×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputeti i AAK-së kundër vendimit të ministrit Reçica

    FrontOnline
    14 Tetor 2020

    Deputeti i Kuvendit nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Gazmend Syla është shprehur kundër vendimit të qeverisë i cili parasheh që çdo veteranë i UÇK-së duhet të lajmërohet dy herë në vit në zyrat e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS).

    Përmes një postimi në Facebook, Syla ka kërkuar nga ministri i MPMS-së, Skender Reçica që ta rishikoi këtë vendim.

    “Pas vendimit të marrë nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, ku çdo veterani i duhet të lajmërohet në zyret e Ministrisë dy herë në vit, për të deklaruar që janë gjallë, shpreh kundërshtimin tim ndaj vendimit, i cili edhe pse mund të ketë qëllim të mirë, zbatimi i tij është në kohën e gabuar. Andaj kërkoj nga ju që të rishikoni këtë vendim dhe të shtyni zbatimin e tij deri pas përfundimit të gjendjes pandemike”, ka shkruar Syla.

    Syla ka thënë se grumbullimi i veteranëve pranë zyrave të MPMS-së, rrezikon edhe shëndetin publik në rrethana pandemie.

    “Grumbullimi i veteranëve pranë zyrave të ministrisë që ju e drejtoni, është përpos i ndaluar, ashtu edhe i rrezikshëm për shëndetin publik, sepse grumbullime të tilla mund të bëhen vatra të përhapjes së virusit”, është shprehur Syla.

    Nga Rubrika
    Lajme26 Korrik 2025
    Albin Kurti para pak minutash në faqen e tij në ‘facebook’ ka njoftuar për takimin me strukturat në Vushtrri, ku edhe kanë...
    Lajme26 Korrik 2025
    Eugen Cakolli nga KDI-ja ka komentuar vazhdimin e seancës për konstituimin e legjislaturës së nëntë sonte nga ora 22:00. Pasi dështoi seanca...
    Lajme26 Korrik 2025
    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se Komuna ka ndërhyrë për pastrimin dhe sanimin e trotuareve në rrugën e Veternikut, ndonëse...
    Të tjera
    Lajme26 Korrik 2025
    Në kuadër të aktiviteteve të organizuara për shënimin e 14-vjetorit të rënies së Heroit Enver Zymeri dhe Ditës Memoriale të zyrtarëve policorë...
    Lajme26 Korrik 2025
    Revista prestigjioze e biznesit, ”Forbes” e ka renditur Shqipërinë si ndër vendet më të mira për të dalë në pension në 2025,...
    Bota/Rajoni26 Korrik 2025
    Mediumi zviceran “Blick.ch” ka publikuar sot një artikull për sasinë e madhe të cigareve të kontrabanduara që futen në Zvicër. Kosova është...
    Lajme26 Korrik 2025
    Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi tha sot se vazhdojnë të përballen me vatra të reja zjarri edhe në fshatrat përreth...
    Lajme26 Korrik 2025
    Policia e Shtetit ka bërë të ditur se e ka gjetur një vajzë të mitur nga Kosova, e cila ishte larguar nga...
    Lajme26 Korrik 2025
    Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, vizitoi nga afër fermerin nga Stublla e Poshtme, të cilit iu dogj shtalla së bashku...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.