×
  • Lajme
  • Lajme

    Ia mori 800 euro për t’ia kryer testin e gjuhës gjermane, deklarohet fajtor i akuzuari

    FrontOnline
    13 Tetor 2020

    I akuzuari për mashtrim, Anton Markaj, është deklaruar fajtor në seancën e shqyrtimit gjyqësor të mbajtur të martën, në Gjykatën Themelore Pejë, dega në Istog.

    Markaj ka thënë se ndihet fajtor për rastin e ndodhur, duke shtuar se i vjen keq për atë që ka ndodhur.

    Ndërkaq, pas kësaj, palët kanë dhënë fjalën përfundimtare të tyre, ku prokurori Muharrem Bajraktari, i ka propozuar gjykatës që pranimi i fajësisë, pendimi i tij dhe mos bashkëngjitja e të dëmtuarit në ndjekjen penale të të pandehurit, këtij të fundit t’i merren si rrethana lehtësuese tek matja e dënimit.

    “Nga pranimi i fajësisë së bërë nga i akuzuari dhe po ashtu nga provat vërtetohet se i njëjti e ka kryer veprën penale e cila i bie në barrë. Kërkoj nga gjykata që të njëjtin ta shpall fajtor për veprën e cila i bie në barrë, ta dënoj sipas ligjit. Po ashtu i propozoj gjykatës që ndaj të njëjtit të shqiptoj një dënim me gjobë efektive në proporcion me veprën e kryer dhe rrethanat e kryerësit, si dhe një dënim me burgim me kusht si preventiv për të ardhmen”, ka thënë prokurori Bajraktari.

    I dëmtuari Ramiz Bajramaj, në fjalën përfundimtare ka thënë, se nuk kërkon që i pandehuri të ndiqet penalisht, duke shtuar se kërkon që t’i bëhet kompensimi i dëmit të pësuar si rezultat i veprimeve të pandehurit.

    Ndërkaq i pandehuri, Anton Markaj në fjalën e tij përfundimtare ka kërkuar nga gjykata që t’i shqiptoi një dënim sa më të lehtë.

    “Unë jam i gatshëm që ashtu siç vendos gjykata që t’i bëjë kompensimin e dëmit të dëmtuarit të pësuar si rezultat i veprimeve të mia. Po ashtu i premtoj gjykatës që në të ardhmen nuk do të merrem me këso veprash penale”, ka thënë Markaj.

    Pas kësaj, gjykatësi Arben Mustafaj, tha se shpallja e aktgjykimit do të bëhet më 15 tetor 2020 nga ora 10:00.

    Ndryshe sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Themelore në Pejë, më 16 shkurt 2020, Anton Markaj akuzohet për veprën penale “mashtrimi”, nga neni 323 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

    Prokuroria pretendon se i pandehuri më 22 prill 2019, në fshatin Gurrakoc të Komunës së Istogut, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete, përmes paraqitjes së fakteve të rreme, e ka mashtruar të dëmtuarin Ramiz Bajramaj, duke e nxitur atë që të kryej veprim në dëm të pasurisë së tij.

    Sipas aktakuzës, i pandehuri rrejshëm i ka thënë të dëmtuarit, se në qoftë se paguan shumën prej 800 euro, shoqes së djalit të tij Shemsije Bajramaj do t’ia kryej testin e gjuhës gjermane për vizë në ambasadën e shtetit të Gjermanisë.

    Në aktakuzë thuhet se, i dëmtuari të pandehurit fillimisht ia jep shumën prej 100 euro për kursin e gjuhës gjermane, 400 të tjera për garantimin e suksesit, e më pas edhe 400 të tjera pas përfundimit të testit, mirëpo siç thuhet aty, edhe përkundër kësaj, shoqja e djalit të dëmtuarit nuk e kalon testin, për çka edhe i pandehuri nuk u lajmërohet më atyre.

    Nga Rubrika
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Pikëkalimet kufitare kanë filluar të ngarkohen edhe më shumë për shkak të rritjes së fluksit të ardhjes së diasporës në vend. Pritjet...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shpërndarë sot në profilin e tij zyrtar një pjesë të fjalimit të tij të mbajtur në...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është nderuar me Çmimin “Grand Excellence 2024” nga Qendra Albanian Excellence, për angazhimin e saj të palëkundur...
    Të tjera
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Me rastin e fundvitit, Artan Nimani, kandidati për deputet  i AAK-se si dhe dhe Kryetar i Forumit Intelektual "Europa 2030", fton të...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Pritjet e mërgimtarëve për të hyrë në Kosovë në pikat kufitare të vendit vetëm se kanë filluar, e po vazhdojnë edhe sot...
    Bota/Rajoni21 Dhjetor 2024
    Ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu, ka publikuar planin e ri të veprimit për sigurinë në shkolla. Manastirliu tha se është vendosur të...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se e ka nënshkruar vendimin për hapjen e konkursit të ri për specializime. Në një...
    Vip21 Dhjetor 2024
    Drenusha dhe Xheneta kanë shfaqur panik për lojën e një prej banorëve brenda shtëpisë. Ishte Drenusha ajo që i tha për një...
    Bota/Rajoni21 Dhjetor 2024
    Ka shkuar në pesë numri i të vdekurve pas sulmit në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg të Gjermanisë. Kryetari i Saxony-Anhalt, Reiner...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.