Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se sipas raportit javor të Institutit për Shëndet Publike për periudhën 19 deri 25 tetor, janë bërë gjithsej 13.993 testime për coronavirus (që është për 5.9% më shumë se javën e kaluar).
Nga MSH thonë se në këtë periudhë kohore janë regjistruar 3.410 raste të reja me COVID-19, ose 27.4% më shumë se në javën paraprake, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Numri më i madh i rasteve të reja është në Shkup – 1654. Ndërsa përqindja e rasteve pozitive nga personat e testuar është 24%”.
“Janë regjistruar raste të reja nga të gjitha grupmoshat, ndërsa më e prekura është ajo prej 30 deri 39 (750 raste). Gjithashtu numër i lartë i rasteve të reja janë mbi moshën 60-vjeçare (673)”, thonë nga MSH.
Më tej shtojnë se në këtë periudhë janë shëruar 1.566 persona, ose 477 më shumë se javën e kaluar