×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministrja Bajrami tregon sa milionë euro janë ndarë nga Fondi për rimëkëmbjen ekonomike

    FrontOnline
    14 Tetor 2020

    Mbi 245 milionë euro janë ndarë deri më tani nga Qeveria për masat fiskale të marra për t’iu përgjigjur situatës me pandeminë Covid-19.

    Kështu ka thënë ministrja e Financave Hykmete Bajrami gjatë raportimit në komisinin parlamentar për Buxhet dhe Transfere.

    “Nga 365 milionë euro të pakos për rimëkëmbje ekonomike janë ndarë deri tash 197 milionë. Ndërsa, që nga fillimi i pandemisë me masat emergjente dhe nga Fondi për rimëkëmbje ekonomike janë ndarë deri tash mbi 245 milionë euro”, tha Bajrami.

    Ministrja e Bajrami po ashtu ka theksuar se dje dhe sot janë ekzekutuar mbi 60 milionë euro për bizneset në linjën e subvencionimit të pagave për mbi 208 mijë të punësuar në sektorin privat.

    Ajo po ashtu ka thënë se nga të gjitha masat masa mbështetëse, janë mbi 400 mijë përfitues.

    Ndërsa, në ATK dhe MF janë paraqitur mbi 20 mijë ankesa.

    Zëvendëskryetar i Komisionit nga AAK Gazmend Abrashi ka komplimentuar zbatimin e planit dhe fondit të rimëkëmbjes ekonomike dhe ekzekutimi i mjeteve për masat mbështetëse nga Qeveria.

    “Dje dhe sot ka pasur jehonë fantastike, ndarja e mjeteve për bizneset”, tha Abrashi.

    Anëtarja e Komisionit Mimoza Kusari Lila ka thënë se për këto mjete të cilat po i përmend ministrja Hykmete Bajrami nuk janë ndarë nga ligji i miratuar në parim ditë më parë.

    Deputetja e Kusari Lila ka pyetur minustren Bajrami përse është pritë tre muaj dhe nuk janë ekzekutuar mjetet që prej kur është miratuar rishikimi i Buxhetit 2020?

    Anëtari i Komisionit nga PDK Bedri Hamza tha se këto masa janë të vonuara dhe të pamjaftueshme, teksa tha se përtej kësaj janë edhe pa bazë ligjore.

    Ish-ministri i Financave, Hamza, votimin e rishikimit të buxhetit ia ka atribuua GP të PDK-së.

    “Jemi në muajin tetor dhe ende nuk ka përfunduar pakoja emergjente . Dhe jemi në vendin e fundit për implementimin e masave mbështetëse”, tha Hamza, duke shtuar se disa masa janë implementuar vetëm pas miratimit të ligjit të buxhetit të rishikuar.

    Nga Rubrika
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Eurodeputeti austriak, Thomas Waitz, thotë se është nevojshme që të ketë një format të ri të dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Politikani serb nga Mitrovica e Veriut, Aleksandar Arsenijeviq, i ka larguar dekorimet nga sheshi i këtij qyteti. Ai përmes një videoje propagandoi...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Ministria e Punëve të Brendshme ka përditësuar të dhënat në lidhje me gjendjen në pikat kufitare. MPB ka bërë të ditur se pritjet...
    Të tjera
    Vip21 Dhjetor 2024
    Gili së bashku me djalin sonte nisin rrugëtimin e “BBVA”. Ata në këtë rrugëtim do të jenë si një banor i vetëm....
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka takuar strukturat e partisë në Llap, për çfarë ka thënë se takimi u...
    Hulumtime21 Dhjetor 2024
    Sonte zhvillohet super meçi mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fury, që është i dyti mes tyre brenda këtij viti. Ky duel pritet...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani i ka uruar mirëseardhje në Kosovë kompanisë së shërbimeve cilësore të internetit Starlink. “Mirësevjen në Kosovë”, ka...
    Vip21 Dhjetor 2024
    Egli Tako është banorja e parë që ka hyrë në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Ajo është 27 vjeçe dhe ka...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Shtatë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksident që ka ndodhur mbrëmjen e sotme të Dheu i Bardhë, në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.