×
  • Lajme
  • Lajme

    Shpend Ahmeti përsëri argumenton kundër masave të Hotit

    FrontOnline
    11 Nëntor 2020

    Kryetari i Komunës së Prishtinës nuk po ndalet së kundërshtuari masat e reja anti-Covid të prezantuara sot nga Kryeministri Avdullah Hoti, raporton Express

    Ahmeti ka shkruar në Facebook se Qeveria nuk po përdor kriteret e duhura për futjen në zonë të kuqe të komunave.

    “Në qoftë se një numër tepër i madh i të infektuarve janë zyrtar publik që punojnë në institucione publike, si ndihmon ora policore prej orës 19:00? Sipas kritereve të qeverisë, në qoftë se Komuna i ndërpren testimet dhe ndalon laboratoret private në Prishtinë, atëherë për pesë ditë do të jemi në zonën e gjelbër sepse nuk do të kemi raste pozitive”, ka shkruar kreu i Prishtinës.

    Ahmeti thotë se rastet pozitive si përqindje janë të njëjta në krejt Kosovën.

    “Qeveria po e merr për bazë 201,000 banorë në Prishtinë, a ka plotë njerëz në lista të IKSHP që banojnë në Prishtinë por nuk janë të regjistruar në Prishtinë. (Vetëm nga numri i nxënësve Prishtina i ka 320 – 350 mijë banorë). Kjo është me rëndësi sepse si kriter po e marrin numrin e të infektuarve për 100,000 banorë. Rastet pozitive si përqindje e testimeve janë të njëjta në krejt Kosovën. Ky është kriteri që duhet të përdoret”, ka shkruar Ahmeti.

    Kryeministri Avdullah Hoti sot ka prezantuar masat e reja anti-Covid të cilat pritet të miratohen nga Qeveria.

    Në komunat me rrezik të lartë, apo në zonë të kuqe Hoti ka bërë të ditur se do të ndalohen aktivitetet ekonomike pas orës 19:00.

    “Në zonë të kuqe janë shtatë komuna, Prishtina, Podujeva, Gjakova, Gjilani, Ferizaj, Fushë Kosova, Obiliqi dhe Shtimja. I kemi marrë dy veprime, e lejojmë aktivitetin ekonomik të zhvillohet deri në orën 19:00 me specifikat e manualit për mbrojtje nga koronavirusi. Nga ora 19:00 mbyllet çdo aktivitet ekonomik vendoset kufizim i plotë i qytetarëve, orë policore nga ora 19 në këto komuna. Ndalohen hyrje-daljet në këto komuna nga ora 19:00”, ka deklaruar Hoti.

    Hoti tha se masat do të hyjnë në fuqi nga kjo e premte.

    “Kjo është zgjidhja më e mirë që kemi mundur të bëjmë, duke pasur parasysh interesat që ka ekonomia, por duke vendosur në rend të parë shëndetin publik. Masat do t’i dërgojmë për votim menjëherë pas kësaj konference. Masat hyjnë në fuqi të premten në orën 19:00, kur fillon mbyllja e komunave në zonë të kuqe. Gjatë ditës kemi lejuar aktivitetin ekonomik me masa strikte”, ka deklaruar Hoti.

    Nga Rubrika
    Lajme16 Korrik 2025
    Në kuadër të përgatitjeve për organizimin e Zgjedhjeve Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale, KQZ njofton se regjistrimi i...
    Lajme16 Korrik 2025
    Policia e Kosovës ka dhënë detaje rreth bastisjes në objektin ku ndodhen disa agjenci shtetërore, përfshirë Agjencinë Kadastrale të Kosovës, Agjencinë Shtetërore...
    Lajme16 Korrik 2025
    Njësija speciale e Policisë së Kosovës ka zbarkuar sot në oborrin e Agjencisë Kadastrale të Kosovës. Forca të shtuara po ruajnë hyrjen...
    Të tjera
    Artikull i Sponsoruar16 Korrik 2025
    Sunny Hill po vjen fuqishëm këtë vit – por këtë herë, me Artmotion gjithçka do të jetë në një tjetër nivel. Me ...
    Lajme16 Korrik 2025
    Më 26 qershor të 2025-tes, Gjykata Kushtetuese shpalli aktgjykimin i cili lidhet me procesin e papërfunduar të konstituimit të Kuvendit të Kosovës....
    Kronika16 Korrik 2025
    Policia në Ferizaj ka shqiptuar gjobë ndaj shoferit G.K., 23-vjeçar pasi po drejtonte automjetin të tipit Golf me shpejtësi prej 145 km/h...
    Bota/Rajoni16 Korrik 2025
    Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se homologu i tij ukrainas, Volodymyr Zelensky nuk duhet ta bombardojë Moskën. Deklarata e tij erdhi...
    Lajme16 Korrik 2025
    Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka ndarë momente nga vizita e saj në Letoni. Ajo në Riga, e ka vizituar Qendrën e...
    Lajme16 Korrik 2025
    Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu e ka quajtur alarmante situatën me mungesën e barnave në QKUK, për pacientët me kancer, duke kërkuar...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.