×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Shpërthen koronavirusi në Kinë, nisin testime masive

    FrontOnline
    26 Tetor 2020

    Kina po teston sërish një qytet të tërë për koronavirus mes një shpërthimi rajonal në provincën Xinjiang.

    Autoritetet kanë nisur testimin e rreth 4.7 milionë njerëzve në Kashgar pas zbulimit të 138 rasteve asimptomatike.

    Kina ka qenë kryesisht e suksesshme në uljen e normave të infeksionit, megjithatë edhe në vendin nga ku nisi, sëmundja ngre krye herë pas here. Xinjiang është shtëpi e pakicës kryesisht myslimane ujgure të Kinës, për të cilën grupet e të drejtave pretendojnë se përndiqet nga Pekini zyrtar.

    Shkollat ​​në Kashgar janë mbyllur dhe banorët nuk lejohen të largohen nga qyteti nëse nuk kanë një dokument testimi negativ.

    Rasti i parë në këtë qytet ishte një grua asimptomatike që punonte në një fabrikë veshjesh në lagjen periferike Shufu.

    Rasti i saj u zbulua pas një atij që media shtetërore kineze e përshkroi si “test rutinë”. Ky përbën infektimin e parë në territorin e Kinës për 10 ditë. Vendi përgjithësisht nuk i llogarit rastet asimptomatike në bilancin zyrtar të të prekurve, që shënon 85.810. Numri i vdekjeve është 4,634.

    Deri pasditen e së dielës, në Kashgar u kryen mbi 2.8 milionë teste.

    Vizitë në KEDS nga Avokati i Popullit Naim Qelaj dhe përfaqësueset e UN Women Kosovo
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni21 Shtator 2024
    Shqipëria është vendi i dytë në botë për rritjen e numrit të turistëve të huaj në shtatë muajit e parë të këtij...
    Bota/Rajoni21 Shtator 2024
    Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski sot ka qenë për vizitë pune në Komunën e Kavadarit ku realizoi takim me kryetarin...
    Bota/Rajoni21 Shtator 2024
    Zëvendëspresidentja amerikane, Kamala Harris, ka pranuar ftesën e CNN për një tjetër debat me rivalin republikan Donald Trump më 23 tetor. “Zëvendëspresidentja...
    Të tjera
    Sport21 Shtator 2024
    Joshua është gati për t’u përballur me ikonën britanike Dynamite me titullin IBF në garë e peshave të rënda në boksin profesionist,...
    Lajme21 Shtator 2024
    Ndër vite, ish-Presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova u akuzua se gjatë dekadës para çlirimit të vendit e quajti Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës...
    Lajme21 Shtator 2024
    Deputeti Haki Abazi ka publikuar një raport të deficitit tregtar, për të cilin thotë se është rritur në mënyrë eksponenciale vitin e...
    Lajme21 Shtator 2024
    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës , Memli Krasniqi, ka thënë se subjekti që ai e drejton me kandidatin për kryeministër, Bedri...
    Sport21 Shtator 2024
    Sigal Prishtina ka fituar në derbin kryeqytetas ndaj Borës me shifrat 96:82 (23:19, 23:15, 26:25, 24:23), në javën e dytë të Superligës....
    Lajme21 Shtator 2024
    Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin nga qytetarët për lokalizimin dhe arrestimin e Valdrin Salihut, i cili dyshohet për vrasjen e ndodhur...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.