×
  • Lajme
  • Lajme

    Kosova pranon donacion edhe 100 mijë teste PCR

    FrontOnline
    14 Tetor 2020

    Ministria e Shëndetësisë ka pranuar një donacion prej 100 mijë testeve molekulare për COVID-19 dhe pajisje të tjera përcjellëse nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri të Hapur (KFOS).

    Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, këtë donacion e ka konsideruar si një lajm të mirë pasi që rrit fuqinë testuese karshi mobilizimit të vendit karshi pandemisë.

    Zemaj: 100 mijë testet rrisin fuqinë testuese në Kosovë

    “Lajmi i mirë është që Fondacioni ka siguruar dhe sot dorëzon një donacion të çmueshëm prej 100 mijë testeve molekulare dhe pajisjeve të tjera përcjellëse, vlera e të cilit është një shumë e konsiderueshme prej 1.5 milionë dollarësh. Donacioni është kontribut i çmueshëm i rëndësishëm për këtë fazë të menaxhimit të pandemisë e rrit fuqinë testuese, përgatitjet tona karshi mobilizimit tonë për testime të nevojshme dhe të domosdoshme që ta kemi situatën pandemike nën kontroll…Kjo ndihmë besojmë dhe shpresojmë që do na ndihmojë shumë neve profesionistëve shëndetësore, IKSHP-së që në angazhimit tonë të përbashkët të ecim sigurt mëtutjeshëm”, tha Zemaj.

    Zemaj tutje tha se përkundër që situata pandemike është e qetë, kujdesi nuk duhet të mungojë.

    Ai ka siguruar të gjithë qytetarët e Kosovës se të gjithë do të testohen bazuar në nevojat për testim.

    Zemaj: Duke respektuar masat mund të kemi situatë stabile

    “Ne jemi në një situatë emergjente, asnjëherë nuk jemi larguar qoftë edhe nga puna dhe parashikimi për të ardhmen, pavarësisht që Kosova është ndër vendet që gëzon statutin për menaxhimin më të mirë të situatës pandemike, duhet të jemi të kujdesshëm dhe vigjilent dhe ta ruajmë këtë situatë. Përgatitjet që po i shihni, rritja e kapaciteteve testuese, rritja e kapaciteteve spitalore duhet të na shërbejë më shumë si përgjegjësi rreth të ardhmes tonë apo edhe rreth ruajtjes nga rritja e infeksionit…Sa i përket masave ajo çka po bëjmë intezivisht është kërkesa për respektim strikt të masave vetëm kështu ne mund të kemi një situatë stabile dhe mos të kemi rishikim të masave apo kufizim siç i kishim gjatë muajve korrik dhe shtator”, deklaroi i pari i Shëndetësisë në vend.

    Ministri Zemaj në këtë konferencë për media foli edhe rreth rritjes së kapaciteteve shtesë derisa tha se deri në fund të muajit në qendrat rajonale të IKSHPK-së do të pajisjen me testet PCR.

    Zemaj: Deri në fund të muajit Qendrat Rajonale do pajisjen me testet PCR

    “Kemi edhe gjashtë pajisje që janë në proces të liferimit janë blerë është nënshkruar kontrata jemi duke i bërë përgatitjet në gjashtë qendrat janë disa përmirësime në objektet nga Prizrenit që e kemi parë në aspektin fizik dhe në atë të Gjilanit, dhe në fund të muajit në gjashtë qendrat rajonale do kenë testet PCR. Pavarësisht këtyre testeve që po i marrim nga donatori dhe nga miqtë e Kosovës ne jemi duke siguruar edhe procedura të tjera që të kemi rritje të kapaciteteve testuese edhe të 60 mijë testeve sipas kërkesës së laboratorit të IKSHP-së“, tha ai.

    Kurse, drejtori ekzekutiv i Fondacionit Kosovar për Shoqëri të Hapur (KFOS), Luan Shllaku shprehu besimin e tij që këto teste do e zbusin edhe më tutje situatën e përgjithshme epidemiologjike në vend.

    Shllaku: Këto teste u realizuan për një kohë të shkurtër

    “Ne flasim për 100 mijë teste që shpresoj që sado kudo do ta zbusin situatën e përgjithshme për të cilën të gjithë po luftojmë. Ne kishim kënaqësi që të punojmë me kolegët e IKSHP-së.. Ky grant është realizuar për një kohë të shkurtër sepse jemi në kohë të emergjencës nuk kemi kohë për tepër shumë burokraci”, tha Shllaku.

    Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj i pyetur për fillimin e hetimeve për tenderët e dhënë nga Ministria e Shëndetësisë gjatë kohës kur ajo udhëhiqej nga Arben Vitia, tha se nuk ka të bëjë asgjë me këtë çështje dhe se kjo më së paku i intereson. /B.Ibishi/

    Nga Rubrika
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Kandidati për kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, ka thënë se rritja e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta për 50% është...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Altin Krasniqi, jurist i diplomuar dhe një personalitet i njohur në fushën juridike dhe shoqërore, ka njoftuar kandidaturën e tij për deputet...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka ngushëlluar për viktimat e sulmit të mbrëmshëm me veturë në një treg krishtlindjesh në Gjermani “Ngushëllimet e mia...
    Të tjera
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Policia ka bërë të ditur se e kanë parandaluar edhe një rast tjetër të kontrabandimit me mallra. Në njoftimin e lëshuar thuhet...
    Bota/Rajoni21 Dhjetor 2024
    Numri i të vdekurve nga sulmi me veturë në një treg të Krishtlindjeve në qytetin e Magdeburgut të Gjermanisë u rrit në...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i ka bërë thirrje diasporës që sa më shumë të aplikojnë për t’u regjistruar për votuar në...
    Vip21 Dhjetor 2024
    Leo gjatë orëve të vona të natës është sqaruar me Gjestin dhe Rovenën sa i përket nominimeve. Por Gjesti i tha se...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Shefi i GP të AAK-së, Besnik Tahiri, ka njoftuar se gjendet në një vizitë pesë ditore në Jordani në cilësinë e eskpertit...
    Bota/Rajoni21 Dhjetor 2024
    Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë reaguar për sulmin që u bë ndaj ambasadës së Shqipërisë në Kiev të Ukrainës. Zëdhënësi i...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.