×
  • Lajme
  • Lajme

    BE-ja konsiderohet e pafuqishme që të imponojë marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë

    FrontOnline
    13 Tetor 2020

    Bashkimi Evropian nuk e ka fuqinë e duhur që të imoponjë marrëveshje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë, pa bashkëpunimin e duhur me SHBA-në, thonë përfaqësues të shoqërisë civile. Ndërkohë, nga Komisioni Parlamentar për Punë të Jashtme thonë se BE-jae ka kuptuar se çështjen e Kosovës duhet marrë seriozisht.

    Deklarata e shefit të diplomacisë evropiane, Josep Borrell se marrëveshja finale mes Kosovës dhe Serbisëështë cështje mujash e jo vitesh, ngjalli reagime edhe në Kosovë.

    Për Kryetaren e Komisionit për Politikë të Jashtme, Time Kadrijaj, kjo tregon se BE tashmë e ka kuptuar se çështjen e Kosovës duhet marrë seriozisht.

    “Edhe BE tashmë e ka kuptuar se çështja e Kosovës duhet të merret seriozisht sepse një proces i stërzgjatur i dialogut nuk ka më kuptim dhe se procesi duhet të ketë një fund. Unë e kuptoj se angazhimi i SHBA-së në këto marrëveshjet ekonomike i ka mobilizuar edhe vendet e BE-së që të trajtojnë më konkretisht Kosovën”, deklaroi për RTV Dukagjinin Time Kadrijaj.

    Por nga shoqëria civile thonë se BE nuk ka fuqi që të imponoj marrëveshje.

    “Mendoj se është një pretendim i lartë nga BE dhe konsideroj se BE nuk e ka fuqinë për të imponuar marrëveshje brenda disa muajve dhe këtë nuk mund ta bëjë pa një bashkëpunim të ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sido qoftë është një pretendim legjitim i tij [Borrellit]. Konsideroj se kjo është më shumë një pretendim për të treguar para ministrave të jashtëm të shteteve të fuqishme të BE-së se është duke bërë diçka në dialogun Kosovë-Serbi”, deklaroi Arbër Fetahu nga Grupi për Studime Politike dhe Juridike.

    Deklaratat e kryediplomatit të BE-së, Jopseph Borell erdhen gjatë takimit që ky i fundit së bashku me emisarin e BE-së për dialog Mirosllav Lajçak kishin me ministrat e jashtëm të shteteve të Unionit.

    Nga Rubrika
    Lajme30 Dhjetor 2024
    Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Altin Krasniqi, ka uruar Dita e Veteranëve të UÇK-së, duke theksuar rëndësinë e...
    Lajme30 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se këtë vit, krahasuar me vitin 2021, ekonomia vendëse është rritur për rreth 30 për...
    Lajme30 Dhjetor 2024
    Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Bedri Hamza, ka diskutuar me një studente të drejtësisë rreth gjendjes së studentëve. Hamza...
    Të tjera
    Kronika30 Dhjetor 2024
    Dje në një qendër tregtare në Deçan ka ndodhur një vjedhje e armatosur. I dyshuari është arrestuar në vendin e ngjarjes dhe...
    Bota/Rajoni30 Dhjetor 2024
    Dy viktimat në bordin e rrëzimit vdekjeprurës të avionit të Jeju Air të dielën ishin tajlandeze, sipas autoriteteve të Koresë së Jugut....
    Vip30 Dhjetor 2024
    Pasi Vullneti refuzoi të shoh se cila fytyrë publike ka folur për orientimin e tij, disa nga banorët ishin kureshtar të dinin...
    Vip30 Dhjetor 2024
    Gjesti dhe Xheneta kanë diskutuar bashkë me njëri-tjetrin për jetën jashtë izolimit të Big Brother VIP Kosova. Xheneta u shpreh se jashtë...
    Vip30 Dhjetor 2024
    Fitimi ka shkaktuar shumë të qeshura tek banorët teksa bashkë qëndronin në jakuzi. Ai tregonte momente qesharake të përplasjeve mes Xuxit dhe...
    Vip30 Dhjetor 2024
    Sara dhe Fitimi kanë diskutuar bashkë për jetën jashtë izolimit të Big Brother VIP Kosova 3. Sara tregoi se puna e saj...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.