×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Edhe pse u denua nga gjykata për krime lufte, akoma pjesë e ushtrisë së Serbisë

    FrontOnline
    11 Nëntor 2020

    Ministria e Mbrojtjes e Serbisë ka njoftuar të mërkurën, më 11 nëntor, se nënoficerit Rajko Kozllina, i dënuar për krime lufte në Kosovë, i është ndërprerë shërbimi ushtarak profesional më 16 mars 2020, për shkak të humbjes së gradës, pa të drejtë për pension, thuhet në një përgjigje të kësaj ministrie për agjencinë Beta.

    Me këtë, është konfirmuar informacioni, të cilin Radio Evropa e Lirë e mori nga Gjykata e Lartë, më 7 nëntor të këtij viti, se Kozllina ishte anëtar aktiv i Ushtrisë së Serbisë edhe pas shpalljes së vendimit gjyqësor.

    Paraprakisht, më 11 nëntor, Nisma Rinore për të Drejtat e Njeriut (YIHR), duke iu referuar raportit të Radios Evropa e Lirë, i bëri thirrje Ministrisë së Mbrojtjes që sa më shpejt që është e mundur të bëjë publik statusin e punës së Rajko Kozllinës në Ushtrinë e Serbisë dhe nëse ai vazhdon ta ketë gradën e nënoficerit, t’ia heqë atë urgjentisht.

    Kjo organizatë ka kërkuar nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Ministria e Drejtësisë që të përcaktonin përgjegjësinë për arratisjen e kriminelit të dënuar të luftës, për të cilin Gjykata e Lartë ka shpallur urdhër-arrest.

    “Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Brendshme dhe Ministria e Drejtësisë janë të obliguara që të hedhin dritë mbi rrethanat, në të cilat Kozllina mbeti i punësuar në Ushtrinë e Serbisë, gjegjësisht, për atë se pse nuk po vuan dënimin me burg”, thuhet në deklaratë.

    Në këtë deklaratë, YIHR ka shtuar se i dënuari e ka vendin në burg dhe jo në institucionet, të cilat janë përgjegjëse për ndëshkimin e autorëve, si dhe të shprehin respekt për viktimat e krimeve të luftës.

    Kozlina u dënua me 15 vjet burgim nga gjykata, në prill të vitit 2019, për vrasjen e 15 dhe plagosjen e dy civilëve shqiptarë në Tërnje të Suharekës, në vitin 1999. Ai u dënua për shkak se urdhëroi grupin e ushtarëve që ai drejtonte, si dhe bashkë me ta edhe ai vetë, ta kryenin këtë krim.

    Pasi që ai nuk u paraqit në burg për vuajtjen e dënimit, Gjykata e Parë Themelore në Beograd, më 9 shtator të këtij viti, lëshoi një urdhër-arrest për Kozllinën, ndërkaq Rrjeti Ballkanik për Hulumtim (BIRN) njoftoi se ai kishte ikur nga vendi./rel

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni17 Korrik 2025
    Një 16-vjeçar shkaktoi panik të hënën pasdite në fluturimin e Spirit Airlines (nr. 1332), që po nisej nga Fort Lauderdale për në Kansas...
    Bota/Rajoni17 Korrik 2025
    Mbi 150 shtetas shqiptarë kanë nisur procedurat në zbatim të marrëveshjes për njohjen e sigurimeve shoqërore me shtetin italian, e cila ka...
    Bota/Rajoni17 Korrik 2025
    Britania dhe Gjermania nënshkruan të enjten një traktat të rëndësishëm mbrojtjeje, një provë e mëtejshme se si udhëheqësit evropianë po bashkohen për...
    Të tjera
    Lajme17 Korrik 2025
    Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Skender Hyseni, i ka reaguar presidentes Vjosa Osmani, pasi që kjo e fundit e ka cilësuar Avdullah...
    Bota/Rajoni17 Korrik 2025
    Një 16-vjeçar shkaktoi panik në avionin e kompanisë “Spirit Airlines” pasi bëri një shaka të papërshtatshme duke thënë se kishte bombë, ndërsa...
    Lajme17 Korrik 2025
    Kompania e afërt me dostat e zv.ministrit Hysen Durmishi është një hap larg marrjes së tenderit për punimet në një segment rrugor...
    Lajme17 Korrik 2025
    Sekretarja e Përgjithshme dhe deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, i ka reaguar kryeministrin në detyrë Albin Kurti, për vizitën e këtij të...
    Sport17 Korrik 2025
    Objektivat janë vërtet të larta. Rubin Kazan e ka provuar edhe më parë ta fitojë titullin në Rusi, me kulmet në vitet...
    Sport17 Korrik 2025
    Futbolli mund të përballet me ndryshime të mëdha në rregullat e lojës përpara Kupës së Botës 2026, në një vendim që po...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.