×
  • Hulumtime
  • Hulumtime

    Biznesmeni i afërt me Sami Lushtakun merr hise në projektin mbi 200 milionë €

    FrontOnline
    16 Tetor 2020

    Shkruajnë: Lavdim Hamidi & Fatlum Berisha

    Hise milionëshe në projektin për ndërtimin e linjës hekurudhore nga Fushë-Kosova deri në kufi me Maqedoninë e Veriut ka marrë edhe kompania “R & Rukolli”, pronari i së cilës Rrustem Rukolli, ka lidhje të ngushta me ish-kreun e Skënderajt, Sami Lushtaku. Në këtë projekt janë shpërfaqur vonesa të shumta, për të cilat ka shprehur pakënaqësi edhe ministri i Infrastrukturës Arban Abrashi. Detajet mund t’i lexoni në hulumtimin e Front Online

    Në mes të vitit të ardhshëm (2021) do të duhej të përfundonin punimet në ndërtimin e linjës hekurudhore nga Fushë- Kosova deri në kufi me Maqedoninë Veriore, përderisa punëkryesit as për së afërmi nuk kanë arritur t’i realizojnë punimet sipas dinamikës së paraparë dhe marrëveshjes së nënshkruar.
    Buxheti i përgjithshëm, ku janë të paraparë grante dhe kredi, për “Hekurudhën 10” në pjesën e Kosovës, arrinë në 208 milionë euro, përderisa projekti është i ndarë në 3 faza.
    Tenderin për fazën e parë, përkatësisht implementimin e punimeve në projektin për “Rehabilitimin e pjesës jugore të Hekurudhës” nga Fushë-Kosova në kufi me Maqedoninë Veriore, e ka fituar kompania italiane G.C.F Generalle Costrucioni Ferroviarie S.p.A në bashkëpunim me partnerin lokal “R& Rukolli”.
    Ky i fundit udhëhiqet nga biznesmeni Rrustem Rukolli, i cili njihet për lidhjet e tij të ngushta me ish-kryetarin e Skënderajt, Sami Lushtakun, përkatësisht zyrtarin e lartë të Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), raporton portali “Front Online”. Rukolli më herët ka koordinuar edhe ekipin ligjor të mbrojtjes për Sami Lushtakun, derisa ky i fundit ndodhej në burg në Kosovë.

     82 milionë € për kompaninë italiane dhe “R& Rukolli”, Ministria e Infrastrukturës ka pakënaqësi për vonesat në projekt
    Punimet për realizimin e fazës së parë të linjës hekurudhore nga Fushë-Kosova për në kufi me Maqedoninë Veriore kanë nisur në korrik të vitit 2019, përderisa kostoja e këtij projekti e paraparë për kompaninë italiane dhe partnerin lokal ““R& Rukolli” kap shumën prej 82 milionë euro.
    Pakënaqësi për vonesat në realizimin e këtyre punimeve i ka shprehur për “Front Online” edhe zyrtarë të Ministrisë së Infrastrukturës në Qeverinë e Kosovës.
    “Punimet nuk janë kryer sipas dinamikës së paraparë dhe marrëveshjes së nënshkruar. Ministri Abrashi ka kërkuar nisjen e punimeve, sepse konsiderojmë se asnjë vonesë nuk ka justifikim”, thuhet në përgjigjet e zyrës për medie të Ministrisë së Infrastrukturës për “Front Online”, duke rekomanduar që për detaje në zhvillimin e punimeve në këtë linjë hekurudhore t’i drejtohemi ndërmarrjes publike “Infrakos”.
    Por, nga kompania “Infrakos”, e cila udhëhiqet nga ushtruesi i detyrës Xhevat Ramosaj, nuk kanë dashur të japin detaje për portalin “Front Online” rreth zhvillimit të punimeve në këtë segment të hekurudhës që financohet nga BE-ja , përkundër që redaksia e ka pritur për përgjigje për më shumë se dhjetë ditë.
    Front Online i ka dërguar pyetje në emailin zyrtar edhe kompanisë italiane G.C.F Generalle Costrucioni Ferroviarie S.p.A për ta pyetur rreth vonesave në realizimin e punimeve të fazës së parë të Hekurudhës, por këta nuk kanë kthyer kurrfarë përgjigje për dhjetë ditë.
    As partneri lokal i kompanisë italiane, “R& Rukolli”, nuk është përgjigjur për këto vonesa në projektin që financohet nga Bashkimi Evropian.

