×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Po rritet numri i viktimave në Nagorni-Karabaku

    FrontOnline
    13 Tetor 2020

    Armenia dhe Azerbajxhani vazhduan të akuzojnë njëri-tjetrin për shkeljen e një armëpushimi humanitar të rënë dakord tre ditë më parë për t’i dhënë fund luftimeve në Nagorni-Karabaku dhe grupet ndërkombëtare po paralajmërojnë një krizë humanitare në rajon.

    Një kameraman i reuters dëshmoi bombardimet e qytetit Martuni në Nagorni-Karabaku, një enklavë malore e njohur ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit, e cila, megjithatë, drejtohet dhe banohet nga armenët.

    Shkelja e armëpushimit të bërë përmes Rusisë, me synimin për të lejuar palët në konflikt të shkëmbejnë të burgosurit dhe trupat e të vdekurve, zvogëlon mundësitë për paqe pas shpërthimit të konflikteve vdekjeprurëse më 27 shtator.

    Ndërkohë, numri i të vdekurve vazhdon të rritet. Zyrtarët etnikë armenë në Nagorni-Karabaku thanë se 542 ushtarë ishin vrarë, 17 më shumë se e hëna. Azerbajxhani ka njoftuar se 42 civilë azerbajxhanas janë vrarë dhe 206 janë plagosur që nga 27 shtatori.

    Luftimet kanë qenë më të ashprat që nga lufta 1991-1994 në Nagorni-Karabaku, e cila la të vdekur rreth 30 mijë njerëz. Jashtë vendit, konflikti po monitorohet nga afër sepse është afër tubacioneve të gazit dhe naftës të Azerbajxhanit për në Evropë dhe ekziston rreziku që të përfshihen si Rusia, ashtu edhe Turqia.

    Rusia ka një pakt mbrojtje me Armeninë, ndërsa Turqia është aleate e Azerbajxhanit. Turqia nuk është e përfshirë në ndërmjetësimin, i cili drejtohej nga Franca, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara. Ankara ka thënë se mbështet sulmin e Azerbajxhanit për të “rimarrë territoret e saj të okupuara”. 

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni27 Korrik 2025
    Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) dhe Jordania kanë filluar një raund të ri të dërgimit të ndihmave të reja nga ajri mbi...
    Bota/Rajoni27 Korrik 2025
    Një situatë e paprecedentë ndodhi në Vlorë një natë më parë, ku një oficer policie dhunoi një kamarier. Sipas njoftimit zyrtar, pas...
    Bota/Rajoni27 Korrik 2025
    A do të arrihet një marrëveshje në mosmarrëveshjen tregtare BE-SHBA? Presidentja e KE von der Leyen takohet sot me Presidentin e SHBA...
    Të tjera
    Lajme27 Korrik 2025
    Një zjarr me përmasa të mëdha ka shpërthyer pasditen e së shtunës në fshatin Prekaz i Epërm të Skenderajt, ku për pasojë...
    Lajme27 Korrik 2025
    Një person është arrestuar në Pejë pasi i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht djalin e tij. Policia e Kosovës njofton...
    Lajme27 Korrik 2025
    Një burrë ka raportuar se iu kanë djegur pjesë të veturave në vlerë prej 50 mijë euro. “ZJARRVËNIE- Rr. Gani Daci, Pejë...
    Lajme27 Korrik 2025
    Kreu i Shoqatës së Pensionistëve, Sherif Kastrati ka deklaruar për “Front Online” se para se të vinte në pushtet Qeveria e udhëhequr...
    Lajme27 Korrik 2025
    Agjencia e Menaxhimit Emergjent ka bërë të ditur se, gjatë 12 orëve të fundit, numri i zjarreve ka rënë ndjeshëm pas pasdites...
    Lajme27 Korrik 2025
    Një stallë lopësh është përfshirë nga zjarri. Si pasojë kanë ngordhur tetë lopë. “INCIDENT ZJARRI- Lubizhdë, Prizren / 26.07.2025 – 12:30. Raportohet...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.