×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Njësia speciale britanike kapi për 7 minuta cisternën e marrë peng nga afrikanët

    FrontOnline
    26 Tetor 2020

    Natën e mbrëmshme një skuadër prej 16 marinsash britanikë kryen një bastisje dramatike por metodologjike të një cisterne nafte në brigjet e ishullit Isle of Wight në jug të Anglisë, që kërcënohej nga gjashtë njerëz të ngjitur në bord.

    Sot mediat thonë se aksioni u krye nga njësia sekrete e operacioneve detare SBS, e specializuar për operacionet në errësirë, e cila mori kontrollin e cisternës 42 000 tonëshe për vetëm 7 minuta, duke ndaluar të dyshuarit e dhunshëm dhe duke siguruar ekuipazhin prej 22 vetash.

    Në aksion, disa nga marinsat u lëshuan nga helikopterë Merlin kurse të tjerë u ngjitën në kuvertë nga gomonet duke përdorur grepa të hekurt.

    Autoritetet thanë se marinsat në gomone po silleshin prej orësh në kanalin Pas De Calais pranë Francës, duke pritur rënien e errësirës dhe urdhrin e sulmit.

    Burimet e inteligjencës britanike thonë se njësia SBS preferon të punojë në errësirë dhe është përfshirë në disa nga misionet më të rrezikshme të forcave të armatosura.

    Selia kryesore e njësisë së marinës gjendet në fakt në Poole, Dorset, vetëm disa milje larg skenës së misionit të mbrëmshëm.

    SBS janë themeluar në 1940 gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe kanë marrë pjesë në Luftën Koreane, Luftën e Falklands me Argjentinën, luftën në Afganistan, si dhe luftën kundër ISIS në Lindjen e Mesme.

    Princi britanik Harry është kapiten-gjeneral i SBS.

    Anëtarët e saj nga marina britanike raportohet se janë ekspertë në not, zhytje, parshutim, lundrim, shkatërrim dhe zbulim.

    Komandot përdorin një seri armatimesh të fuqishme si automatikë Colt Canada e Heckler & Koch, dhe armë që qëllojnë në ujë.

    Rreth 90 për qind e atyre që aplikojnë për në SBS nuk kalojnë dot procesin e ashpër të selektimit.

    Mes provave të pranimit është marshimi për 17 milje në ditë me armë dhe 18kg pesha për pesë ditë me radhë.

    Kjo provë ndiqet më pas nga “marshimi i rezistencës” prej 40 milje, duke mbajtur 25kg pesha, i cili duhet të kompletohet për 20 orë.

    Aspirantët duhet të jenë të aftë të hidhen në ujë nga lartësia, si dhe të kryejnë notim 500m me veshje të plota luftimi.

    Ata më pas dërgohen në një xhungël në Belize për trajnimin 14 javor, ku përfshihet tortura e simuluar, mangësia e ushqimit, e ujit e gjumit.

    Misioni i djeshëm u krye në mënyrë të ngjashme me një sulm në 2018 ku komandot e SBS morën kontrollin e një anijeje të kapur nga katër emigrantë për vetëm 4 minuta.

    Black Friday në NimiTV | 13 muaj abonim për vetëm 6€ muaji
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Arabia Saudite ka rritur çmimet e naftës së papërpunuar për shumicën e rajoneve, duke ripërtërirë frikën se konflikti Izrael-Hamas mund të zgjerohet...
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Trupat e tre turistëve të gjetur në një pus në veriperëndim të Meksikës kishin të gjithë plagë plumbash në kokë, thonë autoritetet....
    Bota/Rajoni05 Maj 2024
    Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, Albana Koçiu ka reaguar për ngjarjen e në Shkodër, ku një nënë me tre...
    Të tjera
    Lifestyle06 Maj 2024
    Dashi Ju po përjetoni një periudhë të gjallë dhe të zjarrtë, si në dashuri, ashtu edhe në punë ku një projekt po...
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Trupat e tre turistëve të gjetur në një pus në veriperëndim të Meksikës kishin të gjithë plagë plumbash në kokë, thonë autoritetet....
    Lajme06 Maj 2024
    Sot janë bërë 27 vjet që prej rënies së dëshmorit të kombit, Luan Haradinajt. Ramush Haradinaj, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e...
    Lajme06 Maj 2024
    Ngjarjet e ditës 6 maj 2024: 09:00: Kuvendi Komunal i Shtimes mban mbledhje solemne me rastin e dorëzimit të çmimit “Qytetar nderi”...
    Lajme06 Maj 2024
    Moti sot në Kosovë do të jetë me diell, por do të ketë ngapak edhe vranësira. “Për të hënën parashikohet të mbajë...
    Lajme05 Maj 2024
    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama u ka bërë thirrje qytetarëve që jetojnë në Prishtinë, por të lindur në qytete tjera, të regjistrohen...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.