×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    ​Çmimet e konsumit shënojnë ngritje për muajin tetor

    FrontOnline
    11 Nëntor 2020

    Çmimet e konsumit shënuan rritje me 0.2% në tetor, krahasuar me muajin paraprak, ka bërë të ditur sot Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) në raportin më të ri të Indeksit të Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit (IHÇK).

    Rritja e konsumit vjen si pasojë e rritjes së çmimeve të qumështit, djathit dhe vezëve (3.2%); vajra dhe yndyra (3.2%); perime (7.6%); lëndë djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj., (2.5%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0.4 për qind në IHÇK.

    Ndërsa, rënie e çmimeve vërehet te buka dhe drithërat (-0.3%); pemët (-7.5%); përdorimi i pajisjeve për transportin personal (-0.5%) – (rënie e lehtë e çmimeve të naftës dhe benzinës), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0.2 për qind në IHÇK.

    Norma vjetore e inflacionit, e matur në muajin tetor 2020, me muajin tetor 2019 ishte -0.2 për qind.

    Indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit pësoi rënie në një mesatare prej 0.2% në tetor 2020, krahasuar me tetorin 2019, si pasojë e rënies së çmimeve të konsumit te pemët me 3.6%; qelqurinat, takëmet dhe mjetet e kuzhinës (-4.3%); blerja e automjeteve (-1.8%); përdorimi i pajisjeve për transportin personal (-15%) – (rënie e çmimeve të naftës dhe benzinës), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej -1.4 për qind në IHÇK.

    Ndërsa, ngritje e çmimeve vërehet te bukë dhe drithëra (2.3%); mish (1.3%); qumësht, djathë dhe vezë (2.2%); vajra dhe yndyra (3.4%); perime (6.7%); sheqer, reçel, mjaltë, çokollatë dhe ëmbëlsira (3%); ujë, pije joalkoolike, lëngje nga pemët dhe perimet (2%); duhan (2%); produktet mjekësore, aparaturë dhe pajisje (4.3%); shërbime ambulatore (5.5%); shërbime hoteliere (1.8%); sigurime (19.7%) – (ngritje e çmimeve të sigurimeve të automjeteve në vitin e kaluar), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 1.2% në IHÇK.

    Nga Rubrika
    Ekonomi25 Korrik 2025
    Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë ka thirrur konferencë për media. Konferenca do të mbahet para objektit të Qeverisë së Kosovës në...
    Ekonomi24 Korrik 2025
    Energjia, Mbrojtja, Infrastruktura, Teknologjia e Informacionit dhe Komunikimit, Siguria Kibernetike, janë disa nga fushat përmes të cilave Shtetet e Bashkuara të Amerikës...
    Ekonomi23 Korrik 2025
    Kosova po vazhdon të thellojë varësinë nga importet, duke e çuar deficitin tregtar në një nivel të lartë shqetësues. Sipas të dhënave...
    Të tjera
    Lajme26 Korrik 2025
    Kreu i NISMA-s, Fatmir Limaj, pas dështimit të seancës së sotme, ka thënë se tashmë është mirë që të gjithë deputetët të...
    Lajme26 Korrik 2025
    Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Time Kadrijaj i ka quajtur abuzues Albin Kurtin dhe Avni Deharin në lidhje me situatën...
    Lajme26 Korrik 2025
    Deputetët e zgjedhur kanë dështuar të arrijnë konstituimin e Kuvendit në tentimin e 53-të të tyre. Sot, shënohet dita e fundit të...
    Lajme26 Korrik 2025
    Ka nisur seanca e 53-të konstituive, ku deputetët e zgjedhur pas 24 orëve pauzë nga seanca paraprake, po tentojnë të funskionalizojnë Kuvendin...
    Lajme26 Korrik 2025
    Presidentja Vjosa Osmani ka kujtuar veprimtarin e shquar, Adem Demaçin, në 7-vjetorin e vdekjes së tij. Përmes një postimi në Facebook, Osmani...
    Lajme26 Korrik 2025
    Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj është deklaruar para seancës së 53-të konstituive. Kadrijaj thotë se nuk e di si do të rrjedhë...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.