×
  • Lajme
  • Lajme

    Shumë gra kanë mbetur pa punë gjatë pandemisë

    FrontOnline
    14 Tetor 2020

    Dy sfidat kryesore me të cilat po vazhdojnë të përballen gratë e Kosovës, janë ritmi i ngadalshëm i zbatimit të ligjit dhe prania e dhunës ne familje. Gratë janë shumë pak të përfshira në sferën publike, e shumë prej tyre kanë mbetur pa punë gjatë kohës së pandemisë. Organizatat për barazi gjinore kërkojnë përfaqësimin e tyre në tryezën e negociatave.

    Kështu u tha në takimin konsultativ me temë “Fuqizimi ekonomik si parakusht i parandalimit të dhunës në familje dhe dhunës në baza gjinore” të organizuar nga Agjencia për Barazi Gjinore në kuadër të Zyrës së Kryeministrit në bashkëpunim me Qendrën Kosovare për Studime Gjinore.

    Drejtoresha e Qendrës Kosovare për Studime Gjinore, Luljeta Demolli tha se ky vit shënon 20-vjetorin e rezolutës 13/25. Ajo ka theksuar se shumë gra kanë mbetur pa punë gjatë kohës së pandemisë Covid-19.

    “Ne duhet të identifikojmë sfidat e reja që na kanë mbetur në këtë luftë. Ne sjellim dy sfida kryesore, ritmin e ngadalshëm të zbatimit të ligjit dhe rritjen e numrit të rasteve të dhunës. Përpos adresimit të dhunës ndaj grave duhet të reflektojnë edhe në fuqizim ekonomik. Gratë nuk janë të përfaqësuara në sferën publike, dhe sfidë është përhapja e pandemisë Covid-19. Shumë gra kanë mbetur pa punë dhe i kanë mbyllur bizneset e tyre. Ne dëshirojmë që gratë të jenë në tryezat e negociatave dhe paqes”, ka shtuar ajo.

    Ndërsa, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti theksoi se ka avancimi në agjendën për barazi gjinore, megjithatë pohoi se gjendja në terren e grave në përgjithësi nuk është e mirë.

    “Besoj që si shoqëri kemi avancuar mjaft në promovimin dhe nivelizimin për barazi gjinore. Gjendja në terren nuk e reflekton këtë vetëdijesim shoqëror që kemi sepse paraqitjet e anktheve dhe dhunës së grave tregon që ka ende shumë punë për t’u bërë. Jemi afër arritjes së objektivit. Mundem t’ju garantoj qe gjatë qeverisjes sonë do të keni mbështetjen e plotë që të promovojmë agjendën për barazi gjinore”, theksoi Hoti.

    Ambasadorja e Suedisë në Kosovë, Karin Hernmarck Ahliny ka përmendur rastet e viktimave të dhunës, për çka tha se të njëjtat ndjehen më të turpëruara se vet ata qe ushtrojnë dhunë.

    “Fuqizimi ekonomik nënkupton shansin për t’u larguar kur nuk jeni duke u trajtuar si qenie njerëzore”, tha ajo.

    Kryetarja e Komisionit për Barazi Gjinore, Teuta Haxhiu theksoi se mbështetja e grave sipërmarrëse duhet të jetë prioritet i qeverisë.

    Pompa e derivateve me çmimet më të lira në Kosovë
    Nga Rubrika
    Lajme06 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka uruar Jose Raúl Mulino për zgjedhjen si presidenti i Panamasë. Ajo ka uruar që të...
    Lajme06 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar më parë në platformën “X”, për takimin që ka pasur me ambasadorët e Francës, Britanisë...
    Lajme06 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një takim me përfaqësuesit e vendeve të QUINT-it: SHBA-së, Mbretërisë së Bashkuar, Gjermanisë, Italisë dhe Francës,...
    Të tjera
    Sport06 Maj 2024
    Edon Zhegrova ka shënuar një tjetër gol në kampionatin francez. Ylli kosovar ka shënuar golin e dytë të Lille në ndeshjen e...
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, të hënën, dy ditë para zgjedhjeve parlamentare në Maqedoninë e Veriut, ka thënë se është lutur nga Kryetari...
    Lajme06 Maj 2024
    Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë Sergej Lavrov ka biseduar në telefon  për situatën në Kosovë, me kryetaren e Kuvendit të...
    Sport06 Maj 2024
    Përfaqësuesja e Kosovës ka shënuar një tjetër sukses kësaj radhe në sportin e hendbollit. Grupmosha U18 e hendbollistëve të Kosovës e ka...
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Grupi militant Hamas thotë se ka pranuar propozimin për armëpushim të ndërmjetësuar nga Egjipti dhe Katari për t’i dhënë fund luftës shtatë-mujore...
    Lajme06 Maj 2024
    Për tre ditë Policia e Gjakovës ka konfiskuar 70 motoçikleta. Kjo për shkak të tejkalimit të shpejtësisë dhe kundërvajtjeve tjera. “Përveç masave...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.