×
  • Lajme
  • Lajme

    Pacolli: Qeveria Hoti s’ka fuqi politike, s’mund ta luftojë korrupsionin dhe krimin

    FrontOnline
    17 Tetor 2020

    Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka thënë se Qeveria Hoti nuk është qeveri që mund ta luftojë korrupsionin dhe krimin e organizuar, pasiqë sipas saj, nuk ka vullnet dhe fuqi politike.

    Ajo në Interaktiv të KTV-së ka deklaruar se Raporti i Bashkimit Evropian për vitin 2021, do të ishte pozitiv në rast se Vetëvendosje dhe Qeveria Kurti, do ishin në pushtet.

    “Ne patëm një shans, që Raporti i vitit 2021, të jetë një raport pozitiv për Kosovën sepse tani kemi raportin e vitit 2020, ai e vlerëson se çfarë ka ndodhur gjatë vitit 2019, tregon që ka ardhur në pushtet një parti parti politike që ka për detyrë luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, dhe ka qëllim vendosshmëri dhe është e gatshme ta bëjë një gjë të tillë. Pastaj, pas tre muajsh e kemi një qeveri tjetër të cilën, raporti nuk e vlerëson se është qeveri e cila, do ta dërgojë vendin drejt zhvillimit ekonomik”, ka deklaruar deputetja Pacolli.

    Deputetja e VV-së tutje ka thënë se asnjë punë e mirë e Qeverisë Hoti nuk përmendet në këtë Raport, ndërsa thotë se po të ishte partia e saj në pushtet, do të kishte përkushtim dhe sakrificë që ta shpie Kosovën drejt integrimit të Bashkimit Evropian.

    “Jam 95% e sigurt që në vitin 2021, ne do të kishim ndryshime në pothuajse shumicën e sektorëve, e sidomos në atë të luftimit të korrupsionit, krimit të organizuar dhe në hetimin e rasteve në nivelin e lartë politik, pra në konfiskimin e pasurisë së paligjshme”, ka potencuar tutje ajo.

    Pacolli ndër të tjera ka shtuar se Kosova duhet të ketë një forcë politike që ka vullnet politik në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe BE-ja ta konsiderojë një qeverisje me vullnet të fortë.

    Apliko online për kredi në IBAS, përfito subvencionim nga Qeveria
    Nga Rubrika
    Lajme03 Maj 2024
    Në fund të javës së ardhshme pritet që të përcaktohet agjenda e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës dhe të ketë...
    Lajme03 Maj 2024
    Drejtori i Televizionit të Kosovës, Rilind Gërvalla ka reaguar për gjuhën e përdorur nga deputeti Dimal Basha në studiot e RTK, duke e...
    Lajme03 Maj 2024
    Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri tha se Albin Kurti ka ardhur ne pozicionin me mbrojt Kushtetutën e Kosovës që është dizajnu nga presidenti...
    Të tjera
    Lajme03 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se keqbërësit kibernetikë çdo ditë tentojnë të kryejnë sulme kibernetike të llojeve të ndryshme, duke shpresuar apo...
    Bota/Rajoni03 Maj 2024
    "Unë politikan nuk jam, jam veprimtar, dhe objekivi ynë është më i larti, dhe VLEN-in nuk e kemi pasur konkurrent, dhe në...
    Lajme03 Maj 2024
    Drejtori i televizionit në Radio Televizionin e Kosovës, Rilind Gërvalla i  ka drejtuar një letër organizatës “Reporterët pa kufij”, e ku tha se...
    Lajme03 Maj 2024
    Një rugovast është emocionuar gjatë takimit me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, shkruan Gazeta Express. Ai tha se është dridhur kur e...
    Lajme03 Maj 2024
    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka dënuar gjuhën e përdorur të deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje Dimal Basha. Deputeti Dimal Basha e ka...
    Lajme03 Maj 2024
    Njohësi i mediave dhe profesori i gazetarisë në Universitetin e Prishtinës, Alban Zeneli, në një prononcim për FrontOnline thotë se raporti i...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.