×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Nga nesër në Shqipëri të gjithë me maska, gjobat për mosrespektim 3-5 mijë lekë

    FrontOnline
    14 Tetor 2020

    Duke filluar nga nesër në Shqipëri do të hyjë në fuqi mbajtja e maskës edhe në ambientet jashtë shtëpisë, për të frenuar përhapjen e koronavirusit në vend.

    ISHP ka përcaktuar qartë kushtet e reja si dhe kategoritë që përjashtohen nga ky rregull i ri. Po ashtu, në këtë vendim përcaktohen qartë dhe mosha e fëmijëve që duhet të përdorim maskë. Sipas ISHP-së, përveç maskave mjekësore një përdorimshme, barrierat mbrojtëse të fytyrës që përdoren në komunitet, përfshijnë forma të ndryshme të maskave komerciale ose të përgatitura në mënyrë artizanale nga tekstili ose materiale të tjera.

    Gjatë një deklarate për mediat, kreu i ISHP-së Albana Fico deklaroi se maska/barriera mbrojtëse e fytyrës ndihmon në zvogëlimin e përhapjes së infeksionit në komunitet duke minimizuar transmetimin e tij nëpërmjet spërklave nga individë të infektuar.

    Sipas saj, përdorimi i barrierës mbrojtëse duhet të konsiderohet vetëm si një masë plotësuese dhe jo si zëvendësim i masave parandaluese. Ajo duhet të zbatohet së bashku me distancën fizike 1.5-2 m dhe higjienën e duarve.

    Përdorimi korrekt i barrierës mbrojtëse (maskës)

    Kërkon që:

    – Maska e fytyrës duhet të mbulojë plotësisht hundën, gojën dhe mjekrën.

    – Është e rëndësishme të pastrohen duart me sapun dhe ujë ose desinfektues duarsh me bazë alkooli përpara se të vendoset dhe hiqet maska.

    – Maska nuk duhet të preket kur vendoset.

    – Maska duhet të hiqet nga pas, duke shmangur prekjen e përparme të saj duke palosur qoshet e jashtme së bashku.

    – Maska kirurgjikale hidhet në koshin e mbetjeve pas heqjes.

    – Maska jo mjekësore prej tekstili, e ripërdorshme pasi hiqet duhet të lahet pas çdo përdorimi, duke përdorur larës të zakonshëm në 60° C.

    Kur duhet të mbahet maska

    Barriera mbrojtëse (maska) duhet patur gjithmonë me vete. Përdorimi i barrierës mbrojtëse (maskës) jashtë shtëpisë rekomandohet parimisht në këto raste:

    a. Sa herë dilni nga shtëpia;

    b. Çdo individ mbi moshën 11 vjeç;

    c. Gjatë të gjithë ditës gjatë të gjithë veprimtarisë jashtë banesës.

    d. Në çdo dyqan, supermarket apo aktivitet tregtar

    e. Në të gjitha mjetet e transportit publik dhe jo publik kur në to gjenden persona të tjerë përveç drejtuesit të automjetit.

    f. Edhe gjatë ecjes në rrugë

    g. Gjatë qëndrimit në të gjitha vendet publike të hapura si park apo shesh

    h. Gjatë të gjithë aktivitetit të punës në zyra, të gjithë institucionet publike dhe jo publike, teatër, kinema, muze, biblioteka, etj

    i. Në hyrje dhe dalje nga banesa si dhe ashensorë

    j. Përpara dhe pas konsumit të ushqimit në bare dhe restorante

    k. Në motoçikletë kur merr një person tjetër jo anëtare të familjes

    l. Nëse jeni duke u kujdesur në shtëpi për një familjar me COVID-19

    m. Në të gjitha institucionet fetare.

    n. Nga personat që e kanë kaluar SARS COV -2 për t’u mbrojtur nga shkatarët e tjerë infektivë respiratorë.

    o. Në institucionet arsimore dhe ato të kujdesit shëndetësor sipas rekomandimeve të mëparshme.

