×
  • Lajme
  • Lajme

    Vuçiq: Marrëveshja në SHBA s’është politike, pozicioni i Serbisë ndaj Kosovës nuk ka ndryshuar

    FrontOnline
    14 Tetor 2020

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se pozicioni i Serbisë karshi Kosovës nuk ka ndryshuar as pas nënshkrimit të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike në Uashington. 

    “Sa i përket pozicionit të Serbisë, ai ka mbetur i pandryshuar”, u përgjigj Vuçiq në pyetjen e një gazetari.

    Vuçiq theksoi se marrëveshja e nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë ka të bëjë vetëm me normalizimin ekonomik, duke thënë se “s’ka asgjë politike”, shkruajnë mediat ruse.

    Presidenti i Serbisë theksoi se ai nuk ishte optimist për sa i përket zgjidhjes së çështjeve politike.

    “Është e qartë se po përballemi me një proces shumë të gjatë, të vështirë do të thoja dhe të dhimbshëm për një kompromis, nëse kjo është e mundur”, u shpreh Vuçiq.

    Vuçiq shtoi se Serbia do ta mbrojë territorin e saj pa u bashkuar me ndonjë strukturë ushtarake.

    “Serbia nuk do të bashkohet kurrë me NATO ose ndonjë strukturë tjetër ushtarake. Do të jetë një shtet i pavarur, autonom, i lirë që i përmbahet politikës së neutralitetit ushtarak”, tha ai.

    Sipas tij, Serbia kurrë nuk do të vendosë sanksione kundër Rusisë edhe në rastin e presionit ndaj Beogradit.

    “Serbia nuk ka vendosur dhe kurrë nuk do të vendosë sanksione ndaj Rusisë. Përkundër faktit që ne ishim nën presion dhe ndoshta do të jemi nën presion, ne jemi në rrugën evropiane, por ne do të mbajmë pozicionin tonë dhe nuk do të prishim marrëdhëniet me Rusinë”, përfundoi Vuçiq.

    Më 4 shtator, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq nënshkruan një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike me ndërmjetësimin e presidentit amerikan, Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë. Kjo marrëveshje – përkundër asaj që thotë Vuçiq – përmban edhe pika politike, jo vetëm ekonomike, siç është zotimi i Serbisë për ta ndalur fushatën për tërheqjen e njohjeve të Kosovës.

    Nga Rubrika
    Lajme30 Dhjetor 2024
    Qytetari nga Gjilani, Migjen Fazliu, i cili njëherësh është edhe drejtor i organizatës kulturore “Varg e Vi”, ka shprehur indinjatën e tij...
    Lajme30 Dhjetor 2024
    Ish-ministri i Mbrojtjes, Anton Quni ka uruar Ditën e Veteranit. “Gëzuar kjo ditë të gjithë veteranëve e bashkëluftëtarëve që me besa-besë i...
    Lajme30 Dhjetor 2024
    Ish-komandanti i UÇK-së, Lahi Brahimaj, është lidhur drejtpërdrejt në T7 në emisionin Frontal me Arsim Lanin pas deklaratave të ministres së Drejtësisë,...
    Të tjera
    Vip30 Dhjetor 2024
    Xheneta dhe Driloni që prej se janë zgjuar nga gjumi kanë nisur përplasjen mes vete. Xheneta kritikoi Drilonin teksa u shpreh se...
    Vip30 Dhjetor 2024
    “Gresa këndo mamit edhe pse s’ke za”, ishin fjalët që nëna i tha Gresës kur erdhi dhe e takoi në Big Brother...
    Vip30 Dhjetor 2024
    Disa veprime të Gresës, kanë bërë që Rovena të bëjë disa batuta në prani të banorëve të tjerë në shtëpi. Ajo u...
    Vip30 Dhjetor 2024
    Driloni ka folur me Gjestin pasi Xheneta e akuzoi se ia shikonte gjoksin. Driloni, mes tjerash, i tregoi Gjestin edhe për ato...
    Vip30 Dhjetor 2024
    Një pjesë e banorëve sot kanë luajtur pantomime në Big Brother VIP Kosova 3. Të mbledhur në dhomën e ditës, banorët me...
    Vip30 Dhjetor 2024
    Driloni e ka quajtur ”rrence” Xhenetën, e cila akuzonte atë se e kishte shiquar në momentet e saj intime. ”Kërkush so ka...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.