×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Kapacitetet shtetërore më të forta ndaj mbrojtjes së prodhimtarisë bimore

    FrontOnline
    04 Shtator 2019

    Gjatë ditës së sotme u mbajt takimi përmbyllës i projektit të Binjakëzimit “Mbështetje në fuqizimin e kapaciteteve të sistemit të prodhimit dhe mbrojtjes së bimëve në Kosovë” i financuar nga Bashkimi Evropian. Projekti është realizuar në bashkëpunim me Shërbimin Shtetëror për Mbrojtjen e Bimëve të Letonisë. Të dy autoritetet arritën me sukses hartimin e ligjeve dhe procedurave të reja për kontrollin e bimëve, sipas praktikave të mira bazuar në rregullat dhe standardet e Bashkimit Evropian.

    Projekti zgjati dy vite dhe përfitues ishin Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, Ministria e Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Instituti Bujqësor i Kosovës në Pejë.

    “Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë dhe institucionet tjera përgjegjëse në vend, duhet shtojmë përpjekjet që të rrisim ndërgjegjësimin e politik-bërësve dhe publikut për rëndësinë e shëndetit bimor dhe ne si autoritet do të bëjmë punën tonë në ndërmarrjen e masave për mbrojtjen e tyre për të arritur qëllimet e zhvillimit të qëndrueshëm dhe ngritjen e sigurisë ushqimore dhe shëndetit publik”, tha drejtori ekzekutiv i AUV-së, Valdet Gjinovci.

    Drejtoresha e Shërbimit Shtetëror për Mbrojtjen e Bimëve të Letonisë dhe udhëheqësja e projektit nga shteti anëtar, Kristine Lifanova, me këtë rast u shpreh se realizimi i suksesshëm i projektit u arrit falë një pune të madhe dhe bashkëpunimit të ngushtë me vendin pritës.

    “Nga ana jonë nuk kemi kursyer asgjë që të ofrojmë gjithçka nga njohuritë e ekspertëve tonë që të vendosim një sistem të mirëfilltë të kontrollit dhe mbrojtjes së bimëve. Vlerësoj se këtë ia kemi arritur, është një volum i madh i dokumenteve që është hartuar e amandamentuar, janë shumë ekspertë vendor të cilët janë trajnuar certifikuar, njëkohësisht edhe pjesën analitike të laboratorit e kemi mbështetur me trajnime per testime laboratorike. Tani jeni ne rrugë të mirë qe me kapacitetet e krijuara t’i mbroni dhe zhvilloni bimët e shëndetshme”, tha Lifanova përcjell Telegrafi..

    Nga ana e tij, Kapllan Halimi, sekretar i MBPZHR u shpreh se projekti ka arritur me sukses vendosjen e standardeve të mbrojtjes së bimëve të nivelit Evropian.

    “Shkëmbimi i përvojave të ekspertëve të Kosovës dhe atyre të Letonisë, mundësia që ne kemi pasur të punojmë ngusht me një vend me përvojë në mbrojtëse të bimëve, sot e ka ngritur standardin e kontrollit fitosanitar në vend”, tha Halimi.

    Ky projekt arriti të krijoj një sistem shtetëror të kontrollit fitosanitar, i cili funksionon me sukses dhe siguron qe të mbrohen interesat publike dhe ndihmon vet fermerët në mos shkatërrim të bimëve dhe të ruhet ambienti, duke kultivuar kështu bimë të cilësisë së lartë të cilat zhvillojnë ekonominë e vendit. Përmes një sistemi efektiv të kontrollit të organizmave të dëmshëm të bimëve dhe produkteve bimore, në përputhje me standardet dhe rregullat e mbrojtjes së bimëve të BE-së. Fuqizimi i resurseve administrative dhe teknike të sektorit fitosanitar në zbatimin e legjislacionit shtetëror dhe atij të BE-së në fushën e shëndetit të bimëve, produkteve për mbrojtjen e bimëve, sigurinë e ushqimit me prejardhje bimore, farërat, materialin fidanor dhe të drejtat e varieteteve të bimëve. Ndryshe, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përmes rezolutës së saj ka shpallur vitin 2020 si vit ndërkombëtar i shëndetit të bimëve. /Front Online/

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.