×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Armenia dhe Azerbajxhani nuk respektojnë marrëveshjen e armëpushimit, vijojnë luftimet e ashpra

    FrontOnline
    20 Tetor 2020

    Pavarësisht marrëveshjes së armëpushimit, më 20 tetor vazhduan luftimet ndërmjet Armenisë dhe Azerbajxhanit në rajonin e shkëputur të Nagrono Karabakut.

    Luftimet e së martës vijnë pavarësisht thirrjes së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, që palët të respektojnë armëpushimin e arritur.

    Azerbajxhani dhe Armenia arritën marrëveshje armëpushimi më 17 tetor, por kjo gjë nuk i ndali luftimet, që nisën muajin e kaluar.

    Përshkallëzimi i dhunës në Nagorno Karabak ka rritur frikën se konflikti mund të zgjerohet me përfshirjen e Rusisë dhe Turqisë.

    Zyrtarët në Nagorno Karabak, një enklavë separatiste në Azerbajxhan që kontrollohet nga armenët etnikë, raportuan për bombardime të reja mëngjesin e 20 tetorit. Po ashtu zyrtarët thanë se luftimet janë intensifikuar veçanërisht në pjesën jugore të zonës së konfliktit.

    Ministria e Mbrojtjes së Azerbajxhanit ka raportuar për beteja në disa zona, përfshirë edhe në afërsi të Linjës së Kontaktit, që ndan këto dy palë.

    Konflikti në rajonin e shkëputur të Nagorno Karabakut ka rritur frikën se mund të shkaktojë një krizë humanitare, teksa qindra persona janë vrarë në luftime.

    Zyrtarët në Nagorno Karabak, më 19 tetor thanë se 729 ushtarë dhe 37 civilë janë vrarë gjatë luftimeve.

    Azerbajxhani tha se 61 civilë janë vrarë dhe 282 janë plagosur. Ky shtet nuk publikon numrin e ushtarëve të vrarë.

    Rajoni i Nagorno Karabakut, ndërkombëtarisht njihet si pjesë e Azerbajxhanit. Por, që prej një armëpushimi të arritur më 1994, ky rajon është nën kontrollin e armenëve etnikë./ REL

    Vizitë në KEDS nga Avokati i Popullit Naim Qelaj dhe përfaqësueset e UN Women Kosovo
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni03 Maj 2024
    Aeroporti Costa Smeralda i Olbias në Itali u mbyll pasi një avion i vogël përfundoi jashtë pistës. Sipas asaj që raportojnë mediat...
    Bota/Rajoni03 Maj 2024
    Gjykata e Posaçme e Apelit rrëzoi një kërkesë tjetër të ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi për...
    Bota/Rajoni03 Maj 2024
    Ministri i ri i Jashtëm i Serbisë, Marko Gjuriq, e ka falënderuar Përfaqësuesin e Lartë të Politikës së Jashtme të BE-së, Josep...
    Të tjera
    Sport03 Maj 2024
    Milot Rashica ka gjetur golin e pestë personal me fanellën e Besiktas në elitën e futbollit turk, në ndeshjen ku skuadra e...
    Lajme03 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se keqbërësit kibernetikë çdo ditë tentojnë të kryejnë sulme kibernetike të llojeve të ndryshme, duke shpresuar apo...
    Bota/Rajoni03 Maj 2024
    "Unë politikan nuk jam, jam veprimtar, dhe objekivi ynë është më i larti, dhe VLEN-in nuk e kemi pasur konkurrent, dhe në...
    Lajme03 Maj 2024
    Drejtori i televizionit në Radio Televizionin e Kosovës, Rilind Gërvalla i  ka drejtuar një letër organizatës “Reporterët pa kufij”, e ku tha se...
    Lajme03 Maj 2024
    Një rugovast është emocionuar gjatë takimit me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, shkruan Gazeta Express. Ai tha se është dridhur kur e...
    Lajme03 Maj 2024
    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka dënuar gjuhën e përdorur të deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje Dimal Basha. Deputeti Dimal Basha e ka...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.