×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    OAK: Kërkojmë nga Ministria e Ekonomisë heqjen e dyfishtë të taksës për biznesin e peshkut

    FrontOnline
    14 Tetor 2020

    Problemet e sektorit të peshkut, taksa ekologjik për Rimorkio, vështirësitë që po hasin bizneset si pasojë e pandemisë dhe përfshirja e kërkesave të bizneseve në projektligjin për rimëkëmbje ekonomike, ishin disa nga pikat kyçe të cilat u diskutuan në takimin e Odës së Afarizmit të Kosovës me zëvendësministrin e Ekonomisë, Rexhep Kadriu dhe këshilltarin e ministrit Vllaznim Përgjegjaj.

    Përgjatë këtij takimi Oda e Afarizimit të Kosovës (OAK) shprehu shqetësimet e saja lidhur me gjendjen e krijuar në vend si pasojë e pandemisë.

    Në njoftimin e OAK thuhet se theks i veçantë i’u kushtua çështjes së mos zgjidhjes së problemeve të bizneseve të peshkut.
    Kadriu falënderoi OAK-un për takimin dhe shqetësimet e ngritura si dhe u shpreh i gatshëm për t’i ndihmuar biznesit të peshkut për kalimin e këtyre vështirësive e sidomos gjatë kësaj periudhe të pandemisë.

    Sejdi Arifaj prodhues i peshkut nga Istogu bëri me dije se taksa e dyfishtë e vendosur tash e sa kohë i ka dëmtuar tej mase.

    Si rezultat, i këtij takimi Kadriu bëri me dije se do ta marrë përsipër trajtimin e kësaj çështje, ku do të synoj që në udhëzimin e ardhshëm administrativ ta ulë taksën e pagesës për shfrytëzimin e ujit.

    Kadriu, po ashtu premtoi edhe për mbajtjen e një takimi të përbashkët në mes Ministrisë, OAK-së, bizneseve të peshkut dhe Kompanisë “Drini i Bardhë”, me qëllim të arritjes së një marrëveshje të përbashkët.

    Në këtë takim OAK u përfaqësua nga Skënder Krasniqi-kryetar i bordit, Qëndresa Ibrahimi- koordinatore, Fjolla Smaili- zyrtare për marrëdhënie me publikun, Sejdi Arifaj dhe Sadik Januzaj prodhues të peshkut.

     

    Nga Rubrika
    Ekonomi18 Dhjetor 2024
    Arkitekti Përparim Rama kishte propozuar mega projekte për Komunën e Prishtinës para tri viteve, kur ishte zgjedhur kryetar i Prishtinës, por premtimet...
    Bota/Rajoni16 Dhjetor 2024
    Bitcoin ka arritur në një rekord të ri, duke kapur vlerën e 106 mijë dollarëve përpara se të binte në rreth 105...
    Ekonomi13 Dhjetor 2024
    KESCO ka njoftuar se për sot dhe një pjesë të ditës së nesërme kanë importuar energji elektrike mbi 3.5 milionë euro. Sipas...
    Të tjera
    Bota/Rajoni21 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se ndjehet i lehtësuar që në një periudhë të shkurtër do të mbyllet për një...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    FOR përmes një komunikate për media ka njoftuar se Komanda Rajonale Perëndimore ka përfunduar sot një stërvitje të përbashkët evakuimi përmes operacioneve...
    Bota/Rajoni21 Dhjetor 2024
    Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka folur pas sulmeve të së premtes në Magdeburg, duke thënë se “dhuna nuk duhet të mbizotërojë askund”....
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Me rastin e fundvitit, Artan Nimani, kandidati për deputet  i AAK-se si dhe dhe Kryetar i Forumit Intelektual "Europa 2030", fton të...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Pritjet e mërgimtarëve për të hyrë në Kosovë në pikat kufitare të vendit vetëm se kanë filluar, e po vazhdojnë edhe sot...
    Bota/Rajoni21 Dhjetor 2024
    Ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu, ka publikuar planin e ri të veprimit për sigurinë në shkolla. Manastirliu tha se është vendosur të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.