×
  • Lajme
  • Lajme

    Opozita akuzon qeverisjen e LDK-së në Lipjan për gjendjen e rëndë në objekte shkollore

    FrontOnline
    14 Tetor 2020

    Partia Demokratike e Kosovës, dega në Lipjan nëpërmjet një komunikate ka kritikuar qeverisjen lokale për gjendjen e rëndë nëpër objekte shkollore dhe për punësime në këtë sektor mbi baza familjare e politike.

    “Në shumë raste kemi vërejtur objektet shkollore janë në gjendje të rëndë dhe se nuk i plotësojnë as kushtet minimale për zhvillimin e procesit mësimor. Ne si opozitë kemi kërkuar edhe më herët nga qeverisja e LDK-së që të bëjë investime në përmirësimin e kushteve teknike në objektet shkollore, por kërkesat tona nuk janë marrë parasysh vetëm për shkak të bindjeve politike”, thuhet në komunikatë.

    PDK thotë se është shqetësuese që në shumë shkolla nyjet sanitare janë në gjendje të rëndë dhe se fëmijët mund të marrin ndonjë sëmundje epidemike.

    “Duke e parë këtë gjendje edhe në të kaluarën ne e kemi ngritur zërin nga këndi qytetar dhe asnjëherë nga këndi kritik opozitar. Pra, qytetar të nderuar, ne së shpejti do t’ia adresojmë drejtorisë së arsimit në komunë një listë se cilat pajisje dhe në cilat shkolla saktësisht duhet të intervenohet. Shumë objekte kanë nevojë për riparim të nyjeve sanitare, për ndërrim të dyerve, dritareve, për riparim të mureve, për inventar dhe një varg riparimesh të tjera të cilat ndikojnë drejtpërdrejtë në procesin mësimor”, thuhet më tej në komunikatë.

    Opozita ka bërë me dije se gjatë vizitave të tyre kanë vërejtur se shumë objekte shkollore nuk kanë as kabinete të kimisë, biologjisë apo të informatikës gjë që është shumë e rëndësishme për një proces më cilësor.

    “Ne konstatojmë se kjo qeverisje ka për qëllim vetëm punësimin e militantëve dhe familjarëve të vet në sektorin e arsimit, prandaj, duke e parë gjendjen e rënduar në objektet shkollore tregon më së miri interesimin e komunës për ta rritur cilësinë e mësimit në komunën e Lipjanit”, thuhet në fund të komunikatës.

    Nga Rubrika
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Kandidati për kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, ka thënë se rritja e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta për 50% është...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Altin Krasniqi, jurist i diplomuar dhe një personalitet i njohur në fushën juridike dhe shoqërore, ka njoftuar kandidaturën e tij për deputet...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka ngushëlluar për viktimat e sulmit të mbrëmshëm me veturë në një treg krishtlindjesh në Gjermani “Ngushëllimet e mia...
    Të tjera
    Bota/Rajoni21 Dhjetor 2024
    Numri i të vdekurve nga sulmi me veturë në një treg të Krishtlindjeve në qytetin e Magdeburgut të Gjermanisë u rrit në...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i ka bërë thirrje diasporës që sa më shumë të aplikojnë për t’u regjistruar për votuar në...
    Vip21 Dhjetor 2024
    Leo gjatë orëve të vona të natës është sqaruar me Gjestin dhe Rovenën sa i përket nominimeve. Por Gjesti i tha se...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Shefi i GP të AAK-së, Besnik Tahiri, ka njoftuar se gjendet në një vizitë pesë ditore në Jordani në cilësinë e eskpertit...
    Bota/Rajoni21 Dhjetor 2024
    Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë reaguar për sulmin që u bë ndaj ambasadës së Shqipërisë në Kiev të Ukrainës. Zëdhënësi i...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Kolonat e krijuara në pikat kufitare në Merdare e te Dheu i Bardhë mëngjesin e sotëm kanë filluar të lehtësohen, sipas përditësimit...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.