×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Walker: UÇK është siç e thotë emri i saj, ushtria serbe e tipat si Arkani ishin terroristë

    FrontOnline
    11 Nëntor 2020

    Ish-kreu i misionit verifikues të OSBE në Kosovë, William Walker ka thënë se ish-drejtuesit e UÇK po hetohen padrejtësisht në Hagë, pasi qëllimi i luftës se tyre ishte çlirimi i vendit.

    Sipas tij, termi terrorist nuk mund të përdoret për të përshkruar UÇK-në, por ushtrinë dhe paramilitarët serbë si Arkani.

    “UÇK është siç e thotë emri i saj. UÇK ishte një grup të rinjsh kryesisht, të cilët nuk e duruan më shtypjen dhe krimet e luftës qe po kryheshin nga qeveria e Beogradit. Ata morën armët të mbronin veten e tyre, fshatrat dhe të mbronin familjet e tyre dhe rezultat i kësaj ishte luta”, është shprehur Walker për Euronews.al.

    “Mendoj se është një përdorim i çuditshëm i fjalës terrorist, për të përshkruar UÇK. Fjalën terrorist do ta përdorja për ushtrinë serbe, policinë, paramilitaret, tipat si Arkan dhe grupet e tij të milicive që kryen akte vërtetë të tmerrshme në Kosovë”.

    Walker, që ishte dëshmitar i masakrës së Reçakut, që do të ndryshonte më pas historinë e Kosovës, tha se Kosova dhe Serbia nuk janë trajtuar njësoj, pasi palës humbëse, Serbisë, nuk po i kërkohet përgjegjësi për mizoritë që ka kryer në Kosovë.

    “Zyrat e prokurorisë speciale pretendojnë se krimet e luftës, mizoritë u kryen nga UÇK. Dhe tani ata po përpiqen të hetojnë disa njerëz të cilët i kane identifikuar si fajtorë… po flasim për 5 luftëtarë që kane shkuar në Hagë, përfshirë presidentin Thaçi dhe ish-kryetarin e parlamentit, Kadri Veseli”.

    “Një prej tyre ishte komandant në terren, Jakup Krasnqi, të cilin e njoh e kam takuar disa herë gjatë luftës. Ai nuk ka qenë luftëtar në gjykimin tim, ka qenë zëdhënës i UÇK dhe Thaçi nuk ishte një luftëtar, ishte një drejtues politik i organizatës”

    “Dhe të dëgjosh se për 7 orë pati bastisje në shtëpitë e tyre, dhe më shumë në shtëpinë e Krasniqit e shoh të gjithë procesin të çuditshëm”.

    Sipas z. Walker, presidentin serb Vuçiç, që ka qenë ministër i Millosheviçit, nuk e ka akuzuar askush në gjithë këto vite

    “Sipas mendimit tim nuk ka pasur përpjekje të ngjashme ndaj palës serbe. Së fundmi pati zgjedhje në Serbi, dhe z. Vuçiç është akoma në pushtet. Por z. Vuçiç ishte propagandues, ishte ministër i informacionit të Millosheviçit, gjatë periudhës më të keqe të gjenocidit”.

    “Nuk kam dëgjuar që askush ta akuzoje atë për asgjë, në asnjë lloj procesi ligjor dhe e shoh situatën shume asimetrike. Dy palët po trajtohen në mënyra të ndryshme. Ironia është se pala fituese po paguan çmimin dhe pala humbëse, Serbisë nuk po i kërkohet përgjegjësi për krimet e tmerrshme që ka kryer, për të cilat njerëzit e misionit tim ishin dëshmitarë”.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni11 Korrik 2025
    Një ngjarje tragjike ka ndodhur këtë të premte në plazhin e Vlorës, ku një grua nga Ukraina ka humbur jetën, ndërsa vajza...
    Bota/Rajoni11 Korrik 2025
    Me ndryshimet e fundit në Kodin Penal të Maqedonisë së Veriut, çdo pjesëmarrës në komunikacion që do të kapet duke vozitur mbi...
    Bota/Rajoni11 Korrik 2025
    Me rastin e 30-vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë, Ministri i Çështjeve Evropiane i Francës, Benjamin Haddad, lexoi mesazhin zyrtar të presidentit të...
    Të tjera
    Bota/Rajoni11 Korrik 2025
    Me rastin e 30-vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë, Ministri i Çështjeve Evropiane i Francës, Benjamin Haddad, lexoi mesazhin zyrtar të presidentit të...
    Sport11 Korrik 2025
    Ibrahima Konaté ka hyrë fuqishëm në planet e Real Madridit për të përforcuar vijën mbrojtëse pas një Kupe Bote për Klube që...
    Bota/Rajoni11 Korrik 2025
    Zyra e Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut tha të premten se i ka regjistruar të paktën 798 vrasje gjatë...
    Lajme11 Korrik 2025
    Gazetari i Radio Televizionit të Kosovës, Blerim Haxhiaj, ka reaguar pasi organizata joqeveritare ku figuron si themelues, e të cilën e drejton...
    Lajme11 Korrik 2025
    Presidentja Vjosa Osmani ka bërë të ditur se gjatë vizitës në Washington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës pati një tryezë diskutimi...
    Vip11 Korrik 2025
    Këngëtarja e njohur Adelina Tahiri i ka vënë flakën rrjetin me disa foto hot që ka postuar në Instagram. E veshur me...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.