Janë arrestuar tre persona të cilët një muaj më parë më parë kishin grabitur një pompë të benzinës në fshatin Vitomiricë të Pejës.
Policia njofton se në mbrëmjen e 12 nëntorit në këtë benzinë ishte kryer grabitje e armatosur.
Tek personat e dyshuar ёshtё gjetur dhe është konfiskuar arma e cila dyshohet se ёshtё përdorur në rast e tipit: AK 47, dy (2) karikatorë dhe katёrmbёdhjetё (14) fishekё cal. 7.62mm.
“Me datën 12.09.2020, rreth orës 21:40, Policia e Kosovës është njoftuar nga viktima mashkull se në fshatin Vitomiricё në Pejё, në një pompё tё derivateve ka ndodhur një rast ‘grabitje’. Sipas viktimës tre (3) persona të maskuar dhe të armatosur kanë hyrë në lokalin e tij dhe nёn kёrcenimin e armёs kanë grabitur të holla (pazarin ditor)”, thuhet në komunikatën për media nga drejtoria e policisë në Pejë.
“Gjatë hetimeve intensive të zhvilluara nga hetuesit e Sektorit Rajonal për Hetime, fillimisht e kanё identifikuar veturën e cila dyshohet se është përdorur në rast dhe me datën 19.10.2020, Policia e Kosovës arritur të arrestojë tё dyshuarit: Z. V. i lindur me 2001, D. K i lindur me 2001 dhe B. P. lindur me 1990”, tregohet më tej në komunikatën e policisë.
Ndërkaq, të dyshuarit pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë ndaluar për 48 orë.