×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Zbulohet skema se si organizohej prostitucioni në qendrën e masazhit në Tiranë

    FrontOnline
    11 Nëntor 2020

    Publikohen detaje të reja lidhur me operacionin e Policisë së Tiranës, në të cilin u arrestua menaxheri i një qendre masazhi.

    Sipas asaj që mëson Ora News, i arrestuar në flagrancë është 35-vjeçari Fatjon Hyka, i cili akuzohet për veprën penale “Shfrytëzim Prostitucioni”.

    Qendra e masazhit në të cilën kryhej aktiviteti i paligjshëm ndodhet në afërsi të gjimnazit “Petro Nini”, pranë sheshit Willson.

    Mësohet se vajzat që janë përdorur për prostitucion janë të moshës 20- 30 vjeçe.

    Klientët që kanë marrë shërbime seksuale në këtë qendër janë kryesisht të huaj, ndërsa shumat që paguanin për shërbimin variojnë nga 5 mijë deri në 30 mijë lekë.

    Hetimet në lidhje me këtë aktivitet të paligjshëm për shfrytëzim prostitucioni kanë filluar prej disa muajsh dhe janë finalizuar me arrestimin e menaxherit.

    Biznese të tilla të qendrave të masazhit janë kthyer në një vatër të nxehtë të shfrytëzimit të prostitucionit.

    Edhe disa muaj më parë policia kreu dy operacione në dy zona të ndryshme të Tiranës ku në pranga u vunë menaxherë të qendrave që kanë ofruar shërbime ekstra.

    KEDS njofton për punimet në rrjet, në këto vende do të ndalet rryma
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Një ngjarja e rëndë ka ndodhur në Shkodër. Dyshohet se një grua bashkë me tre fëmijet e saj, janë hedhur në ujërat...
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit James O’Brien njofton se së bashku me Zëvendësin e tij Gabriel Escobar planifikojnë të takohen me Miroslav...
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Një zyrtar i lartë i Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Ndihmën dhe Punët për Refugjatët palestinezë (UNRWA) thotë se ka një...
    Të tjera
    Sport06 Maj 2024
    Edon Zhegrova ka shënuar një tjetër gol në kampionatin francez. Ylli kosovar ka shënuar golin e dytë të Lille në ndeshjen e...
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, të hënën, dy ditë para zgjedhjeve parlamentare në Maqedoninë e Veriut, ka thënë se është lutur nga Kryetari...
    Lajme06 Maj 2024
    Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë Sergej Lavrov ka biseduar në telefon  për situatën në Kosovë, me kryetaren e Kuvendit të...
    Sport06 Maj 2024
    Përfaqësuesja e Kosovës ka shënuar një tjetër sukses kësaj radhe në sportin e hendbollit. Grupmosha U18 e hendbollistëve të Kosovës e ka...
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Grupi militant Hamas thotë se ka pranuar propozimin për armëpushim të ndërmjetësuar nga Egjipti dhe Katari për t’i dhënë fund luftës shtatë-mujore...
    Lajme06 Maj 2024
    Për tre ditë Policia e Gjakovës ka konfiskuar 70 motoçikleta. Kjo për shkak të tejkalimit të shpejtësisë dhe kundërvajtjeve tjera. “Përveç masave...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.