Në një kishë të Milanos është martuar më 7 tetor, Luigi Berlusconi me Federica Fumagalli, të cilët i premtuan njëri-tjetrit dashuri të përjetshme.
Të gjitha gratë e familjes ishte të pranishme në ceremoni, ndërsa Silvio Berlusconi dhe Piersilvio u bashkuan me ta në pritjen në Villa Belvedere në Macherio.
E përjavshmja “Chi” ka publikuar së fundmi disa imazhe të çiftit dhe të të ftuarve, të cilët ishin veshur shumë elegantë dhe mbanin të vendosura në fytyrë maska.
Të ftuar ishin vetëm 35 pesë persona, mes të afërmve dhe dëshmitarëve. Djali i ish-kryeministrit të Italisë ka 9 vite me Federican dhe zbuluan se do të martoheshin në Krishtlindjet e vitit të kaluar.
Dasma e tyre ishte planifikuar në fillim të verës, por për shkak të pandemisë u anulua dhe u organizua tani me më pak të ftuar.
“Chi” shkruan se Luigi ka shkuar në kishë i shoqëruar nga nëna e tij, Veronica Lario, e cila dukej shumë elegante. 30 minuta më pas nusja është shoqëruar për në altar me babanë e saj, Fabio.