Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ditën e djeshme ka gjetur mjet të pashpërthyer në Gjakovë, raporton Front Online.
Njoftimi i Policisë:
Gjakovë 16.10.2020-08:10. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se derisa ishte duke ecur ka vërejtur mjetet e dyshimta. Njësitet policore kanë bërë sigurimin e vendit të ngjarjes dhe njësiti për deminim ka bërë tërheqjen e mjetit pa ndonjë incident.