×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Presidenti i Ukrainës shtrihet në spital pas infektimit me Coronavirus

    FrontOnline
    12 Nëntor 2020

    Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, është dërguar në spital pas infektimit me koronavirus para disa ditëve, bëri të ditur një zyrtare presidenciale të enjten.

    “Ai fillimisht shkoi në shtëpi, por vendosi të shkojë në spital që të izolohet në mënyrën e duhur dhe të mos e ekspozojë askënd (ndaj virusit)”, tha për agjencinë Reuters zëdhënësja presidenciale.

    “Atje ka kushte më të mira për pacientët. Asgjë serioze”, shtoi ajo, duke iu referuar shëndetit të presidentit ukrainas.

    Zelenskiy të hënën tha se ka dalë pozitiv në testin për koronavirus. Tre zyrtarë tjerë të lartë, përfshirë ministrin e Financave, ministrin e Mbrojtjes dhe ndihmësin kryesor të presidentit, raportohet se gjithashtu janë prekur nga virusi i ri.

    Ndryshe, numri i rasteve ditore të infeksioneve në Ukrainë filloi të rritej në fund të shtatorit dhe ka vazhduar të mbetet i lartë në tetor dhe deri më tani në nëntor, duke e nxitur qeverinë që ta zgjasë afatin e disa masave kufizuese deri në fund të vitit.

    Deri të enjten, Ukraina ka regjistruar mbi 500.000 persona të infektuar me koronavirus, ndërsa 9.145 kanë vdekur.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni15 Korrik 2025
    Një kapsulë SpaceX që mbante astronautë nga India, Polonia, Hungaria dhe Shtetet e Bashkuara ka zbarkuar në Kaliforni, duke përfunduar Misionin 20-ditor...
    Bota/Rajoni15 Korrik 2025
    Presidenti rus, Vladimir Putin ka hedhur poshtë ultimatumin 50-ditor të presidentit amerikan, Donald Trumpit dhe kërcënimet me tarifa, duke sinjalizuar se Rusia...
    Bota/Rajoni15 Korrik 2025
    Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, ka kërkuar nga Bashkimi Evropian të përshpejtojë procesin e anëtarësimit të Ballkanit në bllok. Këtë kërkesë, Meloni...
    Të tjera
    Lajme15 Korrik 2025
    Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka dhënë një mesazh të qartë për klasën politike kosovare, duke thënë se përgjegjësia për...
    Lajme15 Korrik 2025
    Komuna e Mitrovicës së Jugut ka ndarë këtë vit bursa për 300 studentë mitrovicas, duke e rritur mbështetjen financiare për ta me...
    Lajme15 Korrik 2025
    “Shkelës recidivistë të Kushtetutës dhe ligjeve”. Kështu i cilësoi Ish-Kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani, Albin Kurtit dhe nënën “ministrat” e tij deputetë,...
    Bota/Rajoni15 Korrik 2025
    Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, ka kërkuar nga Bashkimi Evropian të përshpejtojë procesin e anëtarësimit të Ballkanit në bllok. Këtë kërkesë, Meloni...
    Lajme15 Korrik 2025
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Supreme, e cila ka konstatuar se ushtrimi...
    Lajme15 Korrik 2025
    Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar ashpër ndaj ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati, pas vendimit të fundit të Gjykatës...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.