    Modifikimet e përdorimit të barrierës mbrojtëse maskës

    Ka disa raste që ju lejohet ta hiqni barrierën mbrojtëse apo të modifikoni përdorimin e saj:

    a. Nëse kërkohet për qëllime të identifikimit personal nga zyrtarët përkatës në polici, në bankë, postë, gjykatë, etj

    b. Gjatë ngrënies apo konsumimit të pijeve por në hyrje e në dalje nga baret dhe restorantet maska duhet të vendoset.

    c. Gjatë proçesit të manipulimeve dentare por në hyrje e në dalje nga klinika maska duhet të vendoset.

    d. Nga personat që mbajnë/drejtojnë lutjen/shërbesën/ceremoninë fetare

    e. Nga persona me humbje të dëgjimit dhe të folurit ose për personat gjatë kohës së komunikimit me ta, nëse nuk kanë mundësi të përdorin maska të posaçme (trasparente).

    f. Nëse kërkohet nga stafi i dyqaneve ose marketeve përkatëse për identifikim të moshës, përfshirë blerjen e produkteve me moshë të kufizuar, siç janë duhani dhe alkooli

    g. Nga punëtorët që punojnë në ambjente të jashtme, gjatë procesit të punës kur sigurohet distance fizike jo më pak se 1.5m.

    h. Nga të ftuarit në emisonet televizive me kusht që të ruhet distanca jo më pak se 1.5 metra.

    1. Rastet përjashtimore të përdorimit të barrierës mbrojtëse (maskës) janë:

    a. Në të gjitha rastet kur përdorimi i maskës dëmton shëndetin sipas rekomandimit të mjekut të familjes*).

    b. Nga persona me sëmundje që i bëjnë të paaftë për përdorimin maskës*).

    c. Gjatë ushtrimit të aktiviteteve sportive.

    d. Nga persona të cilët lëvizin të vetëm me biçikletë, motoçikletë apo monopatinë.

    e. Kur në makinë është vetëm drejtuesi i mjetit ose persona që kanë lidhje familjare me të

    f. Në aktivitete që mund të shkaktojnë lagien e maskës, si p.sh. gjatë larjes në pishinë, liqe ose në det.

    g. Në shtëpi me anëtarët e ngushtë të familjes.

    * Atyre që për shkak të moshës, shëndetit ose për arsye të paaftësisë nuk bartin maskë, do t’u kërkohet dokumentacioni shëndetësor që verifikon statusin aspo vërtetimi respektiv.

    Këto ishin rregullat e reja që kemi përcaktuar në udhëzimin e Institutit të Shëndetit Publik.

    Mbajtja e maskës është E DETYRUESHME në çdo ambient jashtë shtëpisë dhe moszbatimi I kësaj masë do të ketë penalitete sipas Aktit Normativ me 3 mijë lekë për shkelësit për herë të parë, dhe 5 mijë lekë për shkelje të përsëritur.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni21 Dhjetor 2024
    Një aksident i rëndë ka ndodhur herët të shtunën në Brazil, ku një autobus i mbushur me pasagjerë përplasi një kamion dhe...
    Bota/Rajoni21 Dhjetor 2024
    Policia gjermane ka njoftuar në një konferencë për shtyp se i dyshuari i sulmit terrorist në Magdeburg i është nënshtruar ekzaminimeve “fizike...
    Bota/Rajoni21 Dhjetor 2024
    Një tërmet me magnitudë 4.7 ballë i shkallës Rihter ka goditur Greqinë pasditen e së shtunës. Sipas mediave në vendin fqinj, lëkundjet sizmike janë...
    Të tjera
    Vip21 Dhjetor 2024
    Gili së bashku me djalin sonte nisin rrugëtimin e “BBVA”. Ata në këtë rrugëtim do të jenë si një banor i vetëm....
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka takuar strukturat e partisë në Llap, për çfarë ka thënë se takimi u...
    Hulumtime21 Dhjetor 2024
    Sonte zhvillohet super meçi mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fury, që është i dyti mes tyre brenda këtij viti. Ky duel pritet...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani i ka uruar mirëseardhje në Kosovë kompanisë së shërbimeve cilësore të internetit Starlink. “Mirësevjen në Kosovë”, ka...
    Vip21 Dhjetor 2024
    Egli Tako është banorja e parë që ka hyrë në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Ajo është 27 vjeçe dhe ka...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Shtatë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksident që ka ndodhur mbrëmjen e sotme të Dheu i Bardhë, në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.