×
  • Lajme
  • Lajme

    VV refuzon thirrjen e PDK-së për mospjesëmarrje në punimet e kuvendit

    FrontOnline
    11 Nëntor 2020

    Partia më e madhe opozitare në Kosovë, Lëvizja Vetëvendosje, e cilëson “të pasinqertë dhe të pakuptimtë” thirrjen e partisë tjetër opozitare, Partisë Demokratike të Kosovës, që ato të mos marrin pjesë për një javë në punimet e kuvendit, për shkak të zhvillimeve të fundit.

    Ableard Tahiri, deputet i PDK-së, i bëri thirrje sot VV-së dhe partisë, Nisma Socialdemokrate, që janë prekur nga vala e arrestimeve nga Dhomat e Specializuara në Hagë, për një javë “reflektim dhe sensibilizim për zhvillimet e fundit”.

    Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e VV-së, Arbërie Nagavci, i tha Radios Evropa e Lirë se një situatë e tillë është pritur prek kur vetë PDK-ja me aleatët e saj, votuan pro themelimit të Gjykatës Speciale.

    “Për më tepër, është e pakuptimtë që të pritet që brenda një jave të arrihet një sensibilizim apo reflektim, siç e kanë shprehur. Në këtë situatë, është e dukshme që as qeveria nuk i ka numrat”, tha Nagavci, duke përmendur dështimin e seancës të së mërkurës për shkak të mungesës së kuorumit, në të cilën megjithatë të pranishëm aty ishin edhe deputetët e VV-së.

    “Kështu që jemi në një situatë shumë paradoksale, ku PDK-ja po kërkon që të mos ketë takime në kuvend për një javë, në anën tjetër, shumica nuk po arrijnë të kenë votat dhe gjëja më e mirë që duhet të bëhet në këto momente është që të bëhet legjitimimi i institucioneve, të shkojmë në zgjedhje të reja dhe të krijojmë institucione kredibile”, ka thënë mes tjerash ajo.

    Zyrtarët e Nismës Socialdemokrate nuk i janë përgjigjur pyetjes së Radios Evropa e Lirë nëse do të marrin apo jo pjesë në seancat e kuvendit gjatë kësaj jave.

    Më herët gjatë ditës, grupi parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka konfirmuar se do të marrë pjesë në seancën ku do të votohej në lexim të dytë Projektligji për rimëkëmbje ekonomike.

    Ndërkaq shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, në një konferencë për media, ka kritikuar partneren e koalicionit, Listën Serbe, për mospjesëmarrje në seancën e 11 nëntorit.

    Në valën e fundit të arrestimeve nga Dhomat e Specializuara në Hagë, pos ish-presidentit Hashim Thaçi, nën akuzat për krime lufte, janë arrestuar edhe kreu i PDK-së, Kadri Veseli, shefi i grupit parlamentar të VV-së Rexhep Selimi dhe njëri nga themeluesit e Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi.

    Nga Rubrika
    Lajme16 Korrik 2025
    Ka nisur seanca gjyqësore në Gjykatën Speciale në Hagë, ku pritet të bëhet i ditur vendimi lidhur me mocionin e ekipeve mbrojtëse...
    Lajme16 Korrik 2025
    Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka lavdëruar aktgjykimin e djeshëm të Gjykatës Supreme, i cili konstatoi se nxjerrja...
    Lajme16 Korrik 2025
    Më 26 qershor të 2025-tes, Gjykata Kushtetuese shpalli aktgjykimin i cili lidhet me procesin e papërfunduar të konstituimit të Kuvendit të Kosovës....
    Të tjera
    Sport16 Korrik 2025
    Bayern Munich ka shfaqur interes serioz për transferimin e sulmuesit brazilian të Real Madridit, Rodrygo Goes, dhe është i gatshëm të ofrojë...
    Lajme16 Korrik 2025
    Pacientët me kancer po detyrohen ta sigurojnë vetë terapinë, pasi në Klinikën e Onkologjisë mungon një pjesë e ilaçeve të nevojshme. Ata...
    Lajme16 Korrik 2025
    Yllka Hoti, e cila vdiq pas një aksidenti në Gjermani, do të varroset sot në fshatin Hoçë e vogël e Rahovecit. Ceremonia...
    Lajme16 Korrik 2025
    Asociacioni i Komunave të Kosovës, ka reaguar ndaj bllokimit të xhirollogarive bankare të disa komunave, përfshirë Lipjanin,  Ferizajn, Vushtrrinë e Drenasin që...
    Lajme16 Korrik 2025
    “Heshtja që vret, klithma e vërtetë e luftës” në ditën e dytë të serive po vazhdon transmetimin e një rrëfimi ekskluziv se...
    Lajme16 Korrik 2025
    Vendimin e djeshëm të Gjykatës Supreme, LDK-ja sot do ta dorëzojë në Prokurorinë Speciale të Kosovës. Ky vendim do të dorëzohet nga...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.