×
  • Lajme
  • Lajme

    KMDLNj: Prishtina është shndërruar në kryeqytet të qenve

    FrontOnline
    14 Tetor 2020

    Ditë më parë në Prishtinë qentë endacakë sulmuan një nxënës. Për çka ka reaguar Këshilli i Mbrojtjeve për të Drejtat e Lirive të Njeriut (KMDLNj) duke thënë se problemi i qenve endacakë nuk duhet të jetë apo të trajtohet si çështje që i takon vetëm komunës por edhe ministrive përkatëse.

    Nëpërmjet një komunikate për media nga KMDLNj thuhet se komuna e Prishtinës por edhe Qeveria e Kosovës përmes ministrive përkatëse duhet të ndajë mjete shtesë për organizatat që merren me trajtimin dhe strehimin e qenve.

    “Problemi i qenve endacakë në asnjë mënyrë nuk duhet të jetë apo trajtohet si çështje që i takon vetëm institucioneve të kryeqytetit por se duhet që edhe ministritë përkatëse të kontribuojnë në zgjidhjen e këtij problemi . Përkundër faktit se komuna e Prishtinës i ka shenjëzuar qentë e kryeqytetit sikur që e kanë bërë sterilizimin për të mbajtur nën kontroll numrin e tyre , vërehet se rrugëve të kryeqytetit ka qenë të ardhur e që nuk janë të shenjëzuar e që nënkupton se as që janë trajtuar me vaksina apo është bërë sterilizimi i tyre. Komuna e Prishtinës por edhe Qeveria e Kosovës përmes ministrive përkatëse duhet të ndajë mjete shtesë për organizatat që merren me trajtimin dhe strehimin e qenve, të rrisë kapacitetin e strehimoreve në mënyrë që të krijohen kushtet dhe mundësitë që qentë e kryeqytetit të trajtohen në kushte më të mira dhe të mos paraqesin rrezik për jetën dhe sigurinë e qytetarëve”, thuhet në komunikatë.

    Derisa ka numëruar premtimet që u dhanë në zgjedhjet lokale nga kandidatët për kryetar të Prishtinës, KMDLNj thotë se tash qartazi Prishtina është shndërruar në kryeqytet të qenve.

    “Gjatë fushatave parazgjedhore për zgjedhje lokale , kandidatët për kryetar të Prishtinës patën premtuar një Prishtinë metropolitane, rregullimin e transportit publik me tramvajë, ndërtimin e metros deri në Fushë Kosovë , hapësira të gjelbërta dhe parqe , Shtëpinë e Operas , parkingje të mjaftueshme nëntokësore dhe mbitokësore ndërkaq që nuk kanë qenë në gjendje ta ndërtojnë as edhe një WC të vetme publike. Tash , qartazi po duket se Prishtina është shndërruar në kryeqytet të qenve dhe mundësi e hatashme që përmes ndërtimeve të pakontrolluara të legalizohet mafia e ndërtimit e që në fakt po i riciklon paratë e pista dhe të fituara nga aktivitetet kriminale ( një pjesë e tyre ) ndryshe nuk mund të kuptohet ndërtimi aq i madh i banesave kurse çmimi i tyre asnjëherë nuk ulet në kohën që nuk ka nevojë për aq shumë banesa . Në mungesë të hapësirave të gjelbërta dhe hapësirave për rekreacion , Prishtina po shndërrohet në varrezë masive arkitektonike”, thuhet mes tjerash në komunikatë.

    Nga Rubrika
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Kandidati për kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, ka thënë se rritja e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta për 50% është...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Altin Krasniqi, jurist i diplomuar dhe një personalitet i njohur në fushën juridike dhe shoqërore, ka njoftuar kandidaturën e tij për deputet...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka ngushëlluar për viktimat e sulmit të mbrëmshëm me veturë në një treg krishtlindjesh në Gjermani “Ngushëllimet e mia...
    Të tjera
    Bota/Rajoni21 Dhjetor 2024
    Numri i të vdekurve nga sulmi me veturë në një treg të Krishtlindjeve në qytetin e Magdeburgut të Gjermanisë u rrit në...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i ka bërë thirrje diasporës që sa më shumë të aplikojnë për t’u regjistruar për votuar në...
    Vip21 Dhjetor 2024
    Leo gjatë orëve të vona të natës është sqaruar me Gjestin dhe Rovenën sa i përket nominimeve. Por Gjesti i tha se...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Shefi i GP të AAK-së, Besnik Tahiri, ka njoftuar se gjendet në një vizitë pesë ditore në Jordani në cilësinë e eskpertit...
    Bota/Rajoni21 Dhjetor 2024
    Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë reaguar për sulmin që u bë ndaj ambasadës së Shqipërisë në Kiev të Ukrainës. Zëdhënësi i...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Kolonat e krijuara në pikat kufitare në Merdare e te Dheu i Bardhë mëngjesin e sotëm kanë filluar të lehtësohen, sipas përditësimit...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.