×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministri Veliu zhvilloi një bisedë telefonike me homologun e tij të Republikës së Turqisë

    FrontOnline
    14 Tetor 2020

    Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, z. Agim Veliu ka zhvilluar sot një bisedë telefonike, me Ministrin e Punëve të Brendshme të Republikës së Turqisë, z. Suleyman Soylu.

    Ministri Veliu falënderoi homologun e tij turk, për përkrahjen që Republika e Turqisë i ka ofruar Republikës së Kosovës, në veçanti Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Policisë së Kosovës në ngritjen e kapaciteteve të tyre.

    Me theks të veçantë u diskutua për menaxhimin e situatës me pandemisë COVID- 19 për të dyja vendet dhe masat e ndërmarra për parandalimin dhe luftimin e saj.

    Gjatë bisedës, ministrat diskutuan edhe për bashkëpunimin ndër-shtetërore mes dy vendeve sa i përket fushës së sigurisë dhe sigurimit të mbështetjes së Turqisë në avancimin e mekanizmave të sigurisë. Poashtu u diskutua edhe për lëvizjet migratore që po përdorin territorin e Republikës së Turqisë dhe përmes korridoreve tjera po arrijnë në Kosovë.

    Ministri i Punëve të Brendshme i Republikës së Turqisë, z. Suleyman Soylu theksoi kontributin dhe punën e Ministrit Veliu dhe Qeverisë së Kosovës si kontribuues i stabilitetit të qëndrueshëm në rajon.

    Gjithashtu, Ministri Soylu shprehi gatishmërinë e Republikës së Turqisë për përkrahje të vazhdueshme për Republikën e Kosovës për anëtarësimin në institucionet dhe mekanizmat e sigurisë.

    Me këtë rast të dy ministrat e Punëve të Brendshme u pajtuan që të takohen në një të ardhme të afërt për intensifikim të bashkëpunimit mes të dy vendeve, me qëllim të forcimit të institucioneve ndër-shtetërore në sundimin e rendit dhe ligjit si dhe sigurisë në këtë pjesë të Ballkanit.

    Punimet në rrjet, KEDS njofton për vendet që s’do të kenë rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme07 Maj 2024
    Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e saj të tretë. Lidhja Demokratike e Kosovës thotë se po vazhdon...
    Lajme07 Maj 2024
    Për pasojat dhe simptomat nga pickimi i rriqrave është prononcuar për Front Online, infektologu Hamdi Ramadani. Ramadani ka thënë se shfaqja e rriqrave...
    Lajme07 Maj 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku në  Konventën e Forumit të Rinisë të kësaj partie tha se Rinia e Lidhjes...
    Të tjera
    Sport07 Maj 2024
    Përfaqësuesja U18 e Kosovës në hendboll ka zhvilluar sot (e martë) ndeshjen e tretë në kuadër të Kampionatit Mesdhetar. Në Ankara të...
    Lajme07 Maj 2024
    Në mbledhjen e mbajtur të Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, unanimisht është vendosur që zëdhënës i LDK-së të emërohet Besian Mustafa....
    Lajme07 Maj 2024
    Ndërsa, drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Malishevës, Hajdin Berisha, në një prononcim për Front Online ka njoftuar se a ka filluar dezisenktimi...
    Lajme07 Maj 2024
    "Kurti duhet të kryejë detyrat e shtëpisë, dhe nuk mundet pa i kryer se pasojat janë të mëdha, gjithëpërfshirëse. Nuk është vetëm...
    Lajme07 Maj 2024
    Kryetari i Lidhjes së Bizneseve të Kosovës, Besart Dreshaj, më bashkëpunëtorë, priti në takim ambasadorin e Malit të Zi në Kosovë, Bernard...
    Lajme07 Maj 2024
    Nga fillimi i vitit 2024 e deri më sot në komunën e Malishevës janë regjistruar 170 raste të pickimit nga rriqrat. Lajmin...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.