×
  • Lajme
  • Lajme

    Kjo ishte shuma e parave që dyshohet se ishin në kasafortën e AUV-it, e cila u vodhë para tri dite

    FrontOnline
    25 Tetor 2020

    1500 euro ishte shuma e mjeteve që ishin në kasafortën e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës, e cila u vodhë para dy ditësh.

    Kështu kanë theksuar për Gazeta Blic brenda Hetuesisë së Policisë së Kosovës.

    ”Në kasafortën e vjedhur në AUV ishin 1500 euro. Pos këtyre të hollave, kishte edhe disa dokumente të këtij agjencioni”, tha ky burim, duke mos saktësuar se për çfarë dokumentash bëhet fjalë.

    Grabitja e kasafortës së AUV e cila peshonte hiq më pak se 300 kilogram, u vodh më 22 të këtij muaji.Rastin zyrtarisht e kishin konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, por pa dhënë detaje se çka kishe brenda kësaj ksaforte.“Me datë 22.10.2020. në ora 08:05, ne Policinë e Kosovës është raportuar se në nje objekt në Fushë Kosovë është kryer një vjedhje”, kishin theksuar nga Policia e Kosovës.

    Pas kësaj vjedhjeje ka folur edhe Kryeshefi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës, Naser Krasniqi.Ai në një adresim për media nuk ka dhënë detaje për përmbajtjen e kasafortës me arsyetimin se kjo mund ta pengojë procesin e hetimit që është duke u kryer nga Policia.Krasniqi ndër të tjera konfirmoi se vjedhja ka ndodhur nga 00:00 deri në ora 04:00.“Konfirmoj se në AUV ka pasur një ndërhyrje gjatë natës së mbrëmshme, ku personat e paautorizuar kanë hyrë, edhe pse objekti është i ruajtur nga Policia. Rasti është duke u hetuar nga Policia dhe ne nuk mund të japim detaje të tjera, deri sa të përfundojë hetimi. Dyshohet se personat kanë hyrë nga pjesa e pasme të objektit”, ka thënë ai.Kjo vjedhje kishte ndodhur vetëm një ditë pas skandalit të vjedhjes së 2.1 milion eurove nga Thesari i Shtetit.

    FITO 10.000 EURO ME PAKO PREMIUM PLUS!
    Nga Rubrika
    Lajme06 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka uruar Jose Raúl Mulino për zgjedhjen si presidenti i Panamasë. Ajo ka uruar që të...
    Lajme06 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar më parë në platformën “X”, për takimin që ka pasur me ambasadorët e Francës, Britanisë...
    Lajme06 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një takim me përfaqësuesit e vendeve të QUINT-it: SHBA-së, Mbretërisë së Bashkuar, Gjermanisë, Italisë dhe Francës,...
    Të tjera
    Sport06 Maj 2024
    Edon Zhegrova ka shënuar një tjetër gol në kampionatin francez. Ylli kosovar ka shënuar golin e dytë të Lille në ndeshjen e...
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, të hënën, dy ditë para zgjedhjeve parlamentare në Maqedoninë e Veriut, ka thënë se është lutur nga Kryetari...
    Lajme06 Maj 2024
    Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë Sergej Lavrov ka biseduar në telefon  për situatën në Kosovë, me kryetaren e Kuvendit të...
    Sport06 Maj 2024
    Përfaqësuesja e Kosovës ka shënuar një tjetër sukses kësaj radhe në sportin e hendbollit. Grupmosha U18 e hendbollistëve të Kosovës e ka...
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Grupi militant Hamas thotë se ka pranuar propozimin për armëpushim të ndërmjetësuar nga Egjipti dhe Katari për t’i dhënë fund luftës shtatë-mujore...
    Lajme06 Maj 2024
    Për tre ditë Policia e Gjakovës ka konfiskuar 70 motoçikleta. Kjo për shkak të tejkalimit të shpejtësisë dhe kundërvajtjeve tjera. “Përveç masave...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.