00, pas kësaj ore do të mbyllet çdo aktivitet dhe do të ketë kufizim të lëvizjes së qytetarëve

    Nga Rubrika
    Lajme17 Korrik 2025
    Opinionisti Ilir Deda sonte në “Rubikon” në Klan Kosova foli në lidhje me deklaratën e sotme të presidentes Vjosa Osmani, duke thënë...
    Lajme17 Korrik 2025
    Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) bën të ditur se të premten, më 18.07.2025, do të kryhen punime të...
    Lajme17 Korrik 2025
    Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, tha se e vetmja formë se si do të mund të ndalohej lideri i LVV-së janë protestat....
    Të tjera
    Bota/Rajoni17 Korrik 2025
    Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka ironizuar me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti rreth vizitës së tij në...
    Bota/Rajoni17 Korrik 2025
    Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan e ka akuzuar të enjten Izraelin se është duke e përdorur pakicën e druzëve në Siri,...
    Lajme17 Korrik 2025
    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami i ka dalë në mbrojtje kolegut të grupit parlamentar  dhe ish-kryeministrit të Kosovës,...
    Bota/Rajoni17 Korrik 2025
    Plagosja e 2 personave në Sarandë, kush janë autorët e dyshuar, vëllezër me njëri tjetrin Detaje të reja kanë dalë nga gjuajtja...
    Lajme17 Korrik 2025
    Policia e Kosovës në bashkëpunim me Doganën kanë arritur të ndalojnë një furgon në Viti, në të cilin kishte produkte pa fatura...
    Bota/Rajoni17 Korrik 2025
    Kievi së shpejti do të marrë sisteme me rreze të gjatë veprimi, përfshirë edhe përmes iniciativave të prodhimit të përbashkët, tha kancelari...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.