×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Nuk janë të gjithë lotët të njëjtë: Ekzistojnë tri lloje lotësh dhe të gjithë kanë funksion shumë të rëndësishëm!

    FrontOnline
    14 Tetor 2020

    Pavarësisht se a qajmë me “lot si shiu”, ose derdhim lot të mëdhenj, të ashtuquajturit lot krokodili, kryesisht janë shprehje e emocioneve tona dhe e asaj që është e domosdoshme “ta nxjerrim” jashtë organizmit

    Mirëpo, nuk janë të gjithë lotët të njëjtë.

    Prodhojmë tri lloje lotësh: bazalë, refleksivë dhe emocionalë.

    Kryesisht lotët kanë funksionin e mirëmbajtjes së shëndetit të syve. Kështu, p.sh., lotët bazalë rrjedhin pandërprerë. Ata pastrojnë dhe lyejnë sytë. Në atë mënyrë sipërfaqen e jashtme të syve e bëjnë të lëmuar dhe na ndihmojnë që të shohim më mirë.

    Lotët refleksivë ndodhin në mënyrë të pavetëdijshme. Ata ndihmojnë që shytë të pastrohen dhe të mbrohen nga irrituesit, duke përfshirë edhe grimcat e pluhurit apo të gazit me bazë sulfuri të cilat lirohen kur me thikë pritet qepa e re.

    Ekzistojnë edhe lotët emocionalë të cilët shfaqen si përgjigje ndaj emocioneve. Konsiderohet që këta lot janë karakteristikë vetëm për llojin njerëzor.

    Doktoranti i psikologjisë në Universitetin Minjo në Portugali, Andre Silva, konsideron që lotët emocionalë mund të shërbejnë si mjet komunikimi joverbal.

    “Bebet kur qajnë u sinjalizojnë nënave të tyre që diçka nuk është në rregull. Qarja është thirrje për kujdes”.

    Qarja është shprehje jashtëzakonisht e fuqishme vizuale e ndjenjave të cilat i përdorim edhe para se të flasim.

    Arsyeja më e fuqishme për qarje emocionale është ndikimi i madh i lotëve në grup.

    Ndërsa fëmija rritet, ai fillon të përdorë lotët për të shprehur emocione, të tilla si lumturia ose trishtimi.

    Ata lot mund të provokojnë dhembshuri dhe ndjeshmëri te të tjerët. Ai është një komunikim i fuqishëm, por edhe një aparat i fuqishëm manipulues.

    Gjithashtu, e qara e bën më të vështirë për disa njerëz të fshehin ndjenjat e tyre kur janë në mes të një gjendjeje ekstreme emocionale, thotë Silva.

    Nga Rubrika
    Lifestyle28 Korrik 2025
    Dashi Horoskopi i datës 28 korrik 2025 nga Christine Haas Falë ndikimit të njëhershëm të Hënës, Venusit dhe Jupiterit, shpirti juaj do...
    Lifestyle25 Korrik 2025
    Ja pse duhet të shmangni ngrirjen dhe konsumimin e lëvores së limonit të tërë Limoni është në përgjithësi shumë i shëndetshëm dhe...
    Lifestyle24 Korrik 2025
    Astrologia Helena Hathor, thotë se disa shenja të horoskopit do të kenë fat me paratë në gjysmën e dytë të vitit 2025....
    Të tjera
    Lajme29 Korrik 2025
    Alban Zogaj, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, është shprehur për “Front Online” se partia e tij është në pritje të aktgjykimit...
    Kronika29 Korrik 2025
    Një shtetas i Serbisë është arrestuar në Prishtinë. Gjatë kontrollit në kamionin e tij, janë gjetur dhe konfiskuar 5 mijë e 800...
    Lajme29 Korrik 2025
    Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka zbarkuar sot në Zubin Potok për t’iu bashkuar operacionit të kërkim-shpëtimit për mërgimtarin 33-vjeçar, i...
    Kronika29 Korrik 2025
    Një burrë është arrestuar nga policia në Suharekë pasi që gjatë kontrollit mjekësor tek një grua, janë vërejtur shenja dhune fizike të...
    Lajme29 Korrik 2025
    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Fadil Demaku, ka deklaruar për “Front Online” se PDK nuk do të nxjerrë qëndrime zyrtare lidhur...
    Kronika29 Korrik 2025
    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të së hënës. Një foshnje e porsalindur është dërguar pa shenja jete...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.