×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Zvicra paralajmëron rregulla strikte, banorët e këtyre shteteve duhet të futen në karantinë

    FrontOnline
    28 Tetor 2020

    Zvicra, gjatë javëve të fundit po regjistron shifra më të larta 14-ditore të infeksioneve për 100.000 banorë sesa shumica e vende fqinje. Kjo është arsyeja pse rregulloret e karantinës tani duhet të përshtaten, shkruan blick.ch.

    Për të mërkurën, Këshilli Federal ka paralajmëruar se, veç tjerash, do të ndryshojë edhe rregullat për qasjen e Zvicrës ndaj vendeve me rrezik, transmeton albinfo.ch.

    Sipas kësaj, vetëm shtetet ose zonat në të cilat numrat ditorë të infeksioneve për 100.000 banorë në 14 ditët e fundit i tejkalojnë ata të Zvicrës për 60 më shumë, duhet të futen në listë.

    Deri më tani, rregulli ka qenë që një vend futet në listën e rrezikut të Koronës nëse numëron 60 ose më shumë infeksione të reja për 100.000 banorë brenda 14 ditësh.

    Kushdo që kthehet në Zvicër nga një vend i tillë aktualisht duhet të vendoset në karantinë për dhjetë ditë. Sigurisht, ekzistojnë përjashtime për zonat kufitare.

    Ndërkaq, tani Zvicra e ka tejkaluar këtë vlerë prej 60 tashmë një muaj. Kjo e bën të diskutueshme rregulloren për vendet e huaja. Vetë Ministri i Shëndetësisë Alain Berset e ka konsideruar të pakënaqshme situatën aktuale.

    Me rregulloren e re, një numër vendesh të BE do të hiqeshin nga lista e rreziqeve. Për shembull Franca dhe Britania e Madhe, të cilat kanë një vlerë më të ulët të incidencës sesa Zvicra.

    Por, kohëzgjatja e karantinës për të kthyerit nga vendet me rrezik nuk do të ndryshojë. Ajo vazhdon të zgjasë dhjetë ditë.

    Black Friday në NimiTV | 13 muaj abonim për vetëm 6€ muaji
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni07 Maj 2024
    Të drejtën e votës sot do ta ushtrojnë personat e sëmurë dhe të pafuqishëm si dhe të burgosurit në burgjet e Maqedonisë...
    Bota/Rajoni07 Maj 2024
    Është gjetur në ujërat e lumit Buna edhe trupi i 39-vjeçares, Alma Arrazi. Më herët gjatë ditës së sotme, palumbarët arritën të...
    Bota/Rajoni07 Maj 2024
    Ditën e sotme (7 maj), kryeministri i Shqipërisë Edi Rama do të mbajë një mbledhje të jashtëzakonshme me ministrat e qeverisë dhe...
    Të tjera
    Bota/Rajoni07 Maj 2024
    Të drejtën e votës sot do ta ushtrojnë personat e sëmurë dhe të pafuqishëm si dhe të burgosurit në burgjet e Maqedonisë...
    Lajme07 Maj 2024
    Gjykata Themelore e Prishtinës ka shpallur aktgjykim lirues ndaj ish-sekretarit të Ministrisë së Infrastrukturës (MI), Betim Reçica, dhe tre zyrtarëve tjerë Isa...
    Lajme07 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka gjetur dy kamera me solar, të cilat janë vendosur për të vëzhguar rrugët në brezin kufitar në mes...
    Bota/Rajoni07 Maj 2024
    Është gjetur në ujërat e lumit Buna edhe trupi i 39-vjeçares, Alma Arrazi. Më herët gjatë ditës së sotme, palumbarët arritën të...
    Lajme07 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës i tha jo kërkesës së Ndihmës Sekretarit amerikan të Shtetit, Jim O’Brien, Presidentit të Francës, Emmanuel Macron dhe Kancelarit...
    Lajme07 Maj 2024
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, të martën ka bërë homazhe pranë varrit të heroit, Bahri Fazliu, në 26-vjetorin e rënies...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.