×
  • Lajme
  • Lajme

    BE: Kosova duhet ta kuptojë se dialogu nuk ka alternativë

    FrontOnline
    11 Nëntor 2020

    Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë nuk ka alternativë dhe Prishtina dhe Beogradi duhet të jenë të gatshme për vazhdimin e tij dhe arritjen e kompromisit, ka thënë për Radion Evropa e Lirë, zëdhënësi për Çështje të Jashtme i Bashkimit Evropian, Peter Stano, kur u pyet për të komentuar disa qëndrime në Kosovë, përmes së cilave kërkohet pezullimi i dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian në Bruksel.

    “Ne jemi të bindur se, për të përmbushur aspiratat e qytetarëve të Kosovës për të ardhme evropiane, Kosova duhet ta kuptojë dhe pranojë se nuk ka alternativë përveç dialogut”, tha Stano.

    Sipas tij, “BE-ja vlerëson vizionin e qartë të kryeministrit, Avdullah Hoti, për këtë dhe gatishmërinë e tij për të bërë zgjedhjen e vështirë, duke dëshmuar konsistencë dhe pjekuri, posaçërisht në këto kohë sfiduese”.

    “Shoqëria e Kosovës është mjaft e pjekur për të kuptuar se dialogu nuk mund të përdoret për argumente afatshkurtëra politike. Perspektiva evropiane e Kosovës është reale. Por, përmbushja është në duart e qytetarëve të Kosovës dhe liderëve të tyre të zgjedhur. BE-ja mbetet e gatshme tu ofroj çfarëdo ndihme. Lehtësimi i dialogut është një aspekt i kësaj ndihme”, ka thënë zëdhënësi i BE-së.

    Gjatë këtij viti dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ka rifilluar në Bruksel, mirëpo palët nuk kanë arritur ndonjë përafrim.

    Serbia kërkon formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, ndërsa Kosova insiston në një marrëveshje të përgjithshme, në të cilën do të përfshihej edhe njohja e ndërsjellë.

    Pas shpalljes së aktakuzave nga Dhomat e Specializuara për ish-presidentin, Hashim Thaçi, ish-kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi dhe ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, në Kosovë disa përfaqësues institucionalë dhe liderë politikë kanë kërkuar ndërprerjen e dialogun me Serbinë.

    Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani ka thënë për transmetuesin publik gjerman, Deutsche Welle (DW) se nuk është momenti të vazhdohet dialogu. Ndërsa, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, që është pjesë e koalicionit qeveritar, ka kërkuar pezullimin e tij.

    Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, më 10 nëntor, kryeministri Avdullah Hoti, kundërshtoi ashpër thirrjet për ndërprerjen e dialogut me Serbinë.

    “Janë dy zgjidhje: ose mund të mbajmë vendin e izoluar edhe të ankohemi në Prishtinë me deklarata për shtyp, në konferenca për shtyp, ose shkojmë në Bruksel dhe ulemi në tavolinë të dialogut dhe mbrojmë interesat shtetërore të Kosovës. Unë kam zgjedhur ketë të dytën”, ka thënë Hoti.

    Ai shtoi se zhvillimet që lidhen me Dhomat e Specializuar duhet të lihen anash dhe të mos lidhen me proceset e tjera.

    Ndërkohë nga Brukseli, zëdhënësi Stano, ka thënë se Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell dhe i Dërguari i Posaçëm i BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak mbeten të përkushtuar të vazhdojnë të lehtësojnë dialogun në mënyrë që të arrihet “marrëveshja gjithëpërfshirëse”, pasi “ata janë sinqerisht dhe thellësisht të bindur se ky është opsioni më i mirë dhe i vetëm për Kosovën”.

    Nga Rubrika
    Lajme15 Korrik 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se periudha për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës për votim me postë në zgjedhjet lokale për...
    Lajme15 Korrik 2025
    Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “Vrasje në tentativë”, lidhur me një incident të ndodhur më...
    Lajme15 Korrik 2025
    Mot kryesisht me diell parashihet ditën e mërkurë. Pasdite përreth zonave malore zhvillohen vransira të pakta lokale, por nuk paraqiten kushte për...
    Të tjera
    Lajme15 Korrik 2025
    Sot u bë e ditur se Gjykata Supreme e ka shfuqizuar udhëzimin administrativ të nënshkruar nga ministri në detyrë i Financave, Hekuran...
    Lajme15 Korrik 2025
    Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Supreme, duke thënë se ministri në detyrë Hekuran Murati ka vepruar...
    Lajme15 Korrik 2025
    Nënkryetari i OVL-UÇK-së, Gazmend Syla, në një intervistë  ka folur për procesin e gjykimit në Hagë dhe për deklarimet që janë bërë...
    Lajme15 Korrik 2025
    Lidhja Demokratike e Kosovës, ka reaguar lidhur me vendimin e Gjykatës Supreme pasi që kjo e fundit e ka shfuqizuar udhëzimin administrativ...
    Lajme15 Korrik 2025
    Ballkani Perëndimor është tani një nga zonat më të ndjeshme në Evropë. Një fuçi baruti ndëretnike që nuk është qetësuar kurrë, rajoni...
    Lajme15 Korrik 2025
    Komandanti i Misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, Gjeneral Major Enrico Barduani, priti në Shtabin e KFOR-it në Kampin Film City,...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.