×
  • Front TV
  • Front TV

    Vendim: Këto janë masat e reja anti-Covid, vendoset orë-policore

    FrontOnline
    11 Nëntor 2020

    Kryeministri i vendit Avdullah Hoti sot ka mbajtur një konferencë për media ku ka prezantuar masat e reja anti-Covid, raporton Front Online.

    Hoti tha se gjatë këtyre ditëve ka pasur një numër të madh të rasteve me Coronavirus, e kjo si rrjedhojë edhe të rikthimit të virusit edhe në rajon por edhe me gjerë.

    Qytetet ndahen në tri zona të rrezikshmërisë: zona e gjelbër e cila ka rrezikshmërinë më të ulët, zona e verdhë me rrezikshmëri mesatare dhe zona e kuqe me rrezikshmëri të lartë. Këto masa, pritet të hyjnë në fuqi nga dita e premte e kësaj jave.

    Komunat që janë në zonën e kuqe, në atë të rrezikshmërisë së lartë të përhapjes së Coronavirusit do të kenë masa më të rrepta.

    Në ato komuna do të ndalohen hyrje-daljet e qytetarëve dhe automjeteve përveç personelit shëndetësor, personelit të sigurisë, drejtësisë dhe studentëve.

    Hyrja do të ju lejohet edhe qytetarëve që kanë nevoja mjekësore, prodhim, furnizim dhe shitje të mallrave esenciale të ushqimit dhe barnave për njerëz dhe kafshë, raporton tutje Front Online.

    Po ashtu, do të lejohet hyrja e operatorëve ekonomikë dhe transportit të lirë të mallrave apo shërbimeve që sigurojnë funksionimin e zinxhirit të furnizimit.

    Kompanitë ndërtimore dhe operatorët që kryejnë punë publike do të lejohen po ashtu.

    Gastronomisë do t’i ndalohet puna, përveç shërbimit “merr me vete”, “porosi me dërgesë” dhe “shërbimit për mysafirët e hotelit”.

    Edhe qendrave tregtare do të ju ndalohet veprimtaria.

    Institucionet publike dhe private do të punojnë vetëm me stafin esencial.

    Taksitë do të lejohen të punojnë vetëm me një pasagjer, ndërkaq nëse janë anëtarë të familjes do të lejohen tre pasagjerë.

    Në qytetet që janë në zonën e lartë të rrezikshmërisë së përhapjes së Coronavirusit do të ndalohen aktivitetet kulturore.

    Po ashtu, do të ndalohen aktivitetet sportive në hapësira të mbyllura dhe të hapura, përveç garave të ligës kombëtare dhe ndeshjeve për kualifikime ndërkombëtare.

    Puna do të ju ndalohet edhe fitneseve e pishinave të mbyllura.

    Pjesë nga fjalimi i Hotit:

    Kemi vendosur që arsimi i lartë të kaloj në online, arsimi para universitar vlejnë manualet e Institutit në bashkëpunim me ministrin e arsimit. Kemi vendosur që ti kthejmë ekipet mjekësore në pikat kufitare për t`i kontrolluar qytetarët që hyjnë në Kosovë, kemi kërkuar nga komunat që ti ngrisin shtabet emergjente për ti mbikëqyrë personat që janë me Covid dhe ata që janë mbi 65 vjeç ku edhe iu kemi kufizuar kohën kur ata duhet të dalin jashtë, kemi rregulluar funksionimin e disa sektorëve të ekonomisë, kemi lejuar ushtrimin e veprimtarisë për shëndetësi, sektorin e prodhimit, për sektorin e bujqësisë , blegtorisë, transportin e mallrave dhe sektori i distribuimit.

    Grupi I dytë I masave është për komunat që kanë rrezik të lartë, të ulët dhe të mesëm.

    Në komunat që janë me ngjyrë të gjelbër kemi lejuar që operatorë të punojnë nga ora 5 deri në 20, kemi rregulluar transportin publik që lejohet shfrytëzimi 50% I kapaciteteve, kemi kufizuar operimin e qendrave tregtare dhe veprimtarin e hotelerisë dhe gastronomisë deri në ora 20:00 dhe I kemi rregulluar aktivitetet sportive, kulturore.

    Komuna me rrezik të mesëm, operatorët punojnë nga ora 05:00 deri në ora 18:00, pas orës 18:00 punojnë vetëm me shërbime merr me vete, edhe këtu është rregulluar transporti publik, institucionet publike private punojnë me staf të reduktuar, dhe është rregulluar mënyra e funksionimit të aktiviteteve kulturore.

    Rreziku më I larë është që në komunat që kalojnë 150 të infektuar dhe këtu janë 7 komuna,: Prishtina, Podujeva, Gjakovë, Ferizaj, Gjilan, në këto komuna I kemi marr disa veprime kemi lejuar aktivitetin ekonomik të zhvillohet deri në orën 19:.00 sipas manualit na kjo orë mbyllet çdo aktivitet dhe vendoset kufizim nga ora 19:00 orë policore dhe ndalohet hyrjet daljen në këto komuna deri në ora 05:00./Front Online

    /Front Online.

    Nga Rubrika
    Front TV11 Qershor 2025
    Presidentja Vjosa Osmani ka mbajtur fjalimin në ceremoninë zyrtare të Ditës së Kosovës në EXPO 2025, në Osaka, Japoni. Në fjalimin e...
    Front TV04 Qershor 2025
    Gjatë një vizite zyrtare në Gjilan, ku mori pjesë në mbledhjen e Kryesisë së Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE, Kryeministri në detyrë, Albin...
    Front TV28 Maj 2025
    Presidentja Vjosa Osmani ka bërë të ditur se ka ardhë sot nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në një postim në Facebook,...
    Të tjera
    Lajme13 Korrik 2025
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, është takuar me Zyrtarin e Lartë të Byrosë për Çështjet Evropiane dhe...
    Bota/Rajoni13 Korrik 2025
    Një aksident i frikshëm ka ndodhur ditën e sotme në segmentin e Rrugës së Arbrit, pranë urës së Gjoricës mbi lumin Drin...
    Bota/Rajoni13 Korrik 2025
    Fluksi i turistëve të huaj në bregdetin e Durrësit dhe Golemit është shtuar gjatë dhjetëditëshit të dytë të korrikut. Pushues nga vende...
    Bota/Rajoni13 Korrik 2025
    Presidenti iranian, Masoud Peszeshkian i shpëtoi vdekjes për pak gjatë luftës 12-ditore me Izraelin, sipas agjencisë iraniane të lajmeve, Fars. Fars, raportoi...
    Bota/Rajoni13 Korrik 2025
    Karriera e shkëlqyer e një shqiptari në Londër si analist i tregjeve financiare është ndërprerë, pasi ai dhe e motra u dënuan...
    Bota/Rajoni13 Korrik 2025
    Organizata mbikëqyrëse bërthamore e OKB-së ka raportuar për të shtëna me armë zjarri në centralin bërthamor të Zaporizhzhias në Ukrainë, të cilat...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.