×
  • Lajme
  • Lajme

    Dy djem të vrarë dhe një të zhdukur, Isuf Lokaj flet për natën kritike kur serbët iu erdhën në shtëpi

    FrontOnline
    13 Tetor 2020

    Isuf Lokaj ka dy djem të vrarë dhe një tjetër që edhe sot e kësaj dite mbetet i zhdukur.

    Lokaj për “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini tregon për momentin kur iu vranë djemtë në ish-fshatin Berzhenik tani Dardania3.

    “Natën kritike kemi qenë të mbledhur të shtëpia jonë bashkë me fqinjët. Jemi futur në një podrum. Na kanë zënë të gjithëve. Dy djemtë e mi i kanë ndarë ndërsa neve tjerëve na kanë zhvendosur rreth 200 metra. Na kanë mbajtur armët te koka dhe nuk kemi mundur as të ngremë kokat. Kemi dëgjuar krisma por nuk e kemi ditur se çfarë po ndodh”, tha ai, përcjell Telegrafi.

    “Djalin e madh e kam gjetur në qoshe të shtëpisë të vrarë ditën e nesërme. Djalin e dytë e kanë djegur në shtëpi”.

    Lokaj thotë se gjatë natës kritike të gjithë kanë qëndruar në një dhomë bashkë me mysafirët.

    “Serbët i kanë ditur se ne po mbajmë mysafirë në shtëpi. Neve na kanë ardhur me emra dhe djemtë e mi i kanë thirrur me emra. Kemi qenë familje në sy të tyre. Ne e kemi njohur që njëri nga ta ka qenë inkasanti i rrymës”.

    Isuf Lokaj tregon se sot e kësaj dite nuk di asgjë për djalin e tij që në atë kohë ishte 17-vjeçar.

    “Burimi ka shkuar te nipat në Carabreg. Nga aty ka shkuar në Irzniq e më pas në Prapaqan. Në Prapaqan njerëzit e kanë njohur dhe ka qëndruar me ta. Në Prapaqan tani ka shpërthyer lufta dhe është përzier situata. Ne kemi informacione se Burimi ka kaluar nga Prapaqani dhe flitet se ka shkuar në Tiranë. Nga aty nuk dimë ka shkuar në Itali apo ku ka shkuar”, tregon më tej Isuf Lokaj./

    Nga Rubrika
    Lajme11 Mars 2025
    Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte do të qëndrojë sot për vizitë zyrtare në Kosovë. Atë, po e pret presidentja e...
    Lajme11 Mars 2025
    Një hallakamë e madhe mund të krijohet pas rezultateve përfundimtare të KQZ-së për zgjedhjet e 9 shkurtit. Përderisa Vetëvendosja nuk shkon mbi...
    Lajme11 Mars 2025
    Drejtoresha për Buxhet dhe Financa në Komunën e Gjilanit, Herolinda Murati-Leka, gjatë ditës së djeshme ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje nga...
    Të tjera
    Lajme11 Mars 2025
    Me arsyetimin se janë shkelur të drejtat e tij themelore me mbajtjen e tij në paraburgim, Haxhi Shala kishte bërë ankesë në...
    Kronika11 Mars 2025
    Një person është sulmuar me thikë pas një mosmarrëveshje që kishte me të dyshuarin. Policia ka konfiskuar një brisk, ndërsa i dyshuari...
    Lajme11 Mars 2025
    Partia Demokratike e Kosovës ka përkujtuar demonstratat studentore në përvjetorin e 44-të. Përmes një postimi në Facebook, kjo parti thotë se kujtimi...
    Kronika11 Mars 2025
    Një person është dërguar pa shenja jete në emergjencën e Gjilanit. Sipas policisë, vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi mjekësor, ndërsa...
    Kronika11 Mars 2025
    Dy raste të dhunës në familje janë raportuar në Pejë e dy të tjera në Istog. Kjo u bë e ditur nga...
    Kronika11 Mars 2025
    Një person është arrestuar në Prishtinë nën dyshimin se i njëjti, viktimave  meshkuj, u ka dërguar mesazhe me përmbajtje shqetësuese. Policia tha...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.