×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Kushtet e reja të BE, për të shmangur një izolim të dytë këto janë rregullat e lëvizje

    FrontOnline
    14 Tetor 2020

    Sot u zyrtarizua në Luksemburg sistemi “semafori i BE”, i propozuar nga Komisioni Evropian në shtator. Sipas këtij propozimi, qeveritë synojnë që të shmanget mbyllja e kufijve, e cila do të kishte pasoja të tmerrshme për ekonomitë e Eurozonës, por edhe të vendoset tampon i detyrueshëm për të gjithë personat që hyjnë nga zonat e kuqe

    Sipas marrëveshjes, Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve do të publikojë një hartë javore të situatës rajonale në vendet e BE, me një kod ngjyrash bazuar në nivelin e rrezikut: E gjelbër, portokalli dhe e kuqe.

    Informacioni do të bëhet i disponueshëm online, ku përdoruesit mund të kërkojnë vende të veçanta për të parë nëse kufijtë janë të hapur dhe cilat kufizime ekzistojnë, si dhe lidhje me informacionin epidemiologjik të vendit.

    Ngjyra e semaforit të një rajoni të caktuar do të varet nga numri i rasteve të reja për 100,000 banorë gjatë 14 ditëve të fundit dhe shkalla e testeve pozitive.

    Ndërsa pjesë e këtij sistemi do të shtohet edhe ngjyra ‘gri’, për zonat ku ka të dhëna të pamjaftueshme ose ku numri i testeve të kryera për 100,000 banorë konsiderohet shumë i ulët.

    Si do funksionojë:

    Udhëtarët që vijnë nga një zonë portokalli, e kuqe ose gri mund t’u kërkohet t’i nënshtrohen karantinës pas mbërritjes.

    Ata që vijnë nga zona të gjelbërta të përcaktuara me kritere të përbashkëta nuk do të vuajnë asnjë lloj kufizimi në lëvizje dhe udhëtim.

    Sistemi i ngjyrave u përcaktua kështu:

    Të kuqe: Zonat me rrezik të lartë, që kanë më shumë se 50 raste për 100.000 njerëz me 4% që testohen pozitivë ose më shumë se 150 raste për 100.000 me më pak se 4% të testohen pozitivë.

    Portokalli: Zonat me rrezik të mesëm, me më shumë se 25 raste për 100.000 njerëz me 4% që testohen pozitivë ose rreth 25 raste për 100.000 njerëz me më pak se 4% të testohen pozitivë.

    E gjelbër: Zonat me rrezik të ulët, me më pak se 25 raste për 100.000 njerëz me më pak se 4% të testohen pozitivë.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni11 Mars 2025
    Euronews Serbia ka raportuar për një vizitë në Beograd të Donald Trump Jr, djali i presidentit të ShBA-së Donald Trump. Ky medium...
    Bota/Rajoni11 Mars 2025
    Zyrtarët ukrainas dhe amerikanë filluan bisedimet e tyre në Arabinë Saudite të martën për të gjetur një rrugë drejt përfundimit të luftës...
    Bota/Rajoni11 Mars 2025
    Më shumë se 30 shefa ushtarakë nga e gjithë bota janë mbledhur sot në Paris për të diskutuar krijimin e një force...
    Të tjera
    Sport11 Mars 2025
    Mesfushori francez, Paul Pogba, ka mbetur jashtë fushës për një kohë shkaku i një pezullimi nga dopingu. Pogba tani është i lirë...
    Lajme11 Mars 2025
    Me arsyetimin se janë shkelur të drejtat e tij themelore me mbajtjen e tij në paraburgim, Haxhi Shala kishte bërë ankesë në...
    Kronika11 Mars 2025
    Një person është sulmuar me thikë pas një mosmarrëveshje që kishte me të dyshuarin. Policia ka konfiskuar një brisk, ndërsa i dyshuari...
    Lajme11 Mars 2025
    Partia Demokratike e Kosovës ka përkujtuar demonstratat studentore në përvjetorin e 44-të. Përmes një postimi në Facebook, kjo parti thotë se kujtimi...
    Kronika11 Mars 2025
    Një person është dërguar pa shenja jete në emergjencën e Gjilanit. Sipas policisë, vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi mjekësor, ndërsa...
    Kronika11 Mars 2025
    Dy raste të dhunës në familje janë raportuar në Pejë e dy të tjera në Istog. Kjo u bë e ditur nga...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.