×
  • Kronika
  • Kronika

    Rasti i Granit Elshanit transferohet për gjykim në Gjykatën Themelore në Gjakovë

    FrontOnline
    14 Tetor 2020

    Rasti i Granit Elshanit transferohet për gjykim në Gjykatën Themelore në Gjakovë

    Gjykata Themelore në Pejë nuk do të gjykojë më rastin penal ndaj të akuzuarit Granit Elshani i cili nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) akuzohet për vrasje të rëndë, tri tentim vrasje dhe shkaktim të rrezikut të përgjithshëm.

    Kjo pasi ky rast tani e tutje rasti ndaj Elshani do të gjykohet në Gjykatën Themelore në Gjakovë.

    Një gjë të tillë për “Betimi për Drejtësi”, e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Pejë, Tringa Zhuti.

    Sipas Zhutit arsyeja e transferimit të lëndës në Gjykatën e Gjakovës është bërë me kërkesën e kryetarit të Gjykatës Themelore në Pejë, Armend Berisha, për shkak të mungesës së gjyqtarëve të krimeve të rënda dhe gjyqtarëve tjerë të cilët kanë mbetur, kanë bazë për përjashtim në gjykimin e këtij rasti.

    “Për shkak të pengesave faktike për formimin e trupit gjykues pas pensionimit të kryetarit të trupit gjykues sepse ka mungesë të gjyqtarëve të krimeve të rënda, ndërsa gjyqtarët që kanë mbetur ka pasur bazë për përjashtim”, tha Zhuti.

    Ndryshe, lidhur me këtë rast, Gjykata Themelore në Pejë, më 30 maj të vitit 2018, ka shqiptuar 25 vjet burgim, ndaj Granit Elshanit, i cili akuzohet për vrasje dhe tri tentim vrasje, për ngjarjen që kishte ndodhur në natën e 2 janarit të vitit 2010, në diskotekën “City Club”, në Pejë.

    Kurse, Apeli kishte anuluar aktgjykimin në fjalë, duke miratuar ankesën e mbrojtësit të mëparshëm të akuzuarit Granit Elshani, avokati Ndrecë Dodaj, për shkak se aktgjykimi i shkallës së parë ishte marrë në shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale dhe vërtetim jo të plotë të gjendjes faktike.

    Gjykata e shkallës së dytë ka vlerësuar se dispozitivi i aktgjykimit të shkallës së parë, është në kundërshtim me vetveten dhe me arsyetimin e aktgjykimit dhe nga provat e administruara ka kundërthënie në mes dëshmive të dëshmitarëve rreth përshkrimit të personit i cili ka shtënë me armë.

    Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale të ngritur më 25 nëntor 2016, thuhet se më 2 janar të vitit 2010, në diskotekën “City Club” në Pejë i akuzuari Granit Elshani, kishte hyrë me dy revole të tipit “TT” dhe kishte filluar të shtinte në drejtim të tani të ndjerit Besart Shabi dhe Valdet Kelmendit, i cili ishte plagosur.

    Siç përshkruhet në aktakuzë, natën kritike Granit Elshani, shënjestër të vrasjes kishte anëtarin e familjes Kelmendi, Valdetin, por që plumbi kishte goditur Besart Shabi, i cili kishte qëlluar afër tij.

    Sipas prokurorit, atë natë lëndime kishin pësuar edhe persona të tjerë që ishin mbledhur për të festuar, ndër ta edhe zyrtari policor, Hasan Buqaj.

    Nga Rubrika
    Kronika21 Dhjetor 2024
    Policia ka bërë të ditur se të premten në Prishtinë ka kontrolluar dy lokacione për veprat penale falsifikim i dokumenteve dhe armëmbajtje...
    Kronika21 Dhjetor 2024
    Një person është sulmuar fizikisht nga disa të dyshuar të premten në Gjilan. Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se në vendin...
    Kronika21 Dhjetor 2024
    Një person është sulmuar fizikisht nga disa të tjerë në Gjilan. Ai u dërgua fillimisht në emergjencë në Gjilan dhe më pas...
    Të tjera
    Bota/Rajoni21 Dhjetor 2024
    Në qytetin qendror gjerman të Magdeburgut, njerëzit dhe shërbimet e urgjencës janë mbledhur në numër të madh për të vendosur lule për...
    Vip21 Dhjetor 2024
    Sara ka biseduar me Drilonin rreth situatës së tyre brenda Big Brother VIP Kosova 3. Ajo ia tha troç Drilonit se “unë...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është nderuar me Çmimin “Grand Excellence 2024” nga Qendra Albanian Excellence, për angazhimin e saj të palëkundur...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Periudha e aplikimit për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës është duke vazhduar ende. Periudhë kjo që nisi më 29 gusht do të...
    Bota/Rajoni21 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se ndjehet i lehtësuar që në një periudhë të shkurtër do të mbyllet për një...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    FOR përmes një komunikate për media ka njoftuar se Komanda Rajonale Perëndimore ka përfunduar sot një stërvitje të përbashkët evakuimi përmes operacioneve...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.