    Përndryshe, me rastin e nënshkrimit të kontratës për ndërtimin e linjës 10 hekurudhore para dy viteve, ish-ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ishte zotuar se në pranverën e vitit 2021 hekurudhat do të jenë të përfunduara  deri në Merdare e në Leshak, ndonëse vonesa të theksuara ka në fazën e parë të projektit Fushë-Kosovë-Hani i Elezit, përderisa punimet deri në Leshak pritet të përfundojnë në fund të vitit 2024.

    208 milionë € grante dhe hua nga BE-ja, detajet e projektit
    Nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë kanë thënë për portalin “Front Online” se nuk menaxhojnë me projektin hekurudhor Hani i Elezit-Leshak, pasiqë, sipas tyre, fondet u janë besuar institucioneve të BE-së, përkatësisht Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim(BERZH) dhe Bankës Evropiane të Investimeve(BEI).
    Nga zyra për medie e BE-së në Kosovë kanë bërë të ditur se grantet e përgjithshme dhe huatë për linjën 10 të Hekurudhës arrijnë shumën e përgjithshme prej 208 milionë euro, ku ndarja financiare e projektit është si në vijim:
    82 milionë euro për fazën e parë të projektit Fushë-Kosovë- Maqedoni e Veriut. Punimet kanë filluar në korrik të vitit 2019 dhe pritet të përfundojnë në mes të vitit 2021.
    48 milionë euro për fazën e dytë(Fushë-Kosovë-Mitrovicë). Punimet duhet të përfundojnë deri në fund të vitit 2022.
    52 milionë euro për sinjalizim dhe telekomunikacion për fazat 1 dhe 2
    -26 milionë euro për fazën 3: Mitrovicë-Leshak. Dosja e tenderit është në përgatitje e sipër, përderisa punimet pritet të përfundojnë në fund të vitit 2024.
    Nga zyra e BE-së në Kosovë konfirmojnë për “Front Online” se kompania italiane GCF Generale Costruzioni Ferroviarie SpA, të cilën e ka përzgjedhur BERZH-i dhe partneri i saj lokal “R & Rukolli” janë përgjegjëse për zbatimin e punimeve të projektit për rehabilitimin e pjesës jugore të “Hekurudhës 10” nga Fushë Kosova deri te Hani i Elezit.

    Demhasaj:Në projekte milionëshe në Kosovë vazhdimisht favorizohen bizneset e lidhura me politikën

    Përfaqësues të shoqërisë civile në vend thonë se politika vazhdimisht ka ndikuar që biznese të caktuara të përfitojnë projekte milionëshe, edhe në rastet kur ato financohen nga institucionet ndërkombëtare.
    Arton Demhasaj nga Organizata “Çohu” ka deklaruar për portalin “Front Online” se arsyeja e vonesave në shumë projekt është pikërisht favorizimi i bizneseve të caktuara që kanë lidhje me politikën.
    “E kemi pasur rastin me ndërtimin e autostradave të shtrenjta nga Bechteli. Arsyeja se çmimi i ndërtimit ka qenë i lartë është pikërisht se e kanë obliguar që bizneseve të caktuara t’u japin punë”, ka pohuar Demhasaj.
    Sipas tij, kompania lokale “R& Rukolli” s’ka kurrfarë përvoje në projektet e infrastrukturës hekurudhore, prandaj, siç thotë ai, ndodhin vonesa në projekt.
    “Në organizatën Çohu e kemi të dokumentuar se kompania Rukolli disa herë ka dhënë donacione për PDK-në”, shprehet Demhasaj.

    Grantet dhe huatë
    Në Ministrinë e Infrastrukturës thonë se me buxhetin qindra milionësh të parashikuar për projektin e rehabilitimit të linjës hekurudhore 10, përfshihen të gjitha projektet tjera mbështetëse, mbikëqyrëse, projektet e dizajnit, projektet e sinjalizimit dhe telekomunikacionit.
    Nga kjo Ministri, e cila udhëhiqet nga Arban Abrashi, kanë dhënë detaje për mjetet që janë dhënë nga BE-ja, një pjesë e tyre kredi dhe pjesa tjetër si grant.
    Për fazën e parë të Hekurudhës(Fushë-Kosovë-Hani i Elezit) me gjatë prej 64 kilometrash burimi i financimit, sipas Ministrisë, është si në vijim:

