×
  • Front TV
  • Front TV

    Ekspertët: Kufizimi i orarit ishte kompromis për mosmbyllje të bizneseve

    FrontOnline
    11 Nëntor 2020

    Punën krejt nuk ua ndalojë.

    Gastronomisë, kryeministri Avdullah Hoti, të martën orarin ua shkurtoi.

    Megjithatë, jo të gjithëve, njëjtë.

    Restorantet dhe kafeteritë që operojnë në zonën e gjelbër ku përfshihen komunat me fare pak raste të reja me Coronavirus u është lejuar puna deri në orën 20:00.

    Atyre që veprojnënë komunat me ngjyrë të portokalltë, ku rreziku i infektimit është mesatar, deri në orën 18:00.

    E bizneset e kësaj natyre që veprimtarinë e tyre e ushtrojnë në komunat e shënjuara me të kuqe, ku rreziku i infektimit është maksimal, deri në ora 19:00.

    Me këto kufizime po pajtohen ata që përfaqësojnë bizneset.

    “Agjencia Kosovare e Bizneseve i vlerëson dhe i mbështet masat proprcionale varësisht nga situata e krijuar nga pandemia në Kosovë”, thuhet në njoftimin e tyre.

    Të pranueshme këto masa po u duken edhe ekspertëve të ekonomisë, kur marrin përbazë evitimin e më të keqes, mbylljes totale.

    “Shihet një dritë për të mos thënë e gjelbër, por portokalli, në krahasim me dritën e kuqe që u paralajmëru të mbylljes totale te vendit. Vlerësohen si masa pozitive si dhe një lloj baraspeshe me kërkesat e sektori privat që ishin para mbylljes”,u shpreh Bardh Ahmeti për Front Online.

    “Sot ka qenë një kompromis që sado kudo që ështëivështirë për bizneset, është mëimirë se mbyllja”, u shpreh SafetGërxhaliu për Front Online..

    Vendimet  Qeveria i mori në ditën kur në Kuvend shkaku i mungesës së kuorumit, dështoi të mbahet seanca ku do të hidhej për votim në lexim të dytë Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike.

    Krejt këto probleme janë manifestuar për të keq edhe një aspekt tjetër.

    Të dhënat e Fondit Ndërkombëtar thonë se GDP-ja e Kosovës deri në tetor ka shënuar rënie prej 7.5%.

    “ Vetë fakti që kemi t’kurrje të të hyrave në Dogana dhe ATK është hapi i parë, kemi dërgesa nga diaspora, por nuk kemi rritje dhe shpenzime tëkërkesësagregate nga diaspora që vjen në Kosovë, krejt kjo ka ndikuar të mos kemi investime të huaja”, u shpreh Gërxhaliu për Front Online.

    Këto probleme ekonomike sipas analistëve ekonomikë do të mund të zgjidheshin me rritjen e borxhit publik.

     

    https://www.youtube.com/watch?v=lH9k5ieexxE&t=1s

    Nga Rubrika
    Front TV11 Qershor 2025
    Presidentja Vjosa Osmani ka mbajtur fjalimin në ceremoninë zyrtare të Ditës së Kosovës në EXPO 2025, në Osaka, Japoni. Në fjalimin e...
    Front TV04 Qershor 2025
    Gjatë një vizite zyrtare në Gjilan, ku mori pjesë në mbledhjen e Kryesisë së Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE, Kryeministri në detyrë, Albin...
    Front TV28 Maj 2025
    Presidentja Vjosa Osmani ka bërë të ditur se ka ardhë sot nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në një postim në Facebook,...
    Të tjera
    Lajme16 Korrik 2025
    Nesër me 17 korrik do të vazhdojë seanca konstituive e Kuvendit. Kjo do të jetë përpjekja e 48-të për konstituimit të Kuvendit,...
    Lajme16 Korrik 2025
    Policia e Kosovës e ka konfirmuar që një ndërtesë në Prishtinë pranë Parkut të Qytetit është përfshirë nga zjarri. Lajmin për FrontOnline,...
    Lajme16 Korrik 2025
    Është përfshirë nga zjarri një ndërtesë banimi në lagjen e Muhaxherëve në Prishtinë. Front Online ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes,...
    Lajme16 Korrik 2025
    Front Online ditë më parë ka njoftuar për qindra tendere të fituara nga kompania Meditech. Sipas hulmtimit të Front Online, kompania farmaceutike"Meditech",...
    Lajme16 Korrik 2025
    Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci thotë se nuk kandidon i pavarur në zgjedhjet lokale dhe se është pjesë e PDK’së. Lladrovci në...
    Lajme16 Korrik 2025
    Policia e Kosovës ka konfirmuar se zjarri i mbrëmshëm që përfshiu dy depo në zonën industriale të Lipjanit po hetohet si rast...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.