×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    ​COVID shtoi vetëvrasjet në gjithë botën – fenomeni prek edhe mjekët

    FrontOnline
    11 Nëntor 2020

    Pandemia e COVID rëndom në gjithë botën po shoqërohet me fenomenin e vetëvrasjeve.

    Mediat italianë publikojnë se që nga muaji mars në gjithë vendin janë regjistruar 71 raste kur të prekur nga COVID i kanë dhënë fund jetës duke u vetëvrarë. Fenomeni ka prekur edhe mjekët të cilët dinë se si të sillen me sëmundje, por mjeku i klubit francez të futbollit Reims, i dha fund jetës në prill pasi u zbulua se ishte infektuar.

    Në një studim të publikuar në Gazetën Britanike të Psikiatrisë tregohet se mendimet vetëvrasëse u rritën te të rinjtë në Mbretërinë e Bashkuar gjatë periudhës mars-maj.

    Studimi zbuloi se përqindja e të anketuarve që raportuan se të paktën një ditë në javën e kaluar ata kishin dashur t’i jepnin fund jetës së tyre u rrit nga 8.2% në 9.2% dhe më pas në 9.8%, në tre valët e studimit.

    Faktet në Britani treguan se fenomeni është shtuar kur u raportua se një infermiere e re vrau veten gjatë turnit të saj në një spital britanik. Pak ditë më vonë edhe një pacient 37-vjeçar britanik i shtruar prej 5 ditëve në spital, vrau veten. Tre mjekë rus janë vetëvrarë duke u hedhur nga dritarja e spitalit pasi rezultuan pozitiv me COVID-19, si pasojë e stresit emocional dhe frikës nga pasojat e infektimit.

    Numri i vetëvrasjeve në Japoni është rritur në tetor për muajin e katërt rresht. Ky është numri më i lartë i 5 vjetëve të fundit.

    Nga të dhënat paraprake numri i vetëvrasjeve në tetor ishte 2153 ose 300 më shumë se muaji paraardhës.

    Ndër shkaqet kryesore mendohet të jenë pasojat e krijuara nga pandemia e COVID-19.

    Masat e marra nga qeveria turke në pengimin e përhapjes së pandemisë kanë dhënë efekte negative ne ekonomi. Pothuajse 100 muzikantë kanë kryer vetëvrasje që nga fillimi i pandemisë në Turqi. Ndërsa në Ukrainë ka pasur 4 raste vetëvrasjesh ne spitale./Tch

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni15 Korrik 2025
    Sëmundjet jotransmetuese janë shkaku kryesor i vdekjeve të parakohshme në botë, sipas një raporti të fundit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH)....
    Bota/Rajoni15 Korrik 2025
    Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Gjermani, ku një vajzë 21-vjeçare nga Kosova ka ndërruar jetë pas një vetaksidenti të rëndë në...
    Bota/Rajoni15 Korrik 2025
    Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar pas raportimeve të Financial Times e cila përmendte burime në kushte anonimati ku Trump pyeste Zelenskyn...
    Të tjera
    Lajme15 Korrik 2025
    Agjencia e Kosovës për Akreditim është bërë sërish pjesë e Regjistrit Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (EQAR), si...
    Lajme15 Korrik 2025
    Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri në emisionin Rubikon të Klan Kosovës, tha se kuvendi ka dështuar për të 47-ën...
    Lajme15 Korrik 2025
    Pacientët me kancer po detyrohen ta sigurojnë vetë terapinë, pasi në Klinikën e Onkologjisë mungon një pjesë e ilaçeve të nevojshme. Ata...
    Lajme15 Korrik 2025
    Analisti Imer Mushkolaj ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Supreme , duke thënë se Gjykata nuk po e pengon digjitalizimin e biznesve...
    Sport15 Korrik 2025
    Një kalim i Armando Brojës në kampionatin gjerman nuk do të ishte surprizë, pasi futbollisti shqiptar preferohet së tepërmi atje. Më herët...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.