    o Kredi nga BERZH: 19,008,000.00 EURO

    o Kredi nga  BEI :      22,492,000.00 EURO

    o Grant BE / WBIF:   38,500,000.00 EURO            

    Për rehabilitimi gjeneral të fazës së dytë të Linjës së 10 Hekurudhore (Fushë Kosovë – Mitrovicë), me gjatësi 34.4 km, nga Ministria e Infrastrukturës thonë se janë ne fazën e vlerësimit të ofertës financiare, ngase, siç thonë ata, faza e para-kualifikimit ka përfunduar më parë.
    Buxheti i paraparë për këtë fazë është paraparë 40 milionë euro, përderisa mënyra e financimit është si në vijim:

     o Kredi nga BERZH:    8,514,000.00 EURO

    o  Kredi nga  BEI:       14,286,000.00 EURO

    o  Grant BE / WBIF:   17,200,000.00 EURO
    Rehabilitimi gjeneral i fazës së tretë të Linjës së 10 Hekurudhore (Mitrovicë – Leshak).
    Për projektin e rehabilitimit të linjës hekurudhore 10, faza e tretë (Mitrovicë – Leshak) me gjatësi 42km.
    Buxheti i paraparë për këtë fazë është paraparë 50,779,000.00 €, përderisa financimi është si në vijim.

    Dyfishohet shpejtësia e trenave dhe ngarkesave, integrohet rrjeti hekurudhor me BE-në
    Nga Zyra e BE-së në Kosovë thonë se me realizimin e këtij projekti hekurudhor Kosova dhe rajoni do të kenë përfitime të shumta ekonomike, pasi që, sipas tyre, projekti do të modernizojë 149 kilometra hekurudha të Kosovë, ndërsa shpejtësia e udhëtimit të trenave do të rritet nga 60km/h sa është aktualisht në 120 km/h.
    “Hekurudhat e reja do të mundësojnë transport të sigurt dhe efikas hekurudhor për 50 për qind të popullatës së Kosovës, ku kapaciteti hekurudhor dhe i ngarkesave do të rritet në 1.2 milion pasagjerë dhe 1.2 milion tonë ngarkesa, qindra të punësuar do t’I kemi në projekt gjatë realizimit të fazës së ndërtimit, funksionimit dhe mirëmbajtjes së hekurudhave të reja, rrjedhat e përmirësuara të tregtisë me rajonin do të ndikojnë pozitivisht në ekonominë e Kosovës”, thuhet mes tjerash në përgjigjet e BE-së.
    Poashtu, sipas këtyre të fundit, rrjeti hekurudhor i Kosovës do të integrohet, duke e lidhur Ballkanin Perëndimor me Austrinë, Greqinë dhe Bullgarinë.

    /Front Online/

     

     

    Nga Rubrika
    Hulumtime20 Dhjetor 2024
    Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk kanë realizuar matjet zyrtare para duelit të së shtunës (21 dhjetor). Ukrainasi është kampion i padiskutueshëm në...
    Hulumtime20 Dhjetor 2024
    Dy herë kampioni i botës në peshat e rënda, Anthony Joshua, ka komentuar meçin mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk. Kjo super...
    Hulumtime20 Dhjetor 2024
    Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes mes Llapit dhe Dukagjinit, e vlefshme për xhiron e fundit të stinorit vjeshtor në Superligën...
    Të tjera
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Të premten në Prishtinë u nënshkrua Marrëveshja e Bashkëpunimit për Sigurinë Ushqimore, Veterinari dhe Fitosanitare mes Kosovës dhe Shqipërisë. Ministrja e Bujqësisë...
    Kronika21 Dhjetor 2024
    Policia ka bërë të ditur se të premten në Prishtinë ka kontrolluar dy lokacione për veprat penale falsifikim i dokumenteve dhe armëmbajtje...
    Vip21 Dhjetor 2024
    Banori i shtëpisë më të madhe në vend, Gjesti i ka propozuar një plan të ri Sarës. Ai i tha që të...
    Vip21 Dhjetor 2024
    Konkurrenti i Big Brother VIP Kosova 3, Fitimi ka shprehur pëlqimin e tij për Sarën. Kjo erdhi pas këtë pyetje ia bëri...
    Vip21 Dhjetor 2024
    Banorët e Big Brother VIP Kosova 3, Leo dhe Xuxi kanë diskutuar për marrëdhënien e Drilonit me Sarën. Sipas Leos, Sara po...
    Vip21 Dhjetor 2024
    Konkurrentët e shtëpisë më të madhe në vend, kanë diskutuar gjatë darkës pas Prime për raportin Drilon-Sara. Ishte Fitimi ai që tha...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.