×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Osmani: S’duhet lejuar bosnjizimi i Kosovës, të zbatohet vendimi i Kushtetueses për asociacionin

    FrontOnline
    13 Tetor 2020

    Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka paralajmëruar sot emisarin evropian për dialogun Miroslav Lajçak, se çfarëdo marrëveshje përfundimtare që do të mund të arrihet me Serbinë dhe e cila nuk është e pranueshme për Kuvendin, do të mbetet e pa ratifikuar dhe rrjedhimisht e pazbatueshme.

    Ajo gjatë takimit me diplomatin sllovak theksoi nevojën për konsensus të brendshëm të Kosovës në procesin e dialogut me Serbinë. Në këtë kontekst, kryetarja Osmani ka thënë se sistemi kushtetues i Kosovës dhe unitariteti i vendit janë të pacenueshëm dhe nuk duhet të jenë pjesë e negociatave.

    Osmani i ka thënë të ngarkuarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, për asociacionin duhet të zbatohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës dhe se nuk duhet lejuar bosnjizimi i Kosovës.

    Kryetarja e Kuvendit ka kërkuar nga Lajçak që BE-ja t`i bëjë presion Serbisë për t`iu zbatuar marrëveshjet e deritashme me Kosovën, sikurse edhe t`i ketë parasysh deklarimet me gjuhën e urrejtjes të një pjese të zyrtarëve shtetërorë të Serbisë.

    Ajo, në veçanti ka kërkuar që BE-ja të dënojë ashpër dhe qartë deklarimet lidhur me fshehjen e varrezave masive në Serbi dhe gjithashtu të kërkojë veprime konkrete nga pala serbe për zbardhjen e fatit të të pagjeturve.

    Nga Rubrika
    Lajme11 Mars 2025
    Dy persona janë arrestuar pasi dyshohen se kanë lidhje me disa raste të vjedhjeve të rënda të ndodhura nëpër disa xhami në...
    Lajme11 Mars 2025
    Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, sot pritet ta vizitojë Kosovën në një moment delikat për stabilitetin e rajonit dhe aleancën...
    Lajme11 Mars 2025
    Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, do të qëndrojë për vizitë sot në Kosovë. Ai do të takohet me të paren...
    Të tjera
    Lajme10 Mars 2025
    Dardan Molliqaj nga PSD tha se opozita e ndarë i konvenon vetëm Albin Kurtit, pasi sipas tij, Kurti dëshiron me “mbajtë veç...
    Lajme10 Mars 2025
    Drejtoresha e Drejtorisë së Financave në Gjilan, Herolinda Murati-Leka, ka dhënë zyrtarisht dorëheqjen. Lidhur me këtë, ka reaguar kreu i kësaj komune,...
    Lajme10 Mars 2025
    Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova ka thënë se me Vetëvendosjen nuk...
    Lajme10 Mars 2025
    Deputetja, Duda Balje ka deklaruar se deri më tani nuk është telefonuar nga askush për ndonjë marrëveshje të mundshme koalicioni. Ajo në...
    Lajme10 Mars 2025
    Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza komentoi deklaratën e kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit kur ky i fundit e...
    Bota/Rajoni10 Mars 2025
    Platforma e mediave sociale X u bllokua për gati 12,000 përdorues të hënën dhe pronari i saj Elon Musk tha se ndërprerja...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.