×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Vdesin 20 banorë të shtëpisë së pleqve, 3 punonjës akuzohen për vrasje

    FrontOnline
    14 Tetor 2020

    Punonjës të një shtëpie të moshuarish në Ticino, dyshohen se kanë shkelur ligjin e epidemisë, shkruan Agjencia e Lajmeve e Zvicrës, SDA.

    Pas vdekjeve të shumta nga koronavirusi në shtëpinë e të moshuarve në Sementina TI në pranverë, prokurori publik i Ticinos ka nisur procedimet penale, transmeton albinfo.ch.

    Tre persona akuzohen për vrasje nga pakujdesia dhe shkelje të Aktit të Epidemive – përfshirë drejtorin e përgjithshëm dhe drejtorin mjekësor

    Prokurori publik i Ticino dhe komuna Bellinzona e kanë bërë të njohur këtë lajm të martën në mbrëmje. Të akuzuarit tashmë janë marrë në pyetje. Ata akuzohen, ndër të tjera, se kanë shkelur detyrimet e tyre zyrtare. Të gjithë ata kanë punuar në shtëpinë e prekur në Sementina. Ndërkaq komuna e Bellinzonës shkruan për katër punonjës të prekur.

    Prokurori publik ka hapur procedimet pasi ka shqyrtuar dokumentet e përpiluara nga  shërbimi mjekësor kantonal, përcjell albinfo.ch. Hetimi drejtohet nga Prokurori i Përgjithshëm Andrea Pagani dhe Prokurorja Pamela Pedretti. Prezumimi i pafajësisë vlen për të gjithë të akuzuarit.

    Sipas raporteve të medias, mbi njëzet banorë kanë vdekur nga Covid-19 në shtëpinë në fjalë midis marsit dhe majit 2020.

    Filloi aplikimi për gjeneratën e 10-të të KEDS Academy për nxënës dhe studentë të rinj
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni07 Maj 2024
    Qytetarët e Maqedonisë së Veriut nesër do të dalin në zgjedhjet e dyfishta për të zgjedhur presidentin e ri të shtetit dhe...
    Bota/Rajoni07 Maj 2024
    Në fshatin Veliqot në Tepelenë është zbuluar një shtëpi e pabanuar, e cila ishte përshtatur për kultivim të bimëve narkotike kanabis në...
    Bota/Rajoni07 Maj 2024
    Bjellorusia i ka filluar të martën stërvitjet ushtarake me raketat dhe avionët luftarakë që janë në gjendje të bartin armë taktike bërthamore,...
    Të tjera
    Sport07 Maj 2024
    Real Madridi do të prezantohet me trofeun e ri të La Ligës dy herë në javën e ardhshme pas një mosmarrëveshjeje me...
    Bota/Rajoni07 Maj 2024
    Në Shqipëri shumica socialiste propozoi sot ndërmarrjen e një cikli të ri reformash të thella të cilat do të duhet të kenë...
    Lajme07 Maj 2024
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka marrë pjesë në panelin e diskutimit me temë “Misionet e stabilizimit si instrument për ruajtjen e...
    Vip07 Maj 2024
    Rihanna mungoi në Met Gala 2024. Pavarësisht se kishte konfirmuar se do të merrte pjesë në ngjarje, këngëtarja 36-vjeçare nuk ishte prezente....
    Lajme07 Maj 2024
    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), në mbledhjen e rregullt të kryesisë të mbajtur sot, ka krijuar Shtabin Zgjedhor për zgjedhjet paramentare....
    Sport07 Maj 2024
    Përfaqësuesja U18 e Kosovës në hendboll ka zhvilluar sot (e martë) ndeshjen e tretë në kuadër të Kampionatit Mesdhetar. Në Ankara të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.