×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Skandali i ri i Erdogan, dërgoi atentator për të vrarë një politikan në Austri?

    FrontOnline
    14 Tetor 2020

    Gazeta prestigjioze amerikane “The New York Times”, ka publikuar sot një shkrim në të cilin tregohet historia e një shtetasi turk i cili ishte cytur të udhëtonte drejt Austrisë për të vrarë një politikan kurdo-austriak.

    Mbrëmjen e muajit të kaluar, siç shkruan NYT, një person i cili thoshte se i përket inteligjencës turke ishte futur brenda një stacioni policor në Vjenë. Ai kishte thënë se është urdhëruar që të vras një politikan kurdo-austriak, dhe se nuk dëshiron që të bëjë një gjë të tillë. Për këtë arsye ai kishte kërkuar mbrojtjen nga policia austriake.

    Ai gjithashtu ka treguar se ishte detyruar që të jepte një dëshmi false e cila ishte shfrytëzuar për të dënuar një shtetas amerikan që kishte punuar në Konsullatën Amerikanë në Stamboll.

    “Nëse është e vërtetë, rrëfimi i burrit të identifikuar si Feyyaz Ozturk, tregon se sa larg mund të shkojnë përgatitjet e presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan për të përndjekur kundërshtarët e tij”, shkruan gazeta amerikane.

    Rrëfimi i Ozturk që është siguruar nga NYT, gazeta thotë se mund të rrëzojë edhe vendimin për dënimin e Metin Topuz, punëtorit të Departamentit të Shtetit në Stamboll.

    Në korrik, Metin Topuz është dënuar me më shumë se 8 vjet burg nga një gjykatë në Turqi me akuzën se kishte ndihmuar një grup terrorist.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni21 Dhjetor 2024
    Në qytetin qendror gjerman të Magdeburgut, njerëzit dhe shërbimet e urgjencës janë mbledhur në numër të madh për të vendosur lule për...
    Bota/Rajoni21 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se ndjehet i lehtësuar që në një periudhë të shkurtër do të mbyllet për një...
    Bota/Rajoni21 Dhjetor 2024
    Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka folur pas sulmeve të së premtes në Magdeburg, duke thënë se “dhuna nuk duhet të mbizotërojë askund”....
    Të tjera
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Pikëkalimet kufitare kanë filluar të ngarkohen edhe më shumë për shkak të rritjes së fluksit të ardhjes së diasporës në vend. Pritjet...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shpërndarë sot në profilin e tij zyrtar një pjesë të fjalimit të tij të mbajtur në...
    Hulumtime21 Dhjetor 2024
    Përballja në kryeqytet mes Prishtinës dhe Malishevës, u mbyll pa gola. As njëra e as tjetra skuadër nuk arriti të bëjë asgjë...
    Bota/Rajoni21 Dhjetor 2024
    Në qytetin qendror gjerman të Magdeburgut, njerëzit dhe shërbimet e urgjencës janë mbledhur në numër të madh për të vendosur lule për...
    Vip21 Dhjetor 2024
    Sara ka biseduar me Drilonin rreth situatës së tyre brenda Big Brother VIP Kosova 3. Ajo ia tha troç Drilonit se “unë...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është nderuar me Çmimin “Grand Excellence 2024” nga Qendra Albanian Excellence, për angazhimin e saj të palëkundur...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.