×
  • Lajme
  • Lajme

    Shërbimet shëndetësore në shtëpi, a kanë staf të mjaftueshëm komunat?

    FrontOnline
    11 Nëntor 2020

    Disa prej komunave të Kosovës janë duke arritur që t’i mbulojnë shërbimet shëndetësore nëpër shtëpitë e personave me sëmundje kronikë.

    Një vendim i qeverisë, i cili udhëzon komunat në Kosovës që të realizojnë shërbimet shëndetësore shtëpiakë për të sëmurët kronik, duket se po realizohet nga disa komuna.

    Edhe pse një nder komunat me të mëdha të Kosovës, me 95 fshatra, në komunën e Pejës thonë, se janë duke kryer me sukses shërbimet shëndetësore në shtëpitë e personave me sëmundje kronike

    Drejtori i Shëndetësisë, Petrit Loci, ka thënë për lajmi.net se ekipa për shërbime shëndetësore shtëpiake funksionin që nga fillimi i pandemisë dhe është duke shkuar mirë.

    “Faktikisht ne e kemi ekipen mobile që funksionon që nga fillimi i pandemisë dhe është duke i trajtuar rastet shtëpiake. Është duke shkuar shumë mirë, nuk kemi ndonjë problem. Është e mjaftueshme edhe pse kemi problemin e logjistikës por jemi duke punuar për të rregulluar, ndërsa personelin e kemi stabil”, ka thënë Loci.

    Ndërsa në komunën e Vushtrrisë thonë se janë ndër komunat që kanë ofruar numër rekord të shërbimeve shëndetësore në shtëpi për të sëmurët kronik.

    Sylejman Meholli, Drejtor i Shëndetësisë në këtë komunë thotë për lajmi.net se kanë ofruar shërbime falas nëpër shtëpitë e të sëmurëve kronik. Ai thotë se për këtë janë të angazhuar 10 doktor dhe 12 infermier.

    “Mund t’ju them se komuna e Vushtrrisë, deri në këto momente kur po flasim, është komuna që në raport me mesataren e numrit të banorëve, ka ofruar numër rekord të shërbimeve shëndetësore për të sëmurët kronik në shtëpi. Pra ju kemi shkuar me mjek, me infermier, me terapi gjithçka falas. Falë projektit që e kemi me organizatën “Islamic Relief”. Janë të angazhuar 10 doktor dhe 12 infermier. Deri më tani kemi ofruar mbi 30 mijë shërbime shëndetësorë. Përmbi 30 pacientëve ju kemi shkuar në shtëpi, deri me tani. Tash e kemi një sfidë të re, sepse një pjesë e mjekëve do të vazhdojnë specializimin. Është një pjesë e konsiderueshme dhe deri në zëvendësimin e tyre do të jetë sigurisht një periudhë sfiduese. Mirëpo deri me tani me kompetenca, prapë po them nuk ka komunë që ka ofruar më shumë shërbime për të sëmuret kronik, më shumë së sa komuna e Vushtrrisë”, ka thënë Meholli.

    Edhe në komunën e Prizrenit thonë se janë duke ofruar shërbime shëndetësore nëpër shtëpitë e pacienteve më sëmundje kronike.

    Drejtoresha e Shëndetësisë në këtë komunë, Narxhize Hoxhaj ka thënë për lajmi.net se në të gjithë regjionin e Prizrenit arrijnë që t’i kryejnë këto shërbime.

    Ajo thotë se çdo herë ka nevojë për staf shtesë, mirëpo thotë se po ia dalin.

    “E kemi ekipen e mjekësisë familjare, ata i kryejnë të gjitha shërbimet pa marrë parasysh, vetëm nëse nuk lajmërohen. Në të gjithë regjionin e Prizrenit i kryejnë të gjitha shërbimet. Në çdo cep i vizitojmë, vetëm nëse nuk na thirrin. Po ashtu kem i shërbime edhe për personat që nuk ka kush të kujdeset për ta. Gjithmonë kemi nevojë për staf, por po gjendemi”, ka thënë Hoxhaj.

    Nga Rubrika
    Lajme12 Korrik 2025
    Një i mitur është zhdukur në fshatin Arllat të Gllogocit. Policia e Kosovës në raportin 24 orësh njofton se zhdukjen e ka...
    Lajme12 Korrik 2025
    Një foshnje 9-muajshe ka vdekur të premten në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Sipas policisë, foshnja më 29 qershor ishte dërguar në...
    Lajme12 Korrik 2025
    Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS) është realizuar Kursi i Liderit Luftarak gjenerata 22-2025, njofton ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup...
    Të tjera
    Bota/Rajoni11 Korrik 2025
    Presidenti amerikan Donald Trump sapo ka përditësuar bilancin tragjik në Teksas, duke thënë se kanë humbur jetën 135 persona. Kjo është rreth...
    Lajme11 Korrik 2025
    Këtë vikend do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se të shtunën...
    Bota/Rajoni11 Korrik 2025
    Popullsia e Bashkimit Evropian ka arritur në një rekord prej 450.4 milionë banorësh në vitin 2024, të nxitur kryesisht nga migracioni, sipas...
    Lajme11 Korrik 2025
    Pesë emigrantë të paligjshëm janë zbuluar sot pasdite në një kamion me targa vendore në Terminalin Doganor në Ferizaj. Sipas Policisë së...
    Lajme11 Korrik 2025
    Rreth orës 21:00 të mbrëmjes së sotme, banorët e lagjes "Soziu" në Prizren kanë njoftuar zjarrfikësit dhe policinë për një zjarr në...
    Lajme11 Korrik 2025
    Forca e Sigurisë së Kosovës ka bërë të ditur se në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes është realizuar Kursi i Liderit Luftarak....
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.