×
  • Lajme
  • Lajme

    Hapet konkursi për pranim në Qendrën e Studentëve, këtë vit pranohen 1600 studentë

    FrontOnline
    28 Tetor 2020

    Qendra e Studentëve e Universitetit të Prishtinës (UP), shpall konkursin për pranimin e studentëve për banim në konvikte dhe për ushqim në mensë, për vitin akademik 2020/2021.

    Konkursi do të jetë i hapur prej datës 29.10.2020 deri më datën 07.11.2020.

    Siç thuhet në njoftim, studentët të cilët do të aplikojnë për strehim dhe ushqim në Qendrën e Studentëve, aplikimin mund ta bëjnë përmes sistemit online, në adresat zyrtare të QS-së, web faqes qs.rks-gov.net dhe profilit zyrtar Facebook, Qendra e Studentëve-Prishtinë.

    “Qendra e Studentëve e Universitetit të Prishtinës si pasojë e zhvillimeve epidemiologjike me Covid-19 dhe në bazë të rekomandimeve nga IKSHPK-ja këtë vit do të pranojë rreth 1600 studentë, pra një student në një dhomë. Edhe në këto rrethana QS ofron strehim, ushqim si dhe hapësirat për studim”, thuhet në njoftim.

    Mënyra e përzgjedhjes së kandidatëve të cilët do të fitojnë të drejtën për strehim dhe ushqim do të bëhet në bazë të kritereve të përcaktuara me konkurs.

    Këtë vit ndarja e vendeve për strehim në konviktet e Qendrës se Studentëve, do të bëhet në bazë të kërkesës së Rektoratit të Universitetit të Prishtinës dhe atë 70% e këtyre vendeve do të ndahen për fakultetet, programet e studimit të të cilave përmbajnë lëndë praktike dhe labaratorike si dhe 30% për fakultetet, programet e të cilave përmbajnë komponentët teorike.

    “Çmimi do të jetë 35 euro për muaj (20 euro banimi, 15 euro ushqimi)”, thuhet në njoftim.

    KESCO Premium hapet në Qendër të Prishtinës
    Nga Rubrika
    Lajme06 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka uruar Jose Raúl Mulino për zgjedhjen si presidenti i Panamasë. Ajo ka uruar që të...
    Lajme06 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar më parë në platformën “X”, për takimin që ka pasur me ambasadorët e Francës, Britanisë...
    Lajme06 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një takim me përfaqësuesit e vendeve të QUINT-it: SHBA-së, Mbretërisë së Bashkuar, Gjermanisë, Italisë dhe Francës,...
    Të tjera
    Sport06 Maj 2024
    Edon Zhegrova ka shënuar një tjetër gol në kampionatin francez. Ylli kosovar ka shënuar golin e dytë të Lille në ndeshjen e...
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, të hënën, dy ditë para zgjedhjeve parlamentare në Maqedoninë e Veriut, ka thënë se është lutur nga Kryetari...
    Lajme06 Maj 2024
    Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë Sergej Lavrov ka biseduar në telefon  për situatën në Kosovë, me kryetaren e Kuvendit të...
    Sport06 Maj 2024
    Përfaqësuesja e Kosovës ka shënuar një tjetër sukses kësaj radhe në sportin e hendbollit. Grupmosha U18 e hendbollistëve të Kosovës e ka...
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Grupi militant Hamas thotë se ka pranuar propozimin për armëpushim të ndërmjetësuar nga Egjipti dhe Katari për t’i dhënë fund luftës shtatë-mujore...
    Lajme06 Maj 2024
    Për tre ditë Policia e Gjakovës ka konfiskuar 70 motoçikleta. Kjo për shkak të tejkalimit të shpejtësisë dhe kundërvajtjeve tjera. “Përveç masave...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.