×
  • Lajme
  • Lajme

    A do të mbështeten me 200 euro të gjithë fëmijët e sapolindur në vitin 2020, në Kamenicë?

    FrontOnline
    15 Tetor 2020

    Tani e tutje të gjithë fëmijët e sapolindur në komunën e Kamenicës do të mbështeten me nga 200 euro. Kryetari i kësaj komune, Qëndron Kastrati, ka vlerësuar se lindja dhe rritja e fëmijëve është sfidë e përgjegjësi e madhe, andaj çiftet tani e tutje do të subvencionohen me nga 200 euro.

    Ndërkaq, Margarita Rashiti, Udhëheqëse e Zyrës për Komunikim dhe Marrëdhënie me Publikun për IndeksOnline ka thënë se ky vendim vlen për fëmijët e sapolindur nga 8 tetori e këndej. “Subvencionimi i foshnjeve të porsalindura, do të bëhet vetëm nga periudha e datës së nënshkrimit të vendimit nga kryetari i komunës.

    Pra, vendimi hyn në fuqi në ditën e nënshkrimit që i bie nga data 8 tetor të këtij viti. Ndërkaq, nga viti 2021 do të bëhet subvencionimi për të gjitha foshnjet. Ndarja e mjeteve për çiftet që do të bëhen prindër, do të filloj pas kërkesës së tyre dhe sjelljen e dokumenteve të nevojshme që janë të parapara nga komisioni i formuar për subvencione”, ka thënë ajo.

    Por kjo komunë ndryshe nga ajo e Vushtrrisë që do të shpërndaj 120 euro me qëllim që fëmijët e sapolindur të pajisen me një shtrat ose me paisjet e nevojshme, ka vendosur ti’u jap mjetet prindërve të fonjave që t’i shfrytëzojnë për atë që iu duhet. “Ne kemi menduar që forma më e përshtatshme e subvencionimit është ajo monetare sepse prindërit e dinë më mirë se çfarë kanë nevojë për foshnjën e tyre”, shtoi ai.

    Ndryshe, komuna e Suharekës është e komuna e parë që ka marrë këtë vendim të pasur nga ajo e Vushtrrisë, , Ferizajt, Obiliqit, Skenderajt e Kamenicës.

    Filloi aplikimi për gjeneratën e 10-të të KEDS Academy për nxënës dhe studentë të rinj
    Nga Rubrika
    Lajme06 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka uruar Jose Raúl Mulino për zgjedhjen si presidenti i Panamasë. Ajo ka uruar që të...
    Lajme06 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar më parë në platformën “X”, për takimin që ka pasur me ambasadorët e Francës, Britanisë...
    Lajme06 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një takim me përfaqësuesit e vendeve të QUINT-it: SHBA-së, Mbretërisë së Bashkuar, Gjermanisë, Italisë dhe Francës,...
    Të tjera
    Sport06 Maj 2024
    Edon Zhegrova ka shënuar një tjetër gol në kampionatin francez. Ylli kosovar ka shënuar golin e dytë të Lille në ndeshjen e...
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, të hënën, dy ditë para zgjedhjeve parlamentare në Maqedoninë e Veriut, ka thënë se është lutur nga Kryetari...
    Lajme06 Maj 2024
    Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë Sergej Lavrov ka biseduar në telefon  për situatën në Kosovë, me kryetaren e Kuvendit të...
    Sport06 Maj 2024
    Përfaqësuesja e Kosovës ka shënuar një tjetër sukses kësaj radhe në sportin e hendbollit. Grupmosha U18 e hendbollistëve të Kosovës e ka...
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Grupi militant Hamas thotë se ka pranuar propozimin për armëpushim të ndërmjetësuar nga Egjipti dhe Katari për t’i dhënë fund luftës shtatë-mujore...
    Lajme06 Maj 2024
    Për tre ditë Policia e Gjakovës ka konfiskuar 70 motoçikleta. Kjo për shkak të tejkalimit të shpejtësisë dhe kundërvajtjeve tjera. “Përveç masave